Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > EMRI: Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës
Lajmi i funditPolitike

EMRI: Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Published: June 15, 2025
Shpërndaje

Simon Zereci është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Zereci, me gradën Drejtues i Lartë ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Caktimi i tij në këtë detyrë me urdhër të Ministrit të Brendshëm vjen pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Kush është Simon Zereci?

Simon Zereci ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.

- Publicitet -

Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative;  Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.

Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.

Në vitin 2020 mori gradën Kolonel, e cila me sistemin e ri të gradave u konvertua në Drejtues i Parë. Ndërsa grada Drejtues i Lartë iu dha kur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gardës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    June 15, 2025 at 4:16 pm

    I uroj pune te mbare ne mbrojtje te shkaterruesve te ketij vendi e populli, duke filluar nga i gjati e deri tek me i shkurtwri!

    Reply
  • Ardit says:
    June 15, 2025 at 5:27 pm

    O simon o kokbidon po cte duhet te jete komandanti i zagareve qe mbrojne superzagaret

    Reply
  • endri says:
    June 15, 2025 at 5:28 pm

    Garda e republikes thone, nderkohe aty ka vetem ushrtare qe mbrojne kto hajdutet, asgje per republiken

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    June 15, 2025 at 7:56 pm

    Po ky i bie te kete dale ne pension.Mblidhni mendjen, hapuni rruge te rinjve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?