Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT/ Operacioni i koduar “Ypsilon”, shisnin lëndë narkotike në Berat, arrestohen dy persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT/ Operacioni i koduar “Ypsilon”, shisnin lëndë narkotike në Berat, arrestohen dy persona
AktualitetKronike

EMRAT/ Operacioni i koduar “Ypsilon”, shisnin lëndë narkotike në Berat, arrestohen dy persona

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Ypsilon”.

Policia ka arrestuar në Berat dy persona, Sokol Gjecin dhe Kledjan Demajn, pasi bashkëpunonin për të shitur lëndë narkotike.

Sakaq, i janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Ypsilon”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Gj., 42 vjeç dhe K. D., 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët, por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Valentin on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Denis on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  3. demo on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  4. Pensionist on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?