Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GRAFIKU: Emigrimi masiv, shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > GRAFIKU: Emigrimi masiv, shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
EkonomiLajmi i fundit

GRAFIKU: Emigrimi masiv, shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Published: May 14, 2025
Shpërndaje

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.

Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.

- Publicitet -

Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.
Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • nje popull me valixhe ne duar says:
    May 14, 2025 at 9:57 am

    Jo EMIGRIM masiv por SHPOPULLIMI masiv. Ikin ne shume raste njerez me pune e me shtepi. Ikin e kerkojne Azil neper Europe duke e motivuar kerkesen me shtetin-xhungel nga vijne. Ikin kush e ka mundesine e ikjes. .
    Shqiperia e Rilindur e Rames e zbritur nen 2 milion banore eshte krimi me i madh mbi kete popull qe nga izolimi i vendit 1945-1991.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 14, 2025 at 2:04 pm

    Shqiptaret jane kombesia me e madhe ne BE. Ne raport me popullsine.
    Shume idiote dhe te behen bashke ne nje vend nuk jane kaq idiote sa gazetaret shqiptare

    Reply
  • Detari says:
    May 14, 2025 at 2:32 pm

    muslimane krenare por te dhjere, cfare duan muslimanet ne kurva evropi? gjithe jeten parazite

    Reply
  • chp says:
    May 14, 2025 at 9:42 pm

    -ikja apo largimi nga Shqiperia ka rekordin e saj kozmik ne janar-qershor 1997

    -shkaku i largimit eshte teoria e nivelit zero qe u zbatua ne 1992-1996 ku u rrafshuan te gjitha ndermmarrjet dhe fabrikat ne kohen e Biber-Rajersonit qe leshuan pit bullat e trapojes me horrin ( hero i leshit) Azem Hajdari per te prishur ekonomine socialiste..(KAMANISTE) se po vinte ceku i bardhe i bushatlliut teksasit dhe vaporrat e Elezit Trapojes qe po prisnin ne Otranto qe sa te fitonte Pordhesor dokhorr Berisha do ankoroheshin ne Durres..
    .
    -Jo Rama ,por as zoti nuk mund te frenojne shpopullimin e nisur dhe e shkaktuar nga demonkracia

    -po ikin shqiptaret eshte fakt……. por me keq eshte se kane ikur nga truri tre komentuesit me siper…dhe nuk jane pak 34% qe votojne per Qirjen Salih Beleri..

    Reply
  • demo says:
    May 14, 2025 at 10:01 pm

    o gazeta si hiqet kjo tabela reklames qe ke vene ketu,se nuk po shkruaj dot komentet?

    Reply
  • five company says:
    May 15, 2025 at 5:22 am

    Ne 2.4 miljon te mbetur, megjithese une mendoj qe nr i popullsise eshte me i vogel, perfshihen politikanet tane me rrethin familjar qe drejtojne bizneset, rrethi shoqeror qe kamuflon veprimtarine dhe punojne per ta dhe rrethi diplomatik qe falsifikon realitetin. Te gjithe bashke me rrethin e tyre bejne popullsine e mbetur. Ne Shqiperi. Nje eksod me intervale te njetrajtshme qe nuk njeh ulje….

    Reply
  • Sebasta says:
    May 21, 2025 at 11:03 pm

    Statistika qe nuk marrin ne konsiderate qindra mijera Shqiptare te tjeret qe kan marr shtetesine e nje vendi BE. Pra numri real eshte shume here me i madh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?