Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elon Musk mohon lidhjen e tij me gruan e bashkëthemeluesit të Google
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Elon Musk mohon lidhjen e tij me gruan e bashkëthemeluesit të Google
BoteLifestyle

Elon Musk mohon lidhjen e tij me gruan e bashkëthemeluesit të Google

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Njeri më i pasur në botë, Elon Musk, ka mohuar një raport të gazetës amerikane “Wall Street Journal” që pretendonte se ai kishte patur një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla postoi të hënën një shkrim në median sociale Twitter duke hedhur poshtë pretendimin se ai kishte qënë në një lidhje me Shanahan si “trillim total”, duke shtuar se ai dhe Brin ishin ende miq.

Duke cituar burime të paidentifikuara, WSJ raportoi në fundjavë se Musk, dhjetorin e vitit të kaluar, ishte angazhuar në një lidhje të shkurtër me Shanahan. Gazeta pretendonte se afera e kishte shtyrë Brin të bënte kërkesë për divorc nga Shanahan në janar dhe i kishte dhënë fund miqësisë së gjatë të miliarderëve të teknologjisë.

- Publicitet -

Musk shkroi në Twitter se ishte në një festë me Brin të dielën dhe se nuk kishte “asgjë romantike” mes tij dhe Shanahan.

Në një postim të mëvonshëm në Twitter për më shumë se 100 milionë ndjekësit e tij, Musk shkroi se ai kishte “humbur numërimin” sa herë WSJ kishte publikuar artikuj kundër tij.

Në një postim të mëvonshëm, Musk shkroi se WSJ duhet të transmetojë histori që “në të vërtetë kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe kanë bazë të qëndrueshme faktike”.

Brin paraqiti kërkesë për divorc duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”, shkruante Journal, duke cituar të dhënat që tha se ishin depozituar në gjykatën e lartë të Qarkut Santa Clara. Brin është anëtar bordi në kompaninë mëmë të Google, Alphabet, dhe është njeriu i tetë më i pasur në botë me një pasuri prej 94.6 miliardë dollarësh. Musk është njeriu më i pasur në botë dhe ka një pasuri prej 242 miliardë dollarësh.

Në raportin e saj, WSJ tha gjithashtu se Brin udhëzoi këshilltarët e tij për të shitur investime personale në kompanitë e Musk pasi ai mori vesh për këtë çështje. Gazeta vijoi më tej duke shkruat se nuk ishte në gjendje të përcaktonte se sa të mëdha ishin ato investime, as nëse ishin bërë ndonjë shitje.

Pretendimi i WSJ u publikua ndërsa Musk përballet me një betejë gjyqësore mbi përpjekjet e tij për të përfunduar blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter.

Kompania Twitter dëshiron të detyrojë Musk të vazhdojë me një transaksion të rënë dakord që vlerëson kompaninë me 54.20 dollarë për aksion. Musk u largua nga marrëveshja këtë muaj, duke përmendur shqetësimet për numrin e llogarive falso në platformën e mediave sociale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?