Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë…” Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë…” Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Histori

“Elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë…” Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

Nga Nafi Çegrani

Ish-zyrtar i UDB

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me urdhër të Josif Broz Titos, u formua e ashtuquajtura OZN-a (Organ Zastite Naroda) me 13 maj 1944, dhe një vit më pas, VOS (Vojna Obavestajna Sluzba ‘JNA’) Shërbimi Informativ Ushtarak i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë.

- Publicitet -

Nga fundi i vitit 1946, këto shërbime u reformuan dhe u shkrinë duke e formuar UDB-në dhe KOS-in, (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe (Kontra obavestajna Sluzba) Shërbimi i Kundërzbulimit Jugosllav, varësia e të cilit ishte nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të cilët drejtoheshin nga Aleksandër Rankoviç, me pseudonimin “Leka” dhe Sllobodan Peneziç, me nofkën “Kercun”.

Njëkohësisht dhe me shpejtësi rrufe në të gjitha republikat dhe Krahinën Autonome të Kosovës, u formuan drejtoritë përkatëse të UDB-së dhe KOS-it, në këto nivele. OZN-an dhe UDB-në, për shumë vite në Kosovë i udhëhoqi si krye-shef Spasoje Gjakoviç dhe krye-shefa degësh të këtij shërbimi famëkeq për Kosovën, ishin edhe Çedo Mijoviç, Ali Shukriu, Lubo Shotra, Alush Gashi, Nazmi Kursani, Çedo Topalloviç, etj..

UDB-në në Maqedoni e drejtonin Ilisie Popovski “Marko”, Çvetko Uzunovski, me nofkën “Abaz”, Arizan Mesterovski-Marçe etj. Degët e UDB-së në Kosovë dhe Maqedoni, i udhëhoqën edhe shumë shqiptarë, të cilët u angazhuan sidomos në përndjekjen dhe likuidimin e grupeve te armatosura shqiptare, veprimtarë të rezistencës, një pjesë e të cilëve fshiheshin në male, për të shpëtuar gjallë nga likuidimet e UDB-së, u arratisën dhe emigruan në grupe matanë kufirit, në Greqi dhe Itali, ndërsa të tjerë u vendosën edhe në Amerikë apo, në shtete të Europës Perëndimore, si Franca, Belgjika, Gjermania etj.

Në këto faqe libri dua të hedh dritë mbi vëzhgimet që UDB-ja i bënte emigracionit politik, më pas edhe atij ekonomik shqiptar, në disa vende të Europës Perëndimore, përtej oqeanit, të cilët ishin angazhuar seriozisht me mish e me shpirt, për çështjen kombëtare.

Këtu do të ndalem të shkruaj për udhëheqësit e disa organizatave dhe partive shqiptare nga radhët e emigracionit, e të gjitha këto i kam nxjerrë nga dosjet voluminoze të shërbimit sekret të UDB-së jugosllave, duke shfrytëzuar këtu edhe shumë materiale operative, që janë origjinale, e që i kam marrë, ose më mirë të them se i kam vjedhur, gjate viteve 1969-1974, duke i nxjerrë nga arkivi sekret, kur kam punuar si operativ në sektorët e shërbimit të SDB-së për Maqedoninë, në Shkup…!

Dosjet e fshehta të UDB-së për emigracionin shqiptar përtej oqeanit, në SHBA-ës, janë një kontingjent i tërë dhe arkiv me vlerë të veçantë, që ruhet në kasaforta çeliku të blinduara dhe me siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat), ka një rëndësi të madhe për historiografinë shqiptare, aty kushdo mund të shkruaj libra të tërë dhe studime mahnitëse, nga sfera e historisë dhe sociologjisë…!

Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb në të gjitha trojet etnike kanë një histori shumë të bujshme, por edhe mjaft tragjike në të gjithë hapësirën e Gadishullit të Ballkanit, ndaj edhe nga pikëpamjet shoqërore, ekonomike e politike dhe rrethana të tjera, shqiptarët janë trajtuar si popull i prapambetur dhe i sunduar, i përçarë dhe i shkelur nga shumë regjime ndër shekuj, nga sulltanë e carë, nga mbretëri e armiq të huaj…!

Të gjitha këto fakte e kanë detyruar shqiptarin të merrte rrugët e emigracionit nëpër botë. Populli im i syrgjynosur, ndër shekuj është shpërngulur, i detyruar të braktisë vendlindjen vetëm për të mbetur gjallë. Këtë fakt e njeh historia, por nëse kësaj i shtojmë edhe faktin tjetër se i huaji gjithnjë e ka vënë në lojë fatin e shqiptarëve, duke stimuluar grindje të ndërsjella, përplasje të çuditshme, që ishin e janë strategji e tij për interesat e veta, ndërsa shqiptari vazhdon të vijë vërdallë tragjikes së tij, të cilën e njeh gjithë bota…!

Por le t’i kthehemi temës së përndjekjeve të krerëve të emigracionit shqiptar nga UDB-ja. Pranverën e vitit 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Në të gjithë Ballkanin nisën të ndodhin gjëra të çuditshme. Mbreti Zog, me Shtabin dhe bajraktarët e grupit të tij, u vendos në Kajro. Erdhi edhe pushtimi nga Gjermania naziste dhe shqiptarët u vendosën në male.

U formuan edhe grupe të armatosura guerilësh shqiptarë, formacione luftarake të armatosura, të ndarë në dy pjesë: ato partizane me ide komuniste të udhëhequra dhe nën influencën e Kominternit dhe Mugoshëve e Popoviçëve, kurse nga ana tjetër, dëgjohej oshtima e armëve të grupeve nacionaliste shqiptare, siç ishin ato të “Ballit Kombëtar” etj.

Edhe këtu, në kohë dhe hapësirë, grindjet, hakmarrjet dhe përçarjet mes shqiptarëve bënin të vetën dhe lanë gjurmë të pashlyera gjaku e tragjike, të cilën e shfrytëzonte me dinakëri armiku i huaj. Kur në Ballkan triumfuan partizanët komunistë, (ideja bolshevike e ardhur nga Karpatet) duke i flijuar në masë të madhe shqiptarët, duke e radhitur Shqipërinë mes vendeve me sistem monist, në krye të të cilit qëndronte Enver Hoxha, formacione të tëra shqiptarësh të krahut tjetër, në përpjekje për jetë a vdekje, duke u fshehur maleve, që të shpëtonin nga likuidimet e regjimit komunist, më pas u arratisën së bashku me trupat italiane e gjermane, ndërsa një numër i madh ikën drejt Greqisë dhe një pjesë nëpërmjet detit në Itali, duke u vendosur nëpër kampe të ndryshme refugjatësh, ndihmuar fillimisht nga UNRRA, IRO dhe VICC, etj.

Këto dyndje dhe emigrime shqiptarësh nga vatrat e tyre kanë vazhduar jo vetëm pas luftës por, edhe me dekada më vonë. Shqiptari nacionalist largohej përtej oqeanit, në Amerikë, Australi dhe Alaskën e largët. Shërbimet e fshehta të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, në veçanti ato të Jugosllavisë, treguan interes të madh për emigracionin shqiptar në përgjithësi dhe ndaj këto shërbime formuan edhe sektor të posaçëm edhe në kanale diplomatike që do të ndiqnin hap pas hapi veprimtarinë dhe aktivitetet e zhvillua nga krerët, individët apo edhe nga organizatat emigrante shqiptare, të cilat tanimë ishin formuar sidomos në Itali e Gjermani, Turqi dhe Amerikë etj.

