Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emigracioni dhe politikat e gabuara, si po zbrazen universitetet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Emigracioni dhe politikat e gabuara, si po zbrazen universitetet
EkonomiKronikeKryesore

Emigracioni dhe politikat e gabuara, si po zbrazen universitetet

Published: March 3, 2023
Shpërndaje

Në ceremoninë e 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rrudhja e universiteteve në rrethe dhe paralajmëroi një reformë të re.

“Vazhdoj të mendoj dhe të besoj se ne kemi shumë universitete. Ka shumë universitete dhe pak studentë, ndaj mund të riorganizohemi me një universitet qendror në Tiranë dhe disa filiale në qytete”, shtoi ai, duke veçuar uljen drastike të kërkesës për degët e mësuesisë.

Në qytetin e Shkodrës në veri të Shqipërisë, universiteti “Luigj Gurakuqi” po përballet prej vitesh me një krizë të tillë – ku numri i studentëve është përgjysmuar në pesë vitet e fundit.

- Publicitet -

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga rreth 7900 studentë që universiteti “Luigj Gurakuqi” kishte në vitin 2016, numri është ulur në 3700 në fund të vitit 2021, me një rrudhje konstante kryesisht në degët e mësuesisë.

Sipas ekspertëve të arsimit, ulja e numrit të studentë vjen si një kombinim i mungesës së ofertës dhe emigrimit të lartë.

“Së pari, Shqipëria po braktiset. Së dyti, universitetet e rretheve nuk janë tërheqëse me ofertat e tyre, kanë pak mundësi financiare, shumë pak kushte të mira mësimi dhe së fundmi meritokracia është fshirë prej vitesh”, tha Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert i arsimit në vend.

“Pra nuk të duhet diploma, por më parë një mik, pjesëmarrja në parti apo të qenit aktiv në mbledhjen e votave. Me pak fjalë, mungojnë politika punësimi dhe motivimi për të rinjtë”, shtoi ai.

Pedagogë të tjerë i thanë BIRN se rënia e numrit të studentëve përkon me hyrjen në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë në vitin 2015, përmes së cilës u rrit mesatarja si kriter për të ndjekur studimet në degët e historisë, gjeografisë, gjuhë-letërsisë apo matematikës – Bachelori i së cilave etiketohet gabimisht si “Mësuesi”.

Arben Prendi, shef i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër thotë se nota mesatare përjashtoi shumë maturantë nga e drejta për të vijuar studimet në këto degë.

“Këtë vit, Ministria e Arsimit u përpoq ta riparonte këtë gabim, duke cilësuar se në bachelor mund të hyjnë edhe ata që nuk dëshirojnë të vijojnë studimet për mësuesi, por tashmë dëmi është bërë dhe efekti i riparimit ka qenë minimal”, tha Prendi.

Ai e konsideron gjithashtu dëmtues standardin e ndryshëm që u aplikua për mesataren, ku degë të tjera e kishin kufirin 6 ose 6.5.

“Rënie të ndjeshme të numrit të studentëve, krahasuar me gjashtë vite më parë, sidomos në degët e Shkencave Humane dhe Shkencave Natyrore ka edhe edhe në Universitetin e Tiranës”, shtoi ai.

Për studentët e universitetit të Shkodrës, problemet kryesore lidhen me kostot e arsimit të lartë dhe me tregun e punës.

Loreta Çermeli, studente ekselence në Fakultetin Ekonomik, mendon se sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të reduktohet kalimi nga universiteti në tregun e punës.

“…Ajo çfarë kërkohet në terren, zakonisht ndryshon me atë çfarë ne si studentë përballemi. Bëj pjesë në kategorinë e studentëve që përfitojnë bursë ekselence dhe kjo më ka ndihmuar sadopak që të mbuloj një pjesë të shpenzimeve,” tha ajo.

Doriana Martini po studion në universitetin e Shkodrës, pasi nuk arriti të regjistrohej në degën që ajo synonte. Paralelisht me studimet, ajo punon për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve.

“Shpenzimet aktuale i përballoj nga angazhimi në tregun e punës, por kur është e nevojshme nga familja,” shtoi ajo.

Pedagogu Prendi i tha BIRN se për shkak të gjendjes ekonomike, por edhe të pamundësisë për të ndërtuar një jetë normale, shumica e të rinjve po zgjedhin emigrimin në vend të studimeve.

“Nga rajoni i veriut të Shqipërisë, si emigracioni ashtu edhe migracioni kanë sjellë një shpopullim shqetësues për jetën sociale dhe ekonomike. Me këto ritme, shpopullimi do të jetë një shqetësim edhe më problematik për shumë fusha të tjera, përveç arsimit,” tha Prendi.

Edhe eksperti Ndriçim Mehmeti bie dakord se mungesa e mundësive i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit sesa sakrificave për të studiuar.

“Mungesa e të rinjve dhe mungesa e shpresës se ky vend do të bëhet i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit, sesa sakrificave për të studiuar, sepse në fund me shumë gjasa do të zhgënjehesh nga ajo që të pret në jetën reale,” përfundoi ai.

BIRN

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik
  • Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?