Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK nis hetimet për Zvërnecin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SPAK nis hetimet për Zvërnecin
AnalizaKronikeLajmi i fundit

SPAK nis hetimet për Zvërnecin

Published: June 1, 2026
Shpërndaje

SPAK konfirmoi të hënën më 1 qershor për BIRN, se po kryhen hetime lidhur me projektin që ka nisur të zbatohet së fundmi për ndërtimin e resorteve në Zvërnec, në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, ku për shkak të rrethimit të bregdetit dhe plazhit, qindra qytetarë protestuan të shtunën kur u përballën me dhunë e deri në rrëmbimin e një personi dhe keqtrajtimin e tij, nga ana e individëve të cilët nuk kishin asnjë shenjë dalluese.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë SPAK, në fazën që është hetimi i çështjes, nuk mund të ndahen për publikun të dhëna të tjera.

Një investigim i BIRN i publikuar të premten e kaluar, gjeti se pas projektit për ndërtimin e rezorteve, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor i dyshimtë individësh dhe kompanish. Aty përfshihen: një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati.

- Publicitet -

Ndërkohë, toka ku pritet të zhvillohet projekti është prej vitesh objekt konfliktesh gjyqësore të pazgjidhura, si dhe konsiderohet nga ekspertë të mjedisit si një nga zonat me më shumë biodiversitet në vend dhe ruan një sërë pasurish natyrore jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Europës.

Pavarësisht kësaj, investitorët kanë vijuar me rrethimin e zonës dhe shtrimin e rrugëve brenda saj, duke tjetërsuar peizazhin dhe me ndërhyrje që, sipas ekspertëve të mjedisit, cenojnë rëndë lagunën e Nartës.

Një protestë e organizuar të shtunën kundër rrethimit të zonës së mbrojtur në Pishë Poro-Nartë, u përshkallëzua në incidente të dhunshme, pasi punonjës të një kompanie sigurie private u përplasën fizikisht me banorë të Zvërnecit dhe aktivistë mjedisorë. Një prej protestuesve u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë rrethimit, ku dhe u dhunua fizikisht nga persona që nuk kishin asnjë shenjë dalluese. Pas incidentit, situata u përshkallëzua dhe protestuesit e punonjësit e sigurisë shkëmbyen gurë, ndërsa në disa raste u përdor edhe spraj lotsjellës.

Situata e krijuar bëri që mijëra qytetatrë të protestonin të dielën para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme e para Kryeministrisë, kundër zaptimit të zonave të mbrojtura dhe kundër dhunës së ushtruar, duke kërkuar vendosjen papa përgjegjësisë të gjithë personave të përfshirë dhe politikanëve që kanë mbështetur e lejuar tjetërsimin e pronës publike dhe zonave të mbrojtura.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Kadastra says:
    June 1, 2026 at 8:50 am

    Nese prona është e kontestuar, perse i vihet gardhi, perse punojnë fadromat dhe perse ruhet nga rojet private nga brenda dhe nga jashtë nga policia e shtetit. Kjo tregon se shteti, PS Shtet, është i teri i përfshire ne ketë mashtrim

    Reply
    • Ekologjisti says:
      June 1, 2026 at 3:36 pm

      I vihet gardhi me tela si ato të kampeve te përqëndrimit se ashtu do Rama. Ndërkohë pronarëve të vërtetë qe sjanë te lidhur me.pushtetin ose sjua jep pronën duke urdheruar gjykatat qe ti mbajnë me dhjetëra vjet nëpër gjyqe ose atyre qe e posedojnë jua merr me ligjin për investime strategjike. Kaq e thjeshtë është.

      Reply
    • Nov rroku says:
      June 1, 2026 at 4:16 pm

      Pseudonimi fantastik…më aktuali…kadavra e pronave në të Shënjtën Vlorë ndërroi 18 drejtorë, nga drejtori i përgjithshëm i kadavrës Artan Kadavra……kështu që Vlora vetëm kadavra do sjellë nga cili krah nuk e dimë…..se ai teritor e në vazhdim deri te ura e Mifolit është pronë e Vakëfit të Vlorës e dhuruar nga PRONARI , për të studiuar djemt e Vlorës në Perëndim,as e shtetit, jo e jo provatit….. Kaq…

      Reply
  • demo says:
    June 1, 2026 at 9:06 am

    Sot RAI do kete nje investigim te vecante per ngjarjet ne Zvernec.
    BE te rishikoje qendrimin per integrimin e qeverrise Rama ne BE.E gjithe Bota po tronditet nga asgjesimi i Zonave te mbrojtura Natyrore,Historike,Arkeologjike ne Shqiperi.UNESCO shpalli perjashtimin e Butrintit nga Mbrojtja,pas zaptimit nga Edi Rama te Parkut Arkeologjik, Qeverria Rama e shpalli Zone Strategjhike Ndertimi,.Ngriti Ato karabinate e shemtuara,qe rrafshuan murin rrethues dhe perpine vlerat arkeologjike te Monumentit Antik.
    Zoterinj te BE! Perjashtojeni nga Integrimi kafshen!Shpalleni non grata,se neser do te jete vone.
    Nuk do te kete mbetur monument kulture dhe monument natyre ne kembe.