Duke përmendur këtu edhe disa emra dominantë, siç ishin: Ali Këlcyra, Hysni Lepenica, Ernest Koliqi, Sabaudin Haznedari, Mentor Çoku, Imer Koçi, Dr. Anton Sadedini, Luan Gashi, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Sami Repishti, Namik Resuli, Arshi Pipa, Ismail Verlaci, Xhafer Deva, Hysen Terpeza, Zef Pali, Fuad Myftiu, Athanas Gegaj, Vasil Andoni, Hasan Dosti, Qazim Prodani, Ibrahim Biçaku, Qenan Zhupani i Çegranit, Sutki Koloveri, Kalosh Hamdi Reçani, Xhelë Kalisha, Muharrem Bajraktari, Beqir Maloku, Xhemal Bushati, Hafiz Jusuf Azemi, Alinafi Hoxha, Vasil Germenji, Nexhat Peshkpia, Rexhep Krasniqi, Tahir Kolgjini, Eqerem Bardha, Hysen Selmoni, Gajur Dëralla, Rexhep Mitrovica, Murat Cerova, Adem Dushi, Mato Murati, Xhelal Mitrovica, Sait Kryeziu, Tajar Zavalani, Tomor Zavalani, Adem Gllavica, Ajet Rushiti, Gjon Marka Gjoni, Vasil Alarupi, Ago Agaj, Kolë Bib Mirakaj, Alush Leshanaku, Qemal Voskopoja, Hyqmet Delvina, Halil Maçi, Asllan Zeneli, Dr. Selim Damani, Tahir Zajmi, Ahmet Brahimi, Ibrahim Kulla, Ramadan Cena, Besim Sina, etj., etj.

Të gjithë këta personalitete kanë dosje të veçanta në UDB-në jugosllave, të sajuara që në vitet e qëndrimit të tyre në kampet e Greqisë dhe Italisë, si dhe qëndrimit të tyre në emigracion në SHBA-ës. -Organizatën pan shqiptare “Vatra” me seli në Boston dhe me gazetën e saj “Dielli”, e formoi dhe udhëhoqi gjatë Fan Noli dhe Athanas Gegaj e, të tjerë.

Qëllimi i saj ishte grumbullimi i shqiptarëve të cilët jetonin në SHBA-së. Gazeta “Dielli”, si organ i saj, me dekada ka trajtuar dhe akoma trajton çështjen dhe jetën e emigracionit shqiptar përtej oqeanit…. -”Balli Kombëtar” ishte organizatë nacionaliste emigrante shqiptare, të cilën e themeloi në vitin 1939, Mid’had Frashëri.

Me pas në radhët e saj u benë disa ndryshime dhe kthesa të reja, sidomos pas vdekjes së M. Frashërit në vitin 1950, kur nga radhët e të cilës dolën Partia Agrare dhe Partia e Katundarëve me në krye Hasan Dostin…! -”Lidhja e tretë e Prizrenit në emigrim” me seli në Nju Jork me në krye Xhafer Devën, më vonë kryetar i saj u emërua Ismet Berisha, nxjerr revistën me emër “Lidhja e Prizrenit”….!

– Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” me seli në Nju Jork dhe kryetar i saj ishte Abaz Kupi. Pas vdekjes së tij u bënë ndryshime rrënjësore. Degët e saj vepronin në disa shtete të Europës Perëndimore dhe në Kanada e Australi, ashtu siç ndodh edhe me degët e “Ballit Kombëtar” dhe Partisë Agrare, gazeta “Atdheu” është organ i Legalitetit…!

– Partia Agrare “Balli Kombëtar” me seli në Romë, si organ të saj botonte revistën “Flamuri”, ndërsa Partia Katundare si organ të vetin, botonte në Detroit revistën “Heroizma shqiptare”…! -”Lidhja kosovare” me seli në Aurora të Çikagos, themeluar dhe drejtuar nga Hafiz Jusuf Azemi, Prof. Vasil Andoni dhe Prof. Luan Gashi, të cilët edhe botojnë gazetën “Përpjekja kosovare”…!

