Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Duke lexuar: Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • Rreth nesh
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë
Kultureopinion

Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë

Published 16 Shkurt, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Edi Rama

Në pozitën time ndodh shpesh që të japin merita që nuk i ke ashtu sikurse na ndodh që të të marrin meritat që ke, por në këtë rast është e para.

Kjo ekspozitë nuk do ishte e mundur pa dy revolucionarë pa moshë si Leart Kola dhe Andi Kananaj të cilët ishin të parët që më propozuan idenë e kësaj ngjarjeje kaq të veçantë. Dua t’i falenderoj ata për meritat që mora pa i pasur.

- Publicitet -

Së dyti patjetër që iu bashkova me shumë kënaqësi, më vjen mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, një prej 4 komandantëve të UÇK-së që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për t’u treguar sot, por edhe i një fati të shenjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata, një barrë që e morën përsipër kur ishin të rinj dhe janë të detyruar ta mbajnë deri në fund pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje ose pamundësi për të zgjedhur ndryshe.

Është nder i veçantë që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftëtaren dhe bashkëvuajtësen e Rexhep Selimit, kemi të bëjmë me një çift bashkëluftëtarësh.

Për të thënë dy fjalë për këtë ekspozitë e cila nuk është e një artisti, por e një njeriu që në izolimin e imponuar, ka gjetur rrugën e krijimit që në këndvështrimin tim është një rrugë lutjeje.

Unë gjithmonë kam menduar qysh se kam hyrë në këtë arenë se politika është luftë dhe arti është lutje dhe kush ka fatin t’i bëjë të dyja ka gjithmonë një hapësirë të vetën intime për të reflektuar apo për të lëpirë plagët siç do të thuhej për luanët.

Të tilla janë të gjitha këto vepra që do t’i quaja lutje me ngjyra. Lutje jo për mëshirë, jo për drejtësi por për njerëzillëk edhe për mundësinë e një udhëtimi brenda vetes që e kemi të vështirë në të përditshëm në të cilën vetja jonë është e detyruar të përshtatet dhe të përballet me pengesa të cilat të bëjnë të harrosh dhe veten.

Eksplorimi i kësaj zone në kushtet e një izolimi dramatik, siç është ai në Hagë, ka prodhuar këto piktura vërtet prekëse dhe është privilegj i madh që Rexhep Selimi i ndau këto me ne.

Në ditët kur këto punë të jenë të varura në mure, krijuesit do përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjesh, takimesh, reflektimesh për atë që është historia e Kosovës, e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e UÇK-së. Ne bëhemi mikëpritësit e kësaj historie eventesh.

Dua t’i shpreh solidaritetin tim të gjithë familjarëve dhe bashkëluftëtarëve që nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër perveçse kanë guxuar përtej të gjitha parashikimeve dhe kundër çdo opinioni, për të çliruar vendin e tyre. Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë.

Nga ana jonë përveç shtrirjes së dorës së vëllazërisë kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për ta bërë më të lehtë barrën e tyre në një përpjekje që është totalisht e pabarabartë.

Rastësisht sot mora vesh diçka që nuk e dija, që Shqipja nuk ka pasaportë shqiptare, ne mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh dhe do jem shumë i lumtur nëse do më jepet mundësia që shumë shpejt tua dorëzoj pasaportën, jo vetëm ju, por edhe fëmijëve që të jeni qytetarë të Shqipërisë edhe me dokumente, jo veç me zemër.

—–

Nga fjala në hapjen e ekspozitës së Rexhep Selimit në sallën KOD të Kryeministrisë. Foto kryesore: Rama me familjarët e Selimit

K R 16 Shkurt, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Erdogan kthen përmbys qeverinë, heq tre nga besnikët e tij!
  • Sylvinho bëhet gati për dy ndeshjet e qershorit, lista pritet me surpriza
  • PSG në dilemë, Murinjo apo Luis Enrikue?
  • Babai i 24-vjeçarik fajëson mjekun dhe thotë se i biri ishte i sëmurë
  • Habit tenisti brazilian: Gjyshi im ishte nazist dhe mësuesi i Hitlerit!

Komentet e Fundit

  1. Aldrinp në E pyesin se çfarë kërkon tani SHBA-ja nga Kurti, përgjigja e Escobar para vizitës në Beograd dhe Prishtinë
  2. Arben në Kush përfiton nga dhuna në veri të Kosovës dhe si mund të binden Prishtina dhe Beogradi të rinisin negociatat
  3. tung në VIDEO: “Do ta bënit ju…” Gazetarët serbë përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë, përgjigjia e Kurtit në serbisht bëhet virale
  4. Bardhyli në VIDEO: “Do ta bënit ju…” Gazetarët serbë përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë, përgjigjia e Kurtit në serbisht bëhet virale
  5. Pa vlere në Korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë, pas zyrtares së lartë, pranga dy drejtuesve të firmës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?