Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elbasani feston ditën e ngritjes flamurit, Gjiknuri: Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, sheh drejt BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Elbasani feston ditën e ngritjes flamurit, Gjiknuri: Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, sheh drejt BE-së
Politike

Elbasani feston ditën e ngritjes flamurit, Gjiknuri: Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, sheh drejt BE-së

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

25 nëntori, hapi siparin e festimeve të 110 vjetoritn të shpalljes së Pavarësisë, me ngritjen e flamurit në Elbasan. Bashkia e Elbasanit organizoi disa aktivitete me këtë rast, mes tyre edhe ngritjen e simbolike flamurit në qendër të qytetit.

I pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Kryebashkiaku Gledian Llatja, deputetë, përfaqësues vendor dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Gjiknuri theksoi se falë veprës së atyre patriotëve, Shqipëria arriti që të jetë shtet i pavarur. “ Në ato kohë të vështira, kur fati i Shqipërisë nuk dihej si do të shkonte në rrënimin e Perandorisë Osmane, ishin këta burra të mençur të Elbasanit, të cilët bënë hapin e parë formal për të shpallur Shqipërinë të pavarur. Vërtet flamuri u ngrit në Vlorë, ai është eventi që njeh gjithë Shqipëria, por patriotët e Elbasanit ishin të parët, që ndërmorën këtë hap dhe jo pa qëllim. Elbasani si qendra e Shqipërisë, tamam “kërthiza” e Shqipërisë, dhe për rolin që ka luajtur në histori si nga pikëpamja e dijes, po ashtu edhe nga trimëria, bëri këtë akt heroik që e vlerësojmë edhe sot dhe që është kontribut i të parëve tanë”, tha ai.

- Publicitet -

Numri dy i socialistëve u shpreh se Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, dhe një vend që sheh drejt BE-së. “Njëkohësisht edhe në kontekstin ku jetojmë, Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë. Shqipëria po sheh drejt Bashkimit Europian, por gjithçka është ndërtuar mbi punën dhe sakrificën e brezave që kanë kaluar. Të ndjeheni krenarë, dhe të bëjmë krenar të gjithë Shqipërinë me këtë ceremoni simbolike këtu në Elbasan”, nënvizoi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se sakrifica e të parëve bën ccdo qytetar të Elbasanit krenar. “Në fund të fundit çdo elbasanlli duhet të jetë vërtet i respektuar dhe të ndjehet mirë për atë çfarë kanë bërë të parët. Unë e them kudo, Elbasani ka dy karakteristika që shumë pak krahina mund ti kenë në Shqipëri: ka edhe mendjen, ka edhe zemrën. Pra, kanë qenë të penës dhe të librit, por kanë qenë edhe të trimërisë dhe në histori e kanë treguar këtë. Rrallë herë kombinohen tek një krahinë këto dy karakteristika. Pikërisht, jemi sot këtu, për t’u ndjerë krenarë dhe për të respektuar sakrificën e tyre”, deklaroi Gjiknuri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 3:01 am

    Po nje banket ose koktejl te kishit shtruar ne nder te atyre pjesmarresve qe lane punet e tyre per te qene me ju perkrah jush.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona
  • Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. K R on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Vete iliri jam on A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  4. Mësuesi on Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  5. nastradini on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?