– ”Organizata Bashkimi Demokratik Shqiptar” me kryetar Këshilli Isa Elez Ndreu, si organ të vetin botonte gazetën “Koha Jonë” në Paris. Kryeredaktor i saj, ishte Lec Shllaku. Këtu dua të ndalem dhe të vë theksin se, nga viti 1966 e, deri në vitin 1969, kur në Amerikë dhe ca vende evropiane, sidomos në Romë, të Italisë, Paris të Francës, Brukse1 të Belgjikës etj., u bë një riorganizim i përgjithshëm i organizatave emigrante shqiptare. Pas shumë fërkimesh e debatesh, pas shumë antagonizmash e përplasjesh, u bë freskimi i radhëve të emigracionit mbarëshqiptar. U formua dhe u zgjodh një Komitet Qendror i ri i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit në Nju Jork, ku sekretar i Përgjithshëm, u zgjodh Dr. Fuad Myftia, e kryetar Këshilli, Hysen Prishtina.

Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me seli në Nju Jork edhe më tej vazhdonte të ishte Dr. Rexhep Krasniqi, i cili lindi në Gjakovë, kurse studimet universitare i kreu në Austri, ai në Nju Jork nxori për shumë vite gazetën “Shqiptari i lirë”, të cilën disa numra me radhe i kam lexuar personalisht. Agim Karagjozi, u bë sekretar i degës “Vatra” në Nju Jork.

Pas ca kongreseve që u mbajtën, si ai i “Lidhjes Kosovare” në Çikago më 1969, si dhe të tilla në Detroit dhe Boston, urgjentisht u pa e nevojshme dhe u krijua një Komitet i Përbashkët për “Partinë Katundare”, “Heroizma shqiptare” dhe “Bashkimi Shqiptar”, kryetar i këtij komiteti u zgjodh oratori Ndue Gjomarkaj.

Ndërsa Abaz Ermenji edhe me tej mbetet kryetar i Komitetit “Shqipëria etnike e lirë” me seli në Paris. Qazim Prodani udhëhiqte në Stamboll Organizatën “Besa” dhe boton gazetën me të njëjtin emër. Alinafi Hoxha udhëhiqte në Marsejë të Francës Organizatën “Lidhja e Vardarit”.

Profesor Ernest Koliqi në Romë të Italisë nxori revistën e quajtur “Shejzat” redaktor i së cilës për një farë kohe ishte edhe Martin Camaj. Kjo revistë bëri bujë të madhe në tërë emigracionin shqiptar. – ”Besëlidhja Kombëtare Shqiptare”, vepronte në Suedi dhe organi i saj ishte “Besa shqiptare”. -Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në Paris të Francës, si organ të vetin botonte revistën “Qëndresa shqiptare”. -Organizata shqiptare “Balli Kombëtar” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersi, botonte revistën “Mbrojtja Kombëtare”.

Antonio Bellushi, i njohur në Palermo të Italisë, boton revistën “Vatra jonë” dhe më pas “Lidhja”, të cilat ishin të mirëpritura jo vetëm ndër arbëreshët, por edhe në mbarë emigracionin shqiptar në Evropë dhe në Amerikë. – ”Zëri i Rinisë në Mërgim”, ishte organ i Organizatës “Rinia Shqiptare” në Melburn të Australisë. – Lidhja e myslimanëve shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, u drejtua gjatë nga Rexhep Kumbarçe, por në Kongresin V-të, kjo shoqatë pësoi ca ndryshime, pikërisht gjatë viteve 1972-‘74, kur u emërua si; “Qendra islame shqiptaro-amerikane” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, dhe kryetar i saj u zgjodh Abdullah Kaloshi.

