Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrë nga shoku i tij, shkruan The Guardian.
Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit, kur miku e tij e qëlloi për vdekje. Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit. Ai tani ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.
Familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.
“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” deklaruan ata.
Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e Presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik 2020.
Presidenti Abinader shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Jorge Mera dhe tha se ndjente keqardhje të thellë për vdekjen e mikut të tij të mirë.
j.l./ dita