Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
AktualitetBote

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Published: April 27, 2024
Shpërndaje

Presidenti turk ka shtyrë vizitën në Shtëpinë e Bardhë, e planifikuar për në 9 maj. Lajmin e bën të ditur Anadolu Agency, dike iu referuar një burimi që ka dijeni mbi vendimin. Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e kësaj shtyrjeje.

Një zyrtar amerikan vuri në dukje se takimi nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Takimi do të ishte vizita e parë dypalëshe në Uashington që nga viti 2019 kur Erdogan u takua me Presidentin e atëhershëm Donald Trump. Ai dhe Biden janë takuar disa herë në samite ndërkombëtare dhe kanë folur me telefon që kur presidenti demokrat i SHBA mori detyrën në janar 2021.

- Publicitet -

Lidhjet mes SHBA-së dhe Turqisë kanë qenë prej kohësh të tensionuara për shkak të divergjencave mbi një sërë çështjesh.

Ato njohën relaksim që kur Ankaraja ratifikoi ofertën për anëtarësimin e Suedisë në NATO në fillim të këtij viti, por tensionet vijojnë mbi Sirinë dhe Rusinë dhe luftën në Gaza.

Erdogan vizitoi Irakun fqinj këtë javë. Fundjavën e kaluar, ai u takua me liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në Stamboll, takimi i parë midis Erdogan dhe një delegacioni të Hamasit të kryesuar nga Haniyeh që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Erdogan i është referuar së fundmi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si “kasapi i Gazës”.

“Paraardhësit e mi i shërbyen Jeruzalemit për 400 vjet; trashëgimia e tyre nuk mund të fshihet,” tha Erdogan.

Kushdo që kërkon “faraonët modernë nuk duhet të shikojë larg, vetëm shikoni ata që kanë vrarë pa mëshirë 35 000 palestinezë në 203 ditët e fundit”, tha ai, duke iu referuar ofensivës disamujore të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Netanyahu, si zuzarët para tij, ka skalitur emrin e tij në histori me turp si kasapi i Gazës”, shtoi ai.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  2. Prometheus on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?