Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS dhe Tabaku nga PD më të votuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > EMRAT: Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS dhe Tabaku nga PD më të votuarit
Lajmi i funditPolitike

EMRAT: Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS dhe Tabaku nga PD më të votuarit

Published: May 16, 2025
Shpërndaje

Pas katër ditësh është mbyllur procesi i numërimit në Qarkun e Tiranës. Dy KZAZ-të e fundit dhe me numrin më të lartë të banorëve, ajo nr. 31, që përfshin zonat rurale të Tiranës, dhe nr. 36, që mbulon Njësinë Bashkiake nr. 5 e kanë përfunduar numërimin e votës preferenciale në orët e para të mëngjesit.

Në faqen zyrtare të KQZ-së ende nuk janë reflektuar rezultatet e 10 kutive të fundit.

Deri tani, për demokratët kryeson Jorida Tabaku me 18.850 vota, duke lënë pas Ilir Alimehmetin, i cili shihej si një nga pretendentët kryesorë për të fituar.

- Publicitet -

Situata vazhdon të jetë e tensionuar mes dy kandidatëve Xhemal Qefalia dhe Orlando Rakipi, ku vetëm njëri prej tyre do të sigurojë një vend në Parlament. Rakipi kryeson me një diferencë shumë të ngushtë, vetëm 41 vota më shumë se Qefalia.

Situata është interesante edhe për socialistët, të cilët kanë fituar 19 mandate në kryeqytet, por votuesit janë treguar selektivë në votën preferenciale për kandidatët.

Anila Denaj ka ruajtur një distancë të dukshme nga gratë e tjera të PS-së, me mbi 2.941 vota deri tani. Por kjo qetësi nuk ka qenë e njëjtë për Blerina Gjylametin dhe Olta Xhaçkën, të cilat ndahen nga vetëm 24 vota në favor të Gjylametit.

Në Qarkun e Tiranës, “superkandidati” është Blendi Gonxhja me 21.809 vota. Në vend të dytë është ngritur Erjon Braçe, i cili një ditë më parë ishte në vendin e tretë. Ai ka marrë deri në këto momente 20.261 vota, duke lënë pas Ervin Hoxhën me një diferencë prej 1.497 votash.

Sytë e të gjithë kandidatëve janë tani te vota e diasporës, për të parë nëse ajo do të prodhojë rezultate domethënëse për kandidatët socialistë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ppsh says:
    May 16, 2025 at 10:39 am

    Ne nje shtet perendimor keta dy emra do ishin liderit kandidat per kryeministra

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    May 16, 2025 at 3:23 pm

    ppsh: ne nje shtet perendimor ndoshta po, po ja qe ne s’jemi shtet perendimor, por nje nuse e dyte apo e katert jug-lindore, dhe nje dashnore -si pune lavire- e perwndimorve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?