    Reply
    • Anonymous says:
      June 1, 2026 at 1:44 pm

      Ha mut

      Reply
      • 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:
        June 1, 2026 at 3:32 pm

        Hahhahahhah po o karri po

        Reply
  • Kozeta Karajani says:
    June 1, 2026 at 11:39 am

    S’ka prone private ne bregdet!n.q.s dikush e ka ate prone me dokumenta te rregullta,ta dini qe I ka fallsifikuar ato!dhe vec kesaj c’pune ka qeveria ne nje prone private,a ka mundesi te ma thote dikush kete ju lutem SE nuk e kuptoj,cfare do shteti me privatin?

    Reply
    • Fadil toromani says:
      June 1, 2026 at 4:46 pm

      Po kush po pjerdh per shqiperin,e kan len vet,keshtu te prishet dhe vidhet,se marrin dhe vet ndonje dhurate te .ajme,se cdo vend e popull i del ler zot vatanit,nuk te ndihmon njeri,kur nuk do vendin tend nuk te do njeri

      Reply
  • xxx says:
    June 1, 2026 at 11:59 am

    Mos kerkoni te “denoje” BEja Edvinramen. BEja eshte e tera si horri Edvinrama me 100flamure . Nuk po hyjme ne europe ngaqe po behemi si europa. Por ngaqe europa po behet si Shqiperia.
    Europa kurva plak historikisht na ka lene ne balte, sa here e kerkuam.
    BE ku po nenshkruan Edvonrama nuk i plas per Shqiperine.

    Reply
    • Anonymous says:
      June 1, 2026 at 3:44 pm

      Po pse

      Reply
    • Nov Rrokum... says:
      June 1, 2026 at 4:19 pm

      Plotësisht e vërtetë….do marë Ramën mbasi ti ketë internuar të gjithë Shqiptarët, ..

      Reply
    • ZZZ says:
      June 1, 2026 at 5:22 pm

      Sakte. BE eshte transformuar ne nje organizem pa forme, pa shtylle kurrizore, pa principe, pa integritet, ku te medhenjte vandosin, vulosin, vjedhin, groposin te verteten kur dhe si te duan. Plehraaaa…..

      Reply
  • Arben Demo says:
    June 1, 2026 at 12:19 pm

    Emrat kontrollohen pasi hetohet imtësisht ne Arkivin e Shtetit dhe Kadastra kush kane qene Pronaret ne 1945 dhe 1990. ne se dalin emrat e vërtete (Vrionët, Bezhani e te tjerë) merruni me horrat dhe koha kur jane falsifikuar..

    Reply
  • Ekologjisti says:
    June 1, 2026 at 3:36 pm

    I vihet gardhi me tela si ato të kampeve te përqëndrimit se ashtu do Rama. Ndërkohë pronarëve të vërtetë qe sjanë te lidhur me.pushtetin ose sjua jep pronën duke urdheruar gjykatat qe ti mbajnë me dhjetëra vjet nëpër gjyqe ose atyre qe e posedojnë jua merr me ligjin për investime strategjike. Kaq e thjeshtë është.

    Reply
  • Ekologjisti says:
    June 1, 2026 at 3:42 pm

    Spaku nëse do të bëjë një hetim të.plotë te hetojë mënyrën epërfitmit te te gjithë emrave të përfshirë, perveç trashegimtareve te ish pronarit, jo betëm të këtyre te dyve. Pëllumb Petriti dihet si eka perfituar, si nder për fallsifikimet e bëra ne emër te pronarëve, dhe jo vetëm këtë pronë por shumë te tjera. Dhe dicka për gazetën Dita. Pëllumb Petriti as ka qenë ndonjëherë avokat e as ka për te qenë. Është përfaqësues i familjes Shehu në emër e për llogari të të cilëve ka marrë nëpërmjet fallsifikkmit prona edhe ato qe si kamë.patur kurrë. Spaku edi mirë.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 1, 2026 at 6:13 pm

    Robt Jared Kushner dhe Edi Rama

    Reply
  • Orizi says:
    June 1, 2026 at 6:53 pm

    Po ku eshte SPAK apo ne gjume sa te vriten disa vete dhe e shtyjne si 21 Janarin. Si sju vjen turp qe fryhen kot dhe hane leket e taksave te popullit. Rrevolucioni po vjen, ka filluar ne disa shtete dhe shume shpejt arrin tek ne.

    Reply
  • Cina says:
    June 2, 2026 at 8:30 am

    Deti dhe vija bregderare perfshi plazhit jane zone publike, nuk ka te drejte askush ta kufizoje

    Reply
  • Anonymous says:
    June 5, 2026 at 4:59 pm

    Dakord me protestën, se shëndet demokratik është. Por qëllimi duket i errët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?