Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Epsteini” i historisë së zezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > “Epsteini” i historisë së zezë
opinion

“Epsteini” i historisë së zezë

Published: November 10, 2026
Shpërndaje

“Epsteini” ynë është i ngjashëm me atë të SHBA-së, por jo i njëjtë. Mes të tjerash, ai është ende i gjallë. Njësoj si Epsteini tashmë edhe më i famshëm, ai josh politikanë shqiptarë riosh, nga këta ambiciozët që duan patjetër të kenë fotografi me politikanë amerikanë. Pak rëndësi ka nëse i gjejnë në kafe, në derë të tualetit apo në rrugë.

Ky është një biznes i madh, fitimprurës, që tani është shtrirë edhe në rajon, tek politikanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Madje, nga pak, edhe tek politikanët sllavë të Ballkanit, që vuajnë të njëjtat simptoma inferioriteti.

Shumica e tyre paguajnë shtrenjtë. Brenda Shqipërisë ai e mban pak dorën, sepse pagesat i shkëmben me favore politike nga ana e pushtetit dhe me një histori të pazakontë përballjeje me drejtësinë, që po shkon në vitin e saj të 18-të pa ndëshkim.

- Publicitet -

Në rajon u rrjep miliona që nuk deklarohen askund, por kthehen në fatura OJQ-sh për “konferenca rajonale për paqe dhe stabilitet”.

Ndryshe nga Epsteini amerikan, ky nuk u gjen vajza të reja politikanëve të rajonit. Ai u ofron diçka që ata e dëshirojnë më shumë se seksin: fotografi me politikanë amerikanë dhe lajme për “mbështetjen amerikane” për një tufë politikanësh të dëshpëruar, që nuk ja dalin dot me kryetarët e partive në Shqipëri dhe e projektojnë veten si politikanë ndërkombëtarë.

Edhe te Epsteini amerikan shumica shkonin për influencë politike, pastaj vinte edhe seksi. Te Epsteini ynë, klientët e quajnë seks daljen në foto me politikanë amerikanë.

Ndryshe nga Epsteini i tyre, ata nuk kanë filluar ende të japin mend për politikën botërore — fjala vjen për të ardhmen e NATO-s apo Groenlandën — por “Epsteini” ynë po.

Atij i duhet: sa më shumë të flasë globalisht, aq më shumë rrjep lokalisht nga kjo racë politikanësh tanë që duan foto në SHBA.

I përfshirë si agjent rekrutimi në rrjetin e “Mëngjesit të Lutjeve”, me detyrë sigurimin e klientëve fillimisht nga Shqipëria e më pas nga rajoni, ai ka ndërtuar ndoshta biznesin më fitimprurës se të gjithë politikanët shqiptarë kur nuk janë në pushtet. Nuk i deklaron këto para, i kthen në fatura dhe “nder” për fotografi në SHBA dhe, në njëfarë mënyre, u shet politikanëve shqiptarë atë që ata e meritojnë ta paguajnë: inferioritetin e tyre dhe pafuqinë për t’u realizuar si politikanë realë.

“Epsteini” ynë flet përgjithësisht për kombin, atdheun, familjen, pronën, demokracinë dhe mbi të gjitha për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit për të mirën e vendit. Kjo është një cilësi e rrallë, e diktuar edhe nga biznesi që ofron për të gjitha palët, kur janë në hall për ndonjë foto.

Fotot janë gjithmonë me kostum e kravatë, në sallone luksoze, por fatkeqësisht zbulojnë lakuriq mjerimin dhe varfërinë e politikës shqiptare, të cilën e mjel si një kope delesh një njeri qesharak, shumë i sigurt kur flet dhe krejt i paqartë se çfarë thotë.

“Epsteini” ynë quhet Fatmir Mediu.

Nuk ka histori rozë aq të mëdha sa Epsteini origjinal, pasi është bërë i famshëm me një histori të zezë që ka varrosur 26 qytetarë shqiptarë bashkë me djalin e kryeministrit. Dhe që prej asaj dite, lutet çdo vit në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA, që të ketë sa më shumë klientë nga Shqipëria dhe rajoni, të gatshëm të paguajnë për t’u dukur të rëndësishëm dhe pro-amerikanë të vendosur. Si ai.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?