Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emigrantët me gomone, Policia franceze: Shqiptarët janë më efikasët, por dhe më të shtrenjtët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Emigrantët me gomone, Policia franceze: Shqiptarët janë më efikasët, por dhe më të shtrenjtët
KronikeKryesore

Emigrantët me gomone, Policia franceze: Shqiptarët janë më efikasët, por dhe më të shtrenjtët

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Policia e franceze ka treguar rastet kur ka shpëtuar varka me emigrantët, mes tyre edhe shqiptarë që kanë qenë duke u mbytur gjatë tentativës për të kaluar në Britaninë e Madhe. Dronët i pikasin emigrantët edhe në momentin që ata gjejnë shkurre për t’u strehuar deri në momentin që gomonja bëhet gati për t’u nisur.

Patrullat franceze thonë se po ndalojnë rreth gjysmën e të gjitha përpjekjeve për kalim, por më shumë se 30,000 njerëz kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit.

Një zyrtar i lartë francez tha se rrjetet e dedikuara të kontrabandës shqiptare tani po operojnë përgjatë Kanalit, veçmas nga rrjetet kurde dhe irakiane. Shqiptarët i konsiderojnë më efikasë në këtë rrugë, kujdesen për emigrantët dhe mjetet e transportit, ndryshe nga grupet e tjera.

- Publicitet -

Artikulli i plotë për mediat e huaja:

Të fshehur në bimësi të dendur përgjatë bregut në veri të Calais, dy burra qëndrojnë në heshtje. Më pak se një kilometër larg, xhandarët francezë shqyrtojnë dy figurat në kamerën termike të dronit; imazhet e tyre shfaqen në ngjyrë rozë e portokalli. Brenda pak sekondash, njësia nis kërkimet nëpër shkurre. Duhen më pak se pesë minuta për të arritur atje, por 50 metrat e fundit duhet të bëhen në këmbë. Efektivët ecin përmes një bimësie të trashë dhe me gjemba, disa prej të cilave mbërrijnë deri në gjoks. Dy burrat ikin ndërsa njësia afrohet, duke lënë pas tyre varkën gjysmë të përgatitur, karburantin dhe motorin bashkë me dy thasë me xhaketa shpëtimi.

“Bimësia punon kundër nesh,” më tha gjenerali Frantz Tavart. “Kontrabandistët e dinë këtë dhe i fshehin anijet këtu me qëllim.”

“Kemi pesë minuta për të ndërhyrë nga momenti kur e fryjnë varkën deri në momentin që e futin në det, përndryshe është e kotë”, tha Gjeneral Frantz Tavart.

Dronët e Mbretërisë së Bashkuar janë të vlefshëm, thotë ai, sepse ata dallojnë edhe vende të fshehura mirë si ky.

“Droni e kapi këtë”, tha ai. “Aeroplani [mbikqyrjes] kaloi paraprakisht dhe nuk e vuri re, sepse ishte fshehur nga pemët.”

Franca dhe Britania e Madhe kanë investuar në më shumë patrulla, teknologji më të mirë dhe lloje të ndryshme automjetesh, por ende emigrantët që kalojnë Kanalin vazhdojnë të rriten. Sekretarja e re e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, do të mbajë një fjalim në konferencën e partisë së Konservatorëve më vonë, ku pritet të ritheksojë vendosmërinë e saj për të goditur emigracionin e paligjshëm. Patrullat franceze thonë se po ndalojnë rreth gjysmën e të gjitha përpjekjeve për kalim, por më shumë se 30,000 njerëz kanë arritur ende në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit. Një zyrtar i lartë francez, na tha se rrjetet e dedikuara të kontrabandës shqiptare tani po operojnë përgjatë Kanalit, veçmas nga rrjetet kryesore kurde dhe irakiane.

“Rrjetet shqiptare janë më efikase se të tjerat”, na tha ai. “40% e atyre që përgjojmë në këtë anë të Kanalit janë shqiptarë, por përbëjnë 60% të atyre që mbërrijnë në anën tjetër”.

“Hipoteza jonë është se ata janë shumë më me përvojë se të tjerët përsa i përket aktivitetit kriminal dhe më të mësuar të organizohen dhe të shmangin policinë. Rrjetet shqiptare i kanë çmimet më të larta sesa të tjerët.”