Në kryesinë e nderit bënin pjese Imami Isa Hoxha, Remzi Baolli, etj. Në Amerikë ekzistonte edhe “Lidhja Katolike shqiptaro-amerikane” me seli në Nju Jork, me në krye Zef Oroshin. Këtu botohej edhe revista “Lajmëtari i të mërguemit”, si organ i “Bllokut Indipendent”. Redaktor i revistës “Përpjekja jonë” në Nju Jork ishte Azem Gjidia.

Është fakt se shqiptarët në përpjesëtime të mëdha, kanë qenë bashkëpunëtorë të “denjë” në shërbimet kundër-zbuluese dhe zbuluese të sistemit komunist jugosllav, të shërbimit sekret të KOS-it dhe UDB-së.

Sipas një studimi analitik që kam bërë gjatë viteve kur kam punuar si operativ në sektorët e SDB-së Republikane të Jugosllavisë në Shkup, në sajë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të ndryshëm nga radhët e shqiptarëve dhe sipas kodeve të fshehura dhe kategorive të dosjeve, apo evidencave të kartotekës së regjistruar, afro 60 përqind, prej tyre 20 përqind, ishin bashkëpunëtorë të evidentuar, me pseudonime të koduara, dhe që zotëronin dosje të sajuara për këtë qëllim.

Nuk di pse ndodhte kështu, por një gjë e kisha të qartë: krerët e UDB-së, ideologjia komuniste dhe bolshevike e pansllavizmit, si në Beograd ashtu edhe në disa qendra të tjera të Jugosllavisë (edhe në kabinetet e Komiteteve Qendrorë të PKJ-së), hartoheshin projekte të fshehta për zhdukjen fizike, likuidimin dhe spastrimin e shqiptarëve pasivisht nga Maqedonia dhe Kosova, nga Mali i Zi dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë etnikë.

Memorie.al

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Aldrinp says:
    July 27, 2025 at 4:44 pm

    Autor, te gjithe ata emra qe permende me siper ishin te UDBse? Ashtu duhet te jete, se nuk ka mundesi qe i ke permendur kot..

    Reply
  • ¿? says:
    July 27, 2025 at 5:15 pm

    Ky zoteriu Nafi, na paska qene vete punonjes i UDBse. Perse habitet qe paska pasur edhe shqiptare te tjere ne sherbim te UDBse?. Fundja ata shqiptare ishin nenshtetas jugosllave e diku do te punonin qe te hanin nje cope buke, si psh, pse pak grekofone, ose mender minoritare, kishte agjente te Sigurimit Shqiptar. Ky zoti Çegrani te laje mire e mire bythen e vet, pastaj te tregoje per bythet lakuriqe te te tjereve.

    Reply
  • Sir Tito says:
    July 27, 2025 at 7:26 pm

    Sigurimi i PPSH (PKSH) ishte partner me UDB-ne de facto. MI6 dhe Mossad ishin pronaret e vertete te sherbimeve te fshehta Jugosllave, Shqiptare dhe Greke sepse mbollen filizat nga farat qe lulzuan me sukses gjate dhe pas luftes se dyte Boterore, por dhe nga lufta e pare pati ” konservime ” te dobishme.

    Reply
  • demo says:
    July 27, 2025 at 7:41 pm

    Merr statistikat .Sa shqiptare jane denuar nga UDB ne Jugosllavi dhe sa nga Sigurimi ne Shqipri? Per te njejten arsye.Sepswe shqiptaret e Kosoves nuk duronin pushtimin serb.
    Kush ka qene me serb?Regjimi Enver Hoxhes,apo regjimi Titos?

    Reply
  • Fleta says:
    July 27, 2025 at 8:01 pm

    Pse çuditeni kur analfabeti kriminel Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi qene agjente me damke te Serbise.

    Reply
  • Zani Burimi says:
    July 28, 2025 at 4:45 pm

    Ku e paske marre vesh mo Fleta qe Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi na paskan qene agjente “me damke te Serbise? Prandaj duhet qe ne kodin e ri penal te sanksionohen shpifesit si puna e ketij Fleta.

