Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO+EMRI: Ekstradohet nga SHBA i dënuari me 25 vite burg, plagosi para 5 vitesh prindërit e ish-gruas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO+EMRI: Ekstradohet nga SHBA i dënuari me 25 vite burg, plagosi para 5 vitesh prindërit e ish-gruas
KronikeKryesore

FOTO+EMRI: Ekstradohet nga SHBA i dënuari me 25 vite burg, plagosi para 5 vitesh prindërit e ish-gruas

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Një shtetas i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia shqiptare është ekstraduar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Washington, në koordinim me ambasadën e SHBA  në Tiranë u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i 40-vjeçarit shqiptar Lulëzim Sinaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

- Publicitet -

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kush është Lulëzim Sinaj?

Më 13 mars 2017, Lulzim Sinaj pas divorcit me gruan e tij, plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj.

Gruaja mori 2 plumba, ndërsa burri 3 plumba në trup.

Sinaj kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej disa kohësh (5 vite) në Amerikë.

Por në vitin 2016 çifti ishte kthyer në Shqipëri.

Pas kthimit, mes tyre nisën edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc.

Sipas burimeve të Policisë, asokohe dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës.

Natën e plagosjes, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur trokiti në derën e ish-vjehrrit të tij.

Mes tyre pati fillimisht një debat dhe më pas Sinaj nxori armën duke qëlluar fillimisht ish-vjehrrin e më pas edhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Plumbave i shpëtoi ish-bashkëshortja, e cila dha alarmin duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.

Sinaj u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:44 pm

    Nuk te len Amerika te bredhesh i lire sic bredhin kriminelet ne rruget e Tiranes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?