Gjenerali Tavart thotë se nuk mund të konfirmojë nëse rrugët e reja të kontrabandës shqiptare po drejtohen nga grupe kriminale, ndoshta me bazë në MB, por ai thotë se do të kishte kuptim.

“Me çmimin e një kalimi rreth 4,000 euro (3,482 £) dhe rreth 40 njerëz në një varkë, bëni llogaritë,” tha ai. “Është jashtëzakonisht fitimprurëse, madje më shumë se trafiku i drogës dhe akuzat penale janë më të lehta”.

Një numër më i madh shqiptarësh janë parë në kampin kryesor të emigrantëve në Dunkerque, por shumica duket se qëndrojnë në hotele përreth zonës, ose në Paris apo Bruksel. Në një hotel në Dunkerque, pronarja konfirmoi se tani kishte një numër të madh klientësh shqiptarë që kalonin atje. Pronari i një lokali përballë stacionit tha se disa ditë gjysma e klientëve të tij janë shqiptarë.

“Pyes veten nëse ka mbetur dikush në Shqipëri”, tha ai, “duke parë sa prej tyre po kalojnë këtu”.

Për muaj të tërë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar se do të dërgojë disa nga ata që mbërrijnë me varka të vogla në Ruanda, ku kërkesat e tyre për azil do të përpunohen dhe ku do të pritet të vendosen nëse kërkesa e tyre miratohet.

Në rrugën jashtë Calais, në orët e vogla të mëngjesit, takuam 17-vjeçarin Sikunder dhe miqtë e tij, të mbështjellë me batanije mbijetese që shkëlqenin si copa argjendi në errësirë.

“Ata janë të gjithë nga Afganistani”, thanë ata, “dhe sapo ishin shpëtuar nga një varkë që po fundosej nga policia franceze”.

E pyeta Sikunderin nëse ishte në dijeni që Britania e Madhe mund ta dërgonte në Ruandë.

“Kam dëgjuar për këtë”, u përgjigj ai, “por disa nga të afërmit e mi në Mbretërinë e Bashkuar na thanë se plani ishte anuluar dhe ne mund të vijmë në MB.”

Ishte përpjekja e tij e dytë për të kaluar; ai është i vendosur që nuk do të jetë e fundit e tij.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar aktualisht po lufton një betejë gjyqësore mbi ligjshmërinë e politikës së saj të Ruandës. Në kampet përreth Calais, pothuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe pothuajse të gjithë gjejnë një mënyrë për ta racionalizuar atë.

Biniam është një djalë 28-vjeçar nga rajoni Tigray në Etiopi. Me një anglishte të rrjedhshme, ai më tha se kishte një diplomë master në prodhim dhe se donte të kërkonte azil në MB, sepse kishte parë sesi qeveria britanike ishte shprehur fuqishëm kundër konfliktit të dhunshëm në Tigray.

“Mbretëria e Bashkuar e kupton situatën në vendin tim,” më tha ai. “Pra, kjo është arsyeja pse unë do të shkoj.”

E pyes se sa i frikësuar është se mos e dërgojnë në Ruandë.

“100% frikë,” tha ai. “Nëse më kthejnë në Afrikë, qeveria e Etiopisë do ta ketë të lehtë të më marrë”.

Jess Sharman nga Care4Calais thotë se njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar në MB, sepse nuk mund të kërkojnë azil ndërsa janë në Francë dhe nuk mund të kalojnë Kanalin përmes rrugëve zyrtare.

“Ata nuk duhet të jenë këtu dhe janë vetëm për shkak të politikave të qeverisë”, tha ajo. “Dhe kjo mund të ndryshojë brenda natës”.

Kampet shkatërrohen sistematikisht nga njësitë policore; shpërthejnë konflikte të dhunshme ndërmjet bandave të kontrabandës; patrullat e sigurisë ndjekin emigrantët për milje me radhë përgjatë vijës bregdetare dhe pavarësisht kësaj, shumë shpesh, në mëngjes, një tjetër varkë me njerëz nga e gjithë bota përfundon në brigjet e Britanisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Media e lire (Media e dhjere) says:
    October 5, 2022 at 7:29 am

    Perse nuk mund te komentohet tek artikulli per Erion Veliajn dhe zgjedhjet ne Tirane? Apo ashtu ka urdheruar Endri Fuga ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?