    Reply
  • Dashi says:
    July 28, 2025 at 7:02 pm

    “Shqiptarët e Kosovës nuk e duronin sundimin sërb” – thotë demua më sipër . Ke të drejtë demo , nuk e duruan shumë , vetëm 9 shekuj . Derisa para 15 vjetësh SHBA-ja e NATO bombarduan Sërbinë , në të kundërt , edhe sot nën Sërbi do të ishin , madje ekziston akoma rreziku , përderisa janë pa qeveri prej 6 muajsh .

    Reply
  • Cccp says:
    August 7, 2025 at 3:33 am

    O fleta il e fshi no nje sume.

    Reply
  • Demi says:
    August 10, 2025 at 2:04 pm

    Kosovaret i lane sherbyer me besnikeri UDB ish jugosllave aq sa niseshin ne Shqiperi gjoja si te arratisur,por ne fakt ishin agjente,por SIGURIMI SHQIPTAR ua tregoi vendin:BURG OSE LITAR!
    Tani hiqen si antikomuniste!

    Reply
  • Buda says:
    August 12, 2025 at 6:49 pm

    Fleta. Ruaji nervat dhe emocionet. Myslim Pezen e njoh ne menyre shkencore si historian: patriotet e zgjuar dhe te mencur si ai jane te rralle ne te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret, qysh nga Lidhja e Prizrenit e deri me sot.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 12, 2025 at 9:36 pm

    Ne ate vrimen e lepurit te sherbimeve te Inteligjences, po te germoni thelle thelle, mund te gjeni dhe Enver Hoxhen, Ramiz Aline e shume te tjere Komuniste e Demokrate, si asete te vyera te kohes se shkuar e sot. Keshtu qe kot germoni se nuk do ta duroni dot eren e qelbur qe vjen nga thellesia ku te gjitha bashkohen ne nje hale te madhe Boterore.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 13, 2025 at 11:05 am

    Lexoni kete Librin, se tregon shume per MI6 Britanike dhe ka nje domethenie te madhe se si funksionojne sherbimet e inteligjences.

    https://avalonlibrary.net/ebooks/Greg%20Hallett%20(and%20The%20Spymaster)%20-%20Hitler%20Was%20A%20British%20Agent.pdf

    Reply
  • mb says:
    August 20, 2025 at 6:54 pm

    Demo, mire e ke, burgu/vuajtjet jane nje por arsyet dhe qellimet e burgut/vuajtjet jane te ndryshme e nuk duhet perzir. Te qajm hallin e te dy anve!

    Reply
  • Sulo Palla says:
    August 20, 2025 at 8:56 pm

    Berisha, spiuni me i sukseshem i UDB.

