Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Kanë pasuri marramendëse, kush janë deputetët miliarderë të Parlamentit të ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > EMRAT: Kanë pasuri marramendëse, kush janë deputetët miliarderë të Parlamentit të ri
Lajmi i funditPolitike

EMRAT: Kanë pasuri marramendëse, kush janë deputetët miliarderë të Parlamentit të ri

Published: 13 Qershor, 2025
Shpërndaje

Shqipëria mund të vijojë të kryesojë listën e vendeve të varfra në Evropë, por jo të gjithë njohin këtë anë të vendit tonë. Ajo është Shqipëria e ‘popullit’, e rrogëtarëve dhe e 1 milionë personave që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (këtu mund të përmendim vonesat në pagesat e kredisë ose të qirasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra apo pamundësinë për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia si dhe pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja).

Por, ka dhe një Shqipëri tjetër, e atyre që kanë në duar taksat e këtyre të ‘varfërve’, që vulosin ligje, por që vetë mund të themi pa frikë se zotërojnë pasuri të frikshme.

E pavarësisht akuzave të njëpasnjëshme me të cilat mund të jenë përballur, nuk janë ‘tutur’ aspak që t’i fshehin pronat. E vetmja ‘lëvizje’ që mund të kenë bërë është kalimi i ndonjë prone si trashëgimi tek fëmijët, që në fund të fundit, flet mirë për ta si prindër.

- Publicitet -

Open Data, ka rreshtuar sot pasuritë e 50 deputetëve që pritet të betohen në Kuvend në shtator. ZËRI ka publikuar një listë me emra deputetësh, të majtë e të djathtë, që kanë llogari marramendëse të mbushura me para e valuta të huaja, ndërsa në ekrane flasin për taksa, për rritje çmimesh, shtrëngojnë duart me biznesin e vogël përpara zgjedhjeve dhe kërkojnë votat e qytetarëve.

E shumë prej tyre nuk janë stepur t’i futen as botës së biznesit.

Përmendim këtu Agron Malajn. E ka nisur karrierën e tij si Drejtor Rajonal i OSHEE-së Burrel, por paralelisht ka themeluar dhe Global Security Sh.p.k, kompaninë e sigurisë private, e cila është kthyer në një nga më të përhapurat në vend. Në vitin 2019, Malaj u bë kryebashkiak i Matit, por tashmë pret të zërë ulësen në Kuvend si një prej deputetëve më të kamur. Dhe kjo, falë biznesit që zyrtarisht sot e drejton vëllai i tij, Fatos Malaj.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Agron Malaj

 

Arkend Balla, një nga emrat më të lakuar në zgjedhjet e 11 majit ka në llogari bankare plot 2.3 miliardë lekë, ose më saktë 230,207,998.00 ALL. A ka nevojë të shtojmë prona të tundshme dhe të patundshme për të kuptuar nivelin e pasurisë që zotëron Balla?

 

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Arkend Balla

Mirela Kumbaro është e radhës. Ajo i është futur politikës me një sërë pronash, që siç duket vijon t’i gëzojë ende. Ndryshime të vogla shohim vetëm në llogaritë bankare.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Mirela Kumbaro

Socialistja Elisa Spiropali është gjithashtu një nga personat që në familje duket se timonin e ekonomisë ia ka lënë bashkëshortit, Salarjon Totaj, i cili zotëron një biznes në një nga zonat më të njohura, në rrugën “Abdi Toptani” dhe vetëm në vitin 2023 ka deklaruar afro 40 milionë lekë të ardhura nga ky aktivitet.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Elisa Spiropali

Vullnet Sinajt mjafton t’i përmendin thjesht emrin! Të gjithë e dinë tashmë që pas tij vjen rrjeti i “Big Market”, biznese, prona dhe një llogari prej 84,478,626.48 ALL. Lista e pasurive të tij nuk ka vërtet një fund, por ne po ju listojmë vetëm disa prej tyre.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Vullnet Sinaj

Bledi Çuçi, me këto që shohim, nuk ka qenë kurrë i varfër! I është futur politikës duke pasur prona e llogari bankare, dhe jo, nuk janë pakësuar! Madje nëse shohim dhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, Delina Fico, duket se situata për të ka qenë gjithmonë shumë mirë, aq sa edhe djalit, Endit, i kanë mundësuar një jetë me mjaft të mira materiale.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Bledi Çuçi

Me bizneset e bashkëshortit Artan Gaçi, deputetja Olta Xhaçka mund të renditet si një prej socialisteve më të pasura, edhe pse jo pak herë, kanë shkelur dhe në dyert e SPAK si familje!

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Olta Xhaçka

Emrin e Tom Doshit mund ta barazojmë fare mirë me fjalën biznes. Çfarë spikat në deklaratat e bëra ndër vite janë shoqëri të shumta biznesesh si në Shqipëri dhe jo vetëm. Siç duket, fokusi i tij nuk ka qenë asnjëherë karrigia në Kuvend, por ka ditur mjaft mirë të lundrojë në botën e shifrave. Nuk mund të mos përmendim faktin që prioritet u ka kushtuar edhe fëmijëve, pasi llogaritë e tyre nuk kanë qenë ndonjëherë të zbrazura.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Tom Doshi

Duke qenë se me socialistët mbaruam, duhet të themi që edhe anëtarët e opozitës nuk mbeten pas. Dhe jo, nuk janë para të bëra nga karriera në politikë, janë para biznesi. Siç duket, është ‘jeleku i shpëtimit’ për të gjithë ata që nuk u ka ecur me grumbullimin e votave.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Agron Shehaj

Dhe një prej tyre është Agron Shehaj, i cili zotëron edhe apartament në Itali, me vlerë 950 mijë euro. Me këto deklarime, Shehaj nuk ka pasur nevojë ta prekë ndonjëherë pagën si deputet! Megjithëse duhet thënë, ai ka deklaruar se e ka dhuruar, por jo se kjo gjë e ka sikletosur shumë financiarisht…

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Gazment Bardhi

Gazment Bardhi deklaron pagën e tij si deputet si një pjesë të mirë të ardhurave, por politikën nuk e ka nisur si ‘i varfër’. Ndoshta trashëgimia ka luajtur një rol mjaft të mirë tek financat e tij.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Luan Baçi

Edhe për Luan Baçin mund të themi të njëjtën gjë! Ai mund të jetojë lirisht deri në disa breza vetëm me qiratë e pronave që zotëron. Nuk mungojnë as llogaritë bankare, të të vetat apo edhe të bashkëshortes së tij, Elsa Baçi.

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Tritan Shehu

Tritan Shehut duket se i ka vlejtur më shumë bluza e bardhë e mjekut se sa ulësja në Kuvend. Këtë gjë e tregojnë të ardhurat e tij nga “Zoja e Këshillit të mirë”, që nuk krahasohen me ato të një ligjvënësi.

Ndoshta është zona më e lirë, por Flamur Hoxha në pamje të parë duket sikur zotëron të gjithë Kukësin! Nga veprimtarët e shumta në të cilat është angazhuar, ai zotëron një sërë pronash të patundshme dhe i ka zgjeruar ato edhe në Jug të vendit. Nuk mungojnë as llogaritë bankare!

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Flamur Hoxha

Edhe për Isuf Çelajn e Ramadan Likën mund të themi të njëjtën gjë. Siç duket për opozitarët, rritja e pasurisë varet vetëm nga pronat në vendlindje, pastaj nëse ata i shumëfishojnë përmes biznese, është një bonus për ta!

 

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Isuf Çelaj

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetëtKanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Ramadan Likaj

Ndryshe nga të tjerët, Fatmir Mediu e ka trashëguar tek vajzat aftësinë për të bërë biznes, të cilat janë angazhuar në këtë dhe mesa duket, u ecën mjaft mirë!

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Fatmir Mediu

Ina Zhupa është e vetmja grua demokrate në këtë listë. Ajo e ka nisur me disa llogari të vogla rrjedhëse, por sot gëzon një depozitë kursimi mjaft të majmë!

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Kanë pasuri marramendëse! Kush janë deputetët

Ina Zhupa

Në një vend ku ndihma ekonomike është luks dhe paga minimale mban mijëra familje, ligjvënësit tanë duket se jetojnë në një realitet paralel, me karta krediti pa limit dhe pasuri të pamatë. Dhe ky nuk është më hendek social. Është një kontrast i rrezikshëm që e kthen dyshim te përfaqësimi. Kuvendi kushton shumë. Dhe mesa duket jo vetëm në lekë. / ZËRI

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Komente
  • Vl thotë:
    13 Qershor, 2025 te 9:03 am

    Dhe me.e bukura eshte se ne populli trim themi akoma ua sa i pasur eshte x apo y .
    Nuk themi ore po dale ku vini ju qe pasuroheni me taksat tona apo nuk paguani taksat qe ju takojn.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    13 Qershor, 2025 te 9:21 am

    Zotëria Vl . Gjithmonë do të ketë të pasur dhe shumë të pasur , të varfër dhe shumë të varfër ; kapitalizmi i presupozon e i pranon , përderisa baza në këtë sistem është prona dhe pasuria , mjafton që të jenë para e prona të justifikueshme e legale . Duhet të pranojmë që , sa më shumë të pasurohen një pjesë , aq më mirë do të jetë edhe për pjesën tjetër të popullit , sepse kështu hapen më shumë mundësi e perspektiva për të gjithë . Nuk duhet të kemi as frikë , as zili e as inat kur dikush pasurohet ( gjithmonë brenda ligjeve e rregullave ) .

    Përgjigjiuni
  • Kajmakeria e Rilindjes thotë:
    13 Qershor, 2025 te 9:37 am

    Qe pas 1997 top-lista e 10 me pasanikeve te Parlamemntit ka qene e Partise Socialiste “e prane njerezve ne nevoje” e qe atehere vazhdon e thellohet me tej ky pasurim i eksponenteve te PS ku per asnjerin nuk thuhet si per Gaz Bardhin apo Luan Bacin se i kane prona te trasheguara, por te tere i kane pasuri ne ushtrim te pushtetit.
    Spikat dhe ”socialdemokratiku” Tom Doshi qe ato miliona e miliona i ka ne saje te pushtetit socialist qe i sherben sa here ka zgjedhje lokale a te pergjithshme duke i blere keshilltare bashkiake e deputete e duke ja vene Rilindjes ne preher. Dhe pushteti ja shperblen duke ja zbrazur ato depot farmaceutike qe i mbush me ilace te skaduara nga vendet perreth. Gjithnje ne funksion te Socialdemokracise..

