Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emigrantët ‘mbajnë me bukë’ familjarët në Shqipëri, në 6 muaj krizë çmimesh sollën 376 mln euro!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Emigrantët ‘mbajnë me bukë’ familjarët në Shqipëri, në 6 muaj krizë çmimesh sollën 376 mln euro!
EkonomiKryesore

Emigrantët ‘mbajnë me bukë’ familjarët në Shqipëri, në 6 muaj krizë çmimesh sollën 376 mln euro!

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Emigrantët vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje në vend. Shtimi i kostove të jetesës dhe kriza e çmimeve të produkteve të shportës dhe jo vetëm i ka nxitur ata që gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të rrisin volumin e remitancave.

Dërgesat e emigrantëve në gjashtë muajit e parë të këtij viti kanë arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2010. Në të dhënat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë thuhet se nga janari në qershor remitancat u rritën me 36 milionë euro krahasuar me vjet, dhe në total arritën në 376 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e dërgesave e bërë në gjashtëmujor, prej 12 vitesh.

Vetëm në tre muaj prill, maj, qershor dërgesat e emigrantëve ishin 192 milionë euro, shifër rekord edhe kjo në dekadë. Por nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre ti sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.

- Publicitet -

“Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 192 milionë euro, në rritje vjetore 12%. Ka vijuar edhe për këtë tremujor, rënia e lehtë e përdorimit të kanaleve formale (sistem bankar dhe operatorë të sistemit të transfertimit të parave), si pasojë e lëvizjeve të emigrantëve dhe rrjedhimisht rritjes së prurjeve në cash”, thuhet në një raport të Bankës së Shqipërisë.

Kjo rritje e remitancave tregon se familjarët që punojnë jashtë vendit po kontribuojnë në përballimin e çmimeve nga të afërmve të tyre në Shqipëri, e nga ana tjetër dëshmon edhe për shtim të diasporës shqiptare si pasojë e emigrimit të lartë të viteve të fundit. Të larguarit më shumë janë të kualifikuar dhe të rinj, e për pasojë dhe kontributi i tyre në dërgesa valutore është në rritje të vazhdueshme.

Remitancat janë jetike për mijëra familje, dhe ato vijnë kryesisht nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra dhe ShBA.

TË ARDHURAT NGA EMIGRANTËT

Janar-Qershor 2021         340 mln euro

Janar-Qershor 2022         376 mln euro

Diferenca                        +36 mln euro

 

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ok says:
    September 12, 2022 at 8:01 pm

    Po ne cfare bejme per emigrantet?

    Reply
  • ¿? says:
    September 12, 2022 at 8:30 pm

    Sukses i madh i Qi-verise Rama.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 13, 2022 at 7:47 am

    Kjo do te thote se Rilindja e Edi Rames jeton vetem me tatimet qe u zhvat parave te emigranteve me gomone qe i mallkoi ambasadori i padirur anglez ne Tirane, kjo sphegon pse Shqypnia nuk prodhon dot nje gozhde per ta shitur ne tregun nderkombetar, por i meshon droges dhe kanabisit si malli kryesor eksporti i emigranteve me gomone qe kane zaptuar Boten,

    NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?