Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eljo Bitri, i kërkuar si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit, dënohet me 30 muaj burg në Holandë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eljo Bitri, i kërkuar si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit, dënohet me 30 muaj burg në Holandë
AktualitetKronike

Eljo Bitri, i kërkuar si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit, dënohet me 30 muaj burg në Holandë

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Pas arrestimit të Eljo Bitrit në Holandë, një emër i njohur pasi kërkohet ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, gjykata holandeze e ka dënuar me 30 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.

Arrestimi i Bitrit ndodhi në një fshat kufitar me Gjermaninë me emrin De Lutte ndërsa ishte në shoqërinë e një shtetasi serb. Sipas Prokurorisë holandeze 36-vjecari Bitri kishte marrë me qira në Gjermani një automjet tip “Mercedes” tepër të shtrenjtë, ndërsa gjatë kontrollit rutinë në kufi atij iu gjetën tre armë zjarri me silenciator.

Veç dokumenteve të falsifikuara policia gjeti një “Glock”, një “Sig Sauer” dhe një “Zastava”, të gjitha me municionin shoqërues si dhe me silenciatorë.

- Publicitet -

Në gjykatë, Bitri tha se nuk ishte në dijeni për armët por ADN e tij u gjet tek të treja ato ndërsa ai pretendoi se kishte pasur me vete një çantë me një peshqir dhe që mund të ketë rënë në kontakt me armët dhe ADN-ja është transferuar në këtë mënyrë.

Prokuroria nga ana tjetër kishte të dhëna operative se Bitri fillimisht kishte udhëtuar në Spanjë ku kishte blerë dokumentet e falsifikuara nga një maroken e më pas drejt Gjermanisë ku kishte marrë automjetin me qira.

Udhëtimi në Holandë sipas prokurorisë dyshohet se është bërë pasi Bitri ishte rekrutuar për një detyrë vrasje për një grup kriminal në Roterdam. Duke mos pasur prova të mjaftueshme për këtë ai u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.

Eljo Bitri konsiderohet si bashkëpunëtor I Nuredin Dumanit dhe si pjesëmarrës në disa vrasje në Shqipëri. 36-vjeçari është i përfshirë në të paktën 7 ngjarje kriminale. Sipas Prokurorisë shqiptare ai rezulton i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në 2 mars 2020, kur në Durrës u ekzekutuan Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdiaj.

Bitri sipas prokurorisë është i përfshirë dhe në një tjetër vrasje, atë të korrikut të 2020 në afërsi të rreth rrotullimit të luleve në Elbasan ku u ekzekutua Emiljano Ramazani.

Krahas vrasjeve, 36-vjecari akuzohet si i përfshirë dhe në disa ngjarje me tritol, një prej të cilave në Nëntor të 2020 kur një sasi eksplozivi iu vendos banesës së Talo Çelës por edhe si pjesëmarrës dhe në organizimin e kushteve për finalizimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?