Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eni Vasili zbulon papritur rrënimin e TVSH-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Eni Vasili zbulon papritur rrënimin e TVSH-së
Lajmi i funditTelevizion

Eni Vasili zbulon papritur rrënimin e TVSH-së

Published: September 16, 2025
Shpërndaje

Eni Vasili, drejtore e Radiotelevizionit Shqiptar, ka bërë një reagim ekskluziv për Anabel Media, lidhur me akuzat e ndryshme nga gazetarë dhe moderatorë, në lidhjen me mosmarrjen e pagave gjatë përvojës së tyre në RTSH.

Eni u shpreh se projektet e emisioneve në RTSH, vetëm për periudhën mars-qershor kanë një kosto të lartë dhe pagesat honorare, janë një shifër që për momentin nuk mund të mbulohet.

“Kontratat me projektet për emisionet mars-qershor i kushtojnë sot televizionit 800 milionë lekë (të vjetra). Këto pagesa honoraresh kanë një shifër, që për momentin është e pamundur të mbulohet, pasi siç e kam bërë të ditur që në krye të herës, financat e RTSH-së janë gjetur të rrënuara nga stafi i ri drejtues”.

- Publicitet -

Ajo u shpreh se kanë kërkuar edhe në mënyrë publike mbështetje buxhetore nga ministria e Financave, si dhe po punohet që të bëhet një ringritje e të ardhurave.

“Kemi kërkuar (dhe është publike) mbështetje buxhetore nga ministria e Financave dhe gjithashtu, po punojmë për ringritjen e të ardhurave, mbledhjen e borxheve që palë të treta i kanë RTSH-së, si dhe rinegocimin e borxheve që ka vetë institucioni”.

Eni vijoi, duke thënë se bordi administrues financiar i RTSH po studion një formulë pagese edhe për honoraret dhe së shpejti, do të dalë me një vendim.

Reagimi i saj vjen pas postimit të Florian Agalliut, i cili akuzoi Eni Vasilin për mospagesën në “Mirëmëngjes Shqipëri”, emisioni i mëngjesit në RTSH. Përmes një postimi në Instagram, Floriani shkroi:

“E nderuara Drejtoreshë e RTSH zj.Eni Vasili! Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë në gjendje të mirë dhe të qetë; atë qetësi që duhet të ketë kushdo që mban mbi supe emrin e RTSH-së, një institucion që meriton më shumë dinjitet sesa heshtje. Duke iu drejtuar me respektin e duhur , atë që ju dhe ata që sollët nga pas, nuk e treguat kurrë ndaj nesh, dua t’ju rikujtoj një “detaj” të vogël, por shumë të rëndësishëm: ekipi i emisionit të mëngjesit, një program i miratuar dhe i strukturuar nga vetë RTSH, ende pret pagesat e prapambetura. Po, ato pagesa që duket sikur kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur diku mes zyrave tuaja”.

Më tej, Floriani tha:

“Ne kemi sakrifikuar mëngjeset tona (4:30 është një orë që edhe zogjtë e shohin me frikë), kemi sjellë në ekran profesionalizëm, energji dhe përkushtim. Por, ndryshe nga entuziazmi ynë, shpërblimi ka mbetur pezull, ndoshta harruar në ndonjë sirtar të mbyllur me dryn, ndoshta i bllokuar në ndonjë proces burokratik që ka marrë pushime më të gjata se vetë stafi juaj”.

Floriani shtroi edhe disa pyetje, të cilat janë:

– Kur do të kryhen pagesat e prapambetura?

– A ka një afat zyrtar që ne mund t’i referohemi, apo duhet të vazhdojmë të hamendësojmë si fallxhorë?

– Dhe si ndodh që edhe dera e protokollit, e vetmja shpresë për komunikim, u mbyll si të ishte një sekret shtetëror?

Por falë Postës Shqiptare unë mbërrita në dorën tuaj me letrën që ju kam nisur muaj më parë, si dashnorët dikur sepse ju nuk keni më një zyrë protokolli, atë e keni spostuar ne paradhomën tuaj që të siguroheni mirë që askush që nuk doni ju, mos t’ju gjejë kollaj. Meqë nuk u munduat të merreni me ne “mengjezarakët”, ne “3orshat” e transmetimeve live, pa dhënë asnjë përgjigje, vendosa t’ju shkruaj publikisht!”.

Moderatori theksoi se heshtja e saj është një fyerje karshi njerëzve që punojnë në insititucionin e RTSH:

“Kjo heshtje nuk është vetëm e pafalshme, është fyerje për njerëzit që punuan dhe punojnë për këtë institucion dhe nëse më lejoni një shaka të vogël: Po, prezantuesit e rinj si do t’i paguani kur nuk keni likujduar akoma të vjetrit, apo edhe ata do të ushqehen me premtime?”.

“Në pritje të një përgjigjeje të qartë dhe zyrtare, duke uruar që të jetë më shumë sesa një formë e re heshtjeje!

Me respekt,
Florian Agalli”, e përmbylli ai deklaratën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 16, 2025 at 12:01 pm

    Tvsh merr edhe taxe nga Populli ne faturat e Drita-Uje-?????????????
    Te dergoje nje ekip llogaritaresh qeverria te beje bilancet financiare te ketij Institucioni,se Eni mezi kontrollonte llapaqent qe ftonte ne studio,jo te beje Bilance financiare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • xyz says:
    September 16, 2025 at 1:33 pm

    Duhet një kontroll i fortë financiar. Ku kanë vajtur paratë që qeveria ndan për këtë institucion?! Pse i kanë shtrirë këmbët më shumë se jorgani?! Kush ka shpërdoruar ose pushim nga puna pa pasur të drejtën të punojë më në shtet, ose në burg.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    September 16, 2025 at 10:46 pm

    Keqmenaxhim,asgje tjeter.Nuk eshte Vasili per ate pune.Drejtimi i TvSh,nuk eshte drejtimi i nje bisede me ca te ftuar,hane Shane,hane Bagdad.

    Reply
  • Dajti says:
    September 17, 2025 at 4:09 am

    Turp per TVSH-n! Nje organizate hajdutesh abuzues qe na kane rrjepur gjithe jeten. Jam dakort me komentuesit lart qe duhet ngritur nga qeveria nje komision me eksperte financiare dhe te tjere qe te beje nje vleresim te hollesishem per veprimtarine pothuajse kriminale te shperdorimit te parave qe paguajne çdo muaj me detyrim te gjitha familjet shqiptare! Jam dakort qe Eni Vasili eshte komplet e paafte per te drejtuar RTSH!

    Reply
  • Noc rroku says:
    September 17, 2025 at 7:30 pm

    Kontrolloni veprimtarinë financiare të RTSH, në fund do ju shfaqen hajdutët

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama
  • Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Protestues on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Luan on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  3. Juristi on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  4. Phoenix on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?