Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Rrëmbyen biznesmenin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat e shpallura në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Rrëmbyen biznesmenin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat e shpallura në kërkim
AktualitetKronike

EMRAT: Rrëmbyen biznesmenin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat e shpallura në kërkim

Published: November 13, 2025
Shpërndaje

Policia ka arrestuar 2 vajza që u përfshinë në pengmarrjen e 27-vjeçari biznesmen në Tiranë.

Në pranga ranë 21-vjeçarja Monika Marku dhe 25-vjeçarja Suate Çeloaliaj.

Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza (të arrestuar) dhe Klajdi Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti.

- Publicitet -

“Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti”, njoftoi policia.

Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit Klajdi Limani, të shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.

Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Punohet për kapjen e shtetasit K. N.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Suate Cenoaliaj raportohet se kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimza.

Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së të riut.

Pasi ka zbuluar se e dashura e tij komunikonte me SMS me 27-vjeçarin kanë rënë dakort që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku.

Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjeçarin dhe kishte lënë vendtakim për të pirë kafe.

Të rinjtë e kishin mirëmenduar planin, pasi kishin marrë një apartament në Airbnb ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin.

Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit kanë dalë djemtë e tjerë dhe pasi e dhunuan të riun i kërkuan shumën prej 5 mijë eurosh.

27-vjeçari është mbajtur peng aty për disa orë. Më pas është larguar duke marrë shumën e parave në shtëpi dhe ua ka dhënë pengmarrëve.

Por ata i kanë kërkuar sërish një shumë prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar.

I ri për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për t’u mjekuar, ku mjekët njftuan më pas poicinë.

Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?