Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ERE merr vendimin: Në muajin nëntor dhe dhjetor aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ERE merr vendimin: Në muajin nëntor dhe dhjetor aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW
EkonomiKryesore

ERE merr vendimin: Në muajin nëntor dhe dhjetor aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

- Publicitet -

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e  ERE.

Ndërkohë, nga qeveria ende nuk ka një reagim për këtë vendim të ri të ERE, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar, duke thënë se në muajin nëntor do të vendosej fasha e re.

“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë. Elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë. Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit. Kjo është objektive”, tha Rama pak ditë më parë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    October 28, 2022 at 10:04 am

    80 miljon erot e Be-se i gllaberojne rilindasit,se nuk ka arsyetim tjeter ky vendim barbar ndaj shqiptareve te varfer!?

    Reply
  • intelektuali says:
    October 28, 2022 at 11:35 am

    ERE DEBILE DHE DALLKAUKE ME FASHAT DHE FASHATURAT ENVERISTE PER KATUNARE DRU ME PRE SI NJE REZIL I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES

    Po c’eshte kjo fashe konsumi 800 kW o ERE mesjetare, o debila dhe dallkauke te Edvinit, o injorante enveriste per katunare dru me pre te Entit rregullator te Envergjise qe nuk di njesite matese te saj, qe nuk ka haber fare per njesite matese te energjise dhe as nuk beni mundimin te hapni tekset e fillores qe te mesoni se energjia nuk eshte fuqi e nje makine, gjeneratori qe matet me kilovate “kW”, por matet me:

    KILOVATORE dhe shenohet me simbolin “kWh” ne nje forme krejt rigoroze qe o budallat e ERE e keni te shkruar ne cdo sahat elektrik.

    prandaj:

    KY QYFYR QE KENI SHKRUAR NE NJOFTIMIN PER SHTYP QE MBAN DATEN 28.10.2022 TREGON VETEM INJORANCEN TOTALE QE DREJTON SOT SHTETIN SHQYPTAR

    qe:

    na ben te skuqemi dhe te qajme ne, perkthyesve interpretues te njoftimeve injorante qeveritare per shtyp kur partneret tane te huaj na detyrojne te perkthejme qyfyret zyrtare te Rilindjes Enveriste te Edi Rames per te na perqeshur dhe treguar me gisht si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu.

    Reply
  • fteri says:
    October 28, 2022 at 4:51 pm

    Është vendimi pozimë poztiv që ka marrë ndonjë qeveri përgjatë 30 VJETVE demokratoshkërdhatësi -BRAVO !…. ,një vendim shumë i përgjegjshëm,RESPEKTE sepse kjo i vjen në ndihmë të shumicës popullit thjeshtë ,një vendim social -historik !…PËR TË QENË më TË DREJTË ME SHUMICËN E THJESHT të popullit .Sepse një familje NORMALE në shqipëri nuk i hargjon kurr as 700 kw energji elektrike në muaj ,konkretisht unë hