Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
Analiza

Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën

Published: October 16, 2026
Shpërndaje

Deputetja socialiste Elisa Spiropali i bëri thirrje të premten kryeministrit Edi Rama të mos e trajtojë revoltën studentore si një problem të rendit publik, por si shprehje të një krize të thellë besimi ndaj qeverisjes, që kërkon zgjidhje politike.

Në një letër të hapur drejtuar Ramës, Spiropali argumenton se protestat janë pasojë e pakënaqësive të akumuluara ndaj korrupsionit, klientelizmit, pabarazisë ekonomike dhe mungesës së përfaqësimit politik.

“Dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik. Por as shuarja e zjarrit nuk mund të jetë përgjigjja ndaj krizës”, shkruan ajo.

- Publicitet -

Spiropali i kujton Ramës se shumica parlamentare nuk e përjashton nga detyrimi për të dhënë llogari.

“82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari. Janë përgjegjësi për të qeverisur edhe për ata që nuk na kanë votuar”, thekson ajo.

Ish-ministrja kërkon hapjen e një dialogu kombëtar për reformën zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti dhe demokratizimin e institucioneve, duke mos përjashtuar rotacionin politik apo zgjedhjet e parakohshme.

Apeli shënon një tjetër distancim publik të Spiropalit nga Rama, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes tyre gjatë vitit 2026.

Dikur ndër mbrojtëset më të zëshme të kryeministrit, Spiropali u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme në shkurt dhe mbeti deputete e PS-së. Në prill, ajo u përplas publikisht me Ramën pas paralajmërimeve për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar.

Në korrik, Spiropali propozoi një mocion për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, ndërsa më 8 tetor kundërshtoi kërcënimet me përjashtim ndaj deputetëve socialistë që votojnë ndryshe nga shumica.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu
  • Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  • Berlini: Qeveria shqiptare të përmbushë detyrimet
  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?