Nga Përmeti, ku po zhvillon takime me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, Rama përmendi krizën energjetike ku tha se qeveria po vepron si mburojë që qytetarët mos ta paguajnë të gjithë konsumin.
Rama tha se kjo krizë po prek edhe vendet më të zhvilluara të botës, ku familjarët po preken nga depresioni për shkak të rritjes së lartë të çmimeve. Ai tregoi se një mik i tij që jeton Në Londër, i ka shkruar se nga fatura prej 100 paundsh që paguanin më parë për energjinë elektrike, tashmë fatura ka shkuar në 400 paund. Sipas tij, familjet shqiptare po paguajnë më pak sesa konsumojnë, për shkak të subvencionimit nga buxheti i shtetit.
“Me vjen mirë që nuk është rritur asnjë qindarkë për familjet dhe biznesin e vogël për energjinë. Por ai konsum kushton shumë herë më tepër sesa familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, E mbulon buxheti i shtetit, përgjegjësia jonë karshi njerëzve. Nga ana tjetër, nuk diskutohet që mbështetja financiare e bërë, duke nisur nga pensionistët, me rritje 10%, për t’ju lehtësuar peshën e rëndë të të pasurit një hije në kurriz. Ama nga ana tjetër, jo vetëm pensionistët por për te gjithë pa përjashtim. Me buxhetin e ri do të kemi të tjera masa që të qëndrojmë pranë të gjithëve që në mënyrë solidare dhe transparente, të ndajmë mes gjithë anëtarëve të kësaj familje të madhe atë që është në dispozicion, duke garantuar një shpërndarje të ardhurave sa më të drejtë. Do mbështesim familjet duke mos ua faturuar çmimin e energjisë.
Familje në vende më të zhvilluara po hyjnë në depresion. Atje ka paga më të larta, por edhe energjia është me e lartë. Më shkruante një mik nga Londra, po më thoshte nga 100, ka shkuar 400 paund vetëm fatura për energjinë elektrike dhe ngrohjen. Ne do e mbajmë me një mburojë financiare, aty ku ishte para se të fillonte kjo flamë. Do bëjmë çmosh që rritjen e pagave ta vazhdojmë që të stimulojmë sa më shumë, jo vetëm njerëzit që punojnë në publik, por edhe ata në privat. Do e rrisim sërish edhe pagën minimale. Duam që të vazhdojmë punët, siç bëmë edhe në pandemi”- tha Rama para qytetarëve në Përmet.
o.j/dita

Shqiptaret kane qe me 1990 -ten me depresion dhe nga kjo po ta bejne mutin ty Edi Rama qe je ne pushtet duke u larguar.Mos fole o Edi Rama per keto gjera se je duke ia futur vehtes.Jashte Shqiperise tende(e them tende se nuk ke haber te kujdesh per popullin ,por te eshte bere syri vetem para ta mbushesh bankat ne bote) jane miliona shqiptare qe vertet kane veshtiresi por jane te sigurte ne jeten e tyre duke filluar nga strehimi,puna,ushqimi,ngrohja,shendetesia,arsimi i famijeve nga preschool e deri ne universitet dhe te tjera lehtesira per te mbajtur mace dhe qene ,te bejne pushime javore e vjetore pa iu dridhur dora dhe te drejten per greva duke kerkuar me shume.Shqiptaret nuk jane debila si kujton ti drogmen qe te kuptojne 400 paund elektrikun.Largohu sa me pare se ndryshe e boshatise shqiperine qe nga taxat as pagat e bashkise nuk do t’i mbledhesh.
Aktualisht në Britani 1kwh kushton 0.308 dollarë, me kursin aktual i takon 0, 16 paund për kwh dhe në qoftë se miku i Edi Ramës është bos dhe konsumon 1000 kwh në muaj del të paguaj rreth 160 paund e jo 400 paund, është thjesht mashtrim gebelsian i shout mediatik non stop për konsum budallenjësh të kusarit që është bër kryeministër për të vjedhur pa mëshir popullin e tij.
Ky genjen si derr. Nqs ai miku i tij (le t’ia thote emrin) paguan per gjithe lagjen, edhe mund te paguaje 400 paund, perndryshe kjo eshte nje rrene nga ato te zakonshment e ketij palaços.
Ka të drejtë kryeministri Rama, miku i tij me siguri duhet të ketë ndonjë shtëpi bari në Londër dhe për rritjen e kanabisit vetkuptohet harxhohet shumë energji elektrike, i takon të harxhoj mbi 2000 kwh. Natyrisht të mos keqkuptohemi, miqtë e Edi Ramës nuk janë mafiozë të drogës, jooooo……ç’ është ajo, ata janë burra të fisëm e të nderçëm si vetë ai, kultivojnë vetëm kanabis mjeksor, jo për tregun ilegal kriminal të drogës por për të shpëtuar jetë njerzish.
Janë ata që do të paguajnë 100 miljonë për të mar liçencën që ta hapin këtë aktivitet kanabisian në Shqipëri, natyrisht sepse populli që do të ripyetet në një rikëshillim nga Edi Rama, mbi 120% do të jenë për mbjelljen e kanabisit, me metodën shkencore, transparencën e drejtësinë që bëhen këshillimet e kryeministrit ton me popullin dhe ça të kërkoj populli bën partia…… dmth Edi Rama, se PS ka ngordhur me kohë.
UK jo vetem Anglia e prodhon energjine elektrike me TEC qe perdornin gazin rus te Putinit, tani kur cmimi i gazit ne burse ka arritur majat historike eshte e llogjikeshme qe cmimi i energjise te rritet per konsumatoret
por:
SHQYPNIA E EDVINIT E PRODHON ENERGJINE ME HIDROCENTRALE QE DO TE THOTE SE NGA SHITJA E ENERGJISE ARKETON TE ARDHURA TE PAPARA NE HISTORI
prandaj:
Populizmi mburavec enverist i Edvinit eshte nje mashtrim i radhes i tij qe ketkon te vazhdije te vjedhe shqyptaret dhe ata t’i thone:
EJVALLAH!
Disa shqupisa ndyresira po na thone qe per Shqiperine 800 KW/muaj jane pak (95% e familjeve shqiptare harxhojne me pak se 800 KW/muaj), kurse per Angline 1000 KW/muaj na qenkan shume. Kesaj i thone ringjallje e 7×7=42…