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2025 at 1:14 pm

    O Nafi,o Nafi,.Nuk po tregon ato qe duhet te tregosh! Cfare pritet prej teje jane emrat e agjenteve te UDB,qe u arratisen ne Shqiperi.Tregoji ata,se burgjet e enver hoxhes u mbushen me kosovare.Ti na tregon Abaz Kupin,Abaz Ermenjin,Ernest Koliqin,.Xhaferr Deven,,dhe nga zelli tepruar ke futur edhe Hysni Lepenicen,qe u vra qe ne 1943.
    O Nafi,o Nafi!Pacavurja qe ke shkruar i sherben atyre si une qe e njohin realitetin shqiptar nen enver hoxhen me rrenje,.per keto arsye: 1-Emrat e emigracionit politik qe rendit ti ,tregojne se Objekti i UDB dhe i Sigurimit te Shtetit ISHTE I NJEJTE.
    Diversioni dhe eleminimi i Emigracionit Kombetar Shqiptar,Shqiperi Kosove bashke.Ju UDBashet me sigurimin e shtetit i hengret mutin!Xhaferr Deves,Abaz Ermenjit, Ismet Berishes,Ndue Gjonmarkajt,Luan Gashit,Abaz Kupit,Jusuf Azem Hoxhes,Gjon Marka Gjonit,Said Kryeziut,Deri tek i fundit Ekrem Bardha qe arriti te bisedoje me Klinton gjate masakrave te Milloshevicit ne 1998,e sa e sa te tjere qe organizuan dhjetra e qindra mitingje ne Evrope dhe Amerike per Lirine e Kosoves.Qe nga mitingu kunder Memet Shehut ne OKB ne 1960.Keta e NDERKOMBETARIZUAN ceshtjen e Kosoves,Ju qofshim fale perjete!
    2-UDB nuk kishte arsye,nuk kishte nevoje te dergonte agjente ne Shqiperine terroriste antikombetare,antikosove e anti cameri te Enver Hoxhes,sepse Kryeagjenti i UDB,Bashkethemeluesi i OZNAS ishte Enver Hoxha.Serb me serb se Enver Hoxha ishin Myladini,Dushani dhe Alexander Rankovic.Kur Fadil Hoxha erdh e qau hallet ne Tirane me “bashkatdhetarin”
    enver Hoxha per maskrat serbe ne Kosove,,me shpejt arriti informacioni ne Beograd,se Fadil Hoxha ne Kosove.
    Te gjithe patriotet kosovare qe u arratisen ne Shqipri perfunduan ne burgjet e galerite e Spacit,Me te rrezikshmit per regjimin e Rankovicit,enver hoxha i kthente perseri ne pranga ne duart e UDB,sipas nje Marreveshje te fshehte te vitit 1954 midis UDBse dhe Sigurimit shqiptar.
    Po Une duhet ti them keto ty or Nafis Cegrani qe po i ben llustra boja vrromes,Bashtos Gjirokastres qe nuk e lan lume e det me kete popull,sado i lig te jete bisha Vucidollit dhe ky klowni Kristaqit.

    Reply
  • ATSH says:
    September 1, 2025 at 3:39 pm

    “qe organizuan dhjetra e qindra mitingje ne Evrope dhe Amerike per Lirine e Kosoves.Qe nga mitingu kunder Memet Shehut ne OKB ne 1960.Keta e NDERKOMBETARIZUAN ceshtjen e Kosoves,Ju qofshim fale perjete!”

    O Demo mavria na trego nje miting e jo 100, na trego nje shkrim apo artikull gazete , na trego nje organizim ne Kosove ..te ketyre vemjeve antikomuniste. 45 Vjet nuk e thane nje llaf per Kosoven ne aren nderkombetare , kishin lek e gazeta ,kishin radio e akses ne cdo TV por nje llaf nuk e thane njeher per Kosoven . Silli o Demo ..silli ti shohim ! Kunder Mehmet Shehut qe i varte nga kembet agjentet e UDB-se ngriheshin bastardet , kurse per Kosoven e Camerine nuk e thane kur nje llaf . Camet ti luten Enverit 3 here ne dite se pa Enverin nuk do kishte Cam e jo me Cameri . U shpëtoi lekuren Enveri , sot Camet gezojne tokat qe Enveri ju a fali pa pyetur vendalinjte (edhe mire beri) , keshtu qe merrni nje brisk te gjithe ju qe e shani edhe vazhdoni punen sic bet per 45 vjet .

    Reply
    • ¿? says:
      September 1, 2025 at 3:53 pm

      Rrofte KQPPSH me ne krye shokun e pavdekshem Enver Beqir Hoxha

      Reply
  • demo says:
    September 1, 2025 at 4:07 pm

    Hiqmete Daja prej Durrsi.Ti pac nder e Jete nder breza qe kujton 80 vjetorin e Ambasadorit,diplomatit,Atdhetarit shume te diturit Shaban Murati.Komunizmi dhe rrumpalla postkomuniste nuk lindi nje tjeter si Ai.Si diplomat Ishte formati i Medi Frasherit,Po na hikin te diturit,mbeten rezilet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?