Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alibeaj, ankesë AMA-s: Mediat e cilësojnë Berishën kryetar të PD, jam unë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Alibeaj, ankesë AMA-s: Mediat e cilësojnë Berishën kryetar të PD, jam unë
KryesorePolitike

Alibeaj, ankesë AMA-s: Mediat e cilësojnë Berishën kryetar të PD, jam unë

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i ka dërguar sot një letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD. Në një shkresë të drejtuar institucioneve, drejtoresha e komunikimit të fushatës së kandidatit për bashkinë Tiranë, Mirela Karabina tha sot se PD i bën thirrje institucioneve shqiptare të të marrin masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike.

“Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike,”- thuhet në ankesë.

DEKLARATË – Partia Demokratike e Shqipërisë

- Publicitet -

Tiranë më 13.04.2023

Lënda: Ankesë lidhur me keqinformimin nga disa subjekte mediatike.

Drejtuar: Znj. Armela KRASNIQI
Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Znj. Desada METAJ
Zëvëndëskryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Z. Ilirjan Celibashi
Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të Nderuar,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin numër 179, datë 18.03.2023 ka vendosur: “Regjistrimin e partisë politike “Partia Demokratike”, me shkronja nistore “PDSH”, me nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ky vendim së bashku me vendimin e datës 03.03.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm kanë zgjidhur në mënyrë përfundimtare legjitimitetin e drejtuesve të Partisë Demokratike, pjesmarrjen e saj si subjekt zgjedhor dhe përfaqsimin e saj gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme vendore të datës14 maj 2023.

Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike” etj.

Megjithëse drejtimi i Partisë Demokratike dhe mosregjistrimi i grupimit të vetëquajtur “Rithemelimi” si subjekt zgjedhor këto janë fakte publike, të njohura dhe të raportuara nga vetë subjektet mediatike, këto të fundit vazhdojnë që në shkelje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, t’i referohen z. Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike dhe të përdorin në emisioniet informuese qëndrime që nuk përkojnë me realitetin ligjor dhe zgjedhor. Kjo sjellje përvecse përbën keqinformim, krijon konfuzion të qytetarëve, përsa i përket lidershipit zyrtar të kësaj force politike, pjesmarrjes në zgjedhje dhe kandidaturave të mbështetura nga ana e saj, duke passjellë cënimin e interesit publik.

Neni 4, pika 1, gërma “ç” e ligjit nr. 97/203 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “Ligji nr. 97/2013”), parashikon se: “Transmetimet audiovizive zhvillohen mbi bazën e këtyre parimeve: ç) veprimtaria e transmetimeve audiovizive siguron informim objektiv dhe të paanshëm të publikut, duke paraqitur në mënyrë të saktë faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar formimin e lirë të opinionit.”.

Në listën e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive përcaktohet se: “1. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: a) të njoftojë dhe të paraqesë lajmet në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive; b) të sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për të gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme; 2. Përcaktimet e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni nuk e ndalojnë OSHMA-në të transmetojë veprimtaritë e forcave politike. OSHMA-ja, gjatë kohës së këtij transmetimi, nuk duhet të shfaqë anshmëri politike.” (shih nenin 33).

Gjithashtu neni 85 i Kodit Zgjedhor në pikën 5 të tij njeh dhe përcakton të drejtën e KQZ që të kërkojë korrigjimin e sjelljes nga ana e operatorëve radiotelevizive, kur kjo e fundit konstatohet se shkel parimet dhe frymën e Kodit Zgjedhor përsa i përket pasqyrimit të fushatës zgjedhore.

Dispozitat e sipërcituara imponojnë detyrimin për mediat audiovizive që informacioni i përcjellë të jetë objektiv, i vërtetë dhe i paanshëm. Në të kundërt, referuar nenit 19, pika 3 të ligjit nr. 97/2013, AMA ka detyrimin të konstatojë shkeljen e kryer dhe të vendosë sanksionet ligjore. Në rastin konkret, është e qartë se paraqitja e z. Berisha si kryetar i Partisë Demokratike, apo i fakteve të tjera referuar këtij subjekti zgjedhor lidhur me kandidatët e mbështetur, përkatësinë e kandidatëve në këtë forcë politike apo koalicionet në të cilat ajo është pjesmarrëse është një informacion i pavërtetë dhe që paraqet haptazi njëanshmëri politike në debatin e brendshëm të kësaj force politike.

Në këto kushte, në cilësinë e Kryetarit të Komanduar të Partisë Demokratike kërkoj nga ana juaj fillimin e menjëhershëm të një hetimi administrativ dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

KRYETARI I KOMANDUAR

Enkelejd Alibeaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lejleku truthare says:
    April 17, 2023 at 7:12 pm

    Kryetari komanduar nga kryetari i dorehequr. Me 15 maj kur te marrinstafeten Gaz Bardhe do kemi kombinimin Kryetari i komanduar nga ish/kryetari i komanduar nga kryatri i dorehequr and to be continue….
    Keto lavra politike kerkojne te kapen pas nje perqindje te votuesve analfabete qe votojne logon por nuk behesh politikan ashtu . Show juaj po i vjen fundi me 15 maj . Merrni ato 2 mil euro dhe beni qoka ndermjet vetes se karriera juaj politike eshte e mbaruar.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    April 17, 2023 at 8:12 pm

    Keq me vjen per Alibeajn qe se njeh njeri per kryetar por ai duhet ti gezohet vules megjithese nuk e meriton. Ka dhe Alibeaj nje parti si partia e Spartak Ngjeles.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?