    Përgjigjiuni
  • Edi thotë:
    13 Qershor, 2025 te 10:05 am

    Ata pasurohen nga pushteti ju neser e harroni dhe merreni me politike dhe i votoni

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    13 Qershor, 2025 te 10:13 am

    Nje gallate e madhe ne Shqiperi! Universitet shqiptare prodhojne plehra! Vartesit profesore te drejtesise ,te Argita Berishes! Nuk di p.sh Suli, sekratar i omonias dhe i Pd se Saliut, kuptimin e fjaleve Legjimitet dhe Ligjore! Legjimitet do te thote kur dikush legjitimohet se kush eshte para gjykates ose ne c’do rast tjete kur te kerkohet document per identifikim! Ligjore eshte kur vepron ligji! Ky Saliu na eshte varur ne qafe si ujku deles! Te na rroje Saliu dhe demokratet!

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    13 Qershor, 2025 te 10:39 am

    Gjithmone më ka ngacmurar nje pyetje: si nuk degjuam nje politikan te vetem qe te flasë, jo si partiak a per retorike politike, por me doren ne zemer, ne nje zemer njeriu per problemin e varferise? Dhe pergjigjen indirekt na e jep statistica e sotme. Nuk munden. Nuk ndjehen te pasur po nuk pane te tjeret tê varfer, sado te pasur te jene. Nje komentues (Dashi) thote: sa me shume te pasur e sa me shume te pasurohen aq me mire eshte per ne. Por harron qe pasurimi I nje shtrese ka si koficent varferimin e te tjereve. Ky koeficent eshte aksiome matematike per realitetin tone. Keta politikane a politikane nuk jane vellezer prej babe te Trampit e qe kane trasheguar pasuri babe. Nuk po them qysh e tek jan pasuruar, por mos prisni nga kjo klase politike te vere “doren ne zemer”. Prkundrazi. Ata nuk mund te ndertojne parajsen e tyre te bollëkut pa limit, pa ndertuar ferrin e te varferve.

    Përgjigjiuni
  • Bagetia thotë:
    13 Qershor, 2025 te 10:45 am

    Q..ani nënën këtij vëndi e këtij populli se kështu ju ju quan baba ( edhe mama ), ju do më shumë pra ju meriton. Futeni akoma me thellë! Hallall!

    Përgjigjiuni
  • AGIMI thotë:
    13 Qershor, 2025 te 10:53 am

    BUKUR DHE PRESIM HAJER NGA KETO

    Përgjigjiuni
  • TemO thotë:
    13 Qershor, 2025 te 11:01 am

    SHTEI(DREJTËSIA) VDIQ..RROFTË MBRETI 1997,98..GËRDECIT,21 JANARIT,KL.PARTIZANI ÇEZ-DIA..!

    Përgjigjiuni
  • xyz thotë:
    13 Qershor, 2025 te 11:29 am

    Bravo “Dita” Ua ke çjerrë maskën këtyre përfaqësuesve të “popullit”. Dhe njerëzit e thjesht votojnë për ta. Ngandonjëherë edhe vriten me njëri – tjetrin! Shkrim i bukur dhe i nevojshëm. Ndryshe ky është kapitalizmi. Për këtë sistem kemi uluritur te Qyteti “Studenti”. (Poshtë “Blloku” i privilegjeve, rroftë kapitalizmi i barazisë)! Çfarë duam tani?! Unë sidoqoftë kam votuar për Qorin. Prandaj e kam ndërgjegjen në rregull. Nuk jam tërhequr nga hunda, nga këta maskarenj. Të Ramës apo të Berishës qofshin.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    13 Qershor, 2025 te 11:37 am

    Ky nuk eshte Kapitalizem, por Komunizem e Fashizem Ekonomik i kamufluar gjoja si Kapitalizem. Nuk ka Kapitalizem kjo Bote. Nuk mund te kete Kapitalizem kur ata qe kontrollojne dhe krijojne Kapitalin Global ( Parane ), jane ne thelb Komuniste e Sataniste okultiste, qe e duan gjithe Planetin prone ekskluzive te tyre.

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    13 Qershor, 2025 te 12:10 pm

    Mbete i varfer mor i shkrete!Me shitjet e ikonave te Thimjos.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • A e rrëzoi qëllimisht piloti i Air India avionin që vrau 260 persona?
  • Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  • Torturë dhe vrasje në Kukës, Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së
  • Aksident tragjik, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
  • Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar, ndryshe destabilizohet demokracia

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam?!
  2. intelektuali në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  4. fery në “Manipuloi fjalët e Trumpit, turp”, Osmani i përgjigjet Richard Grenellit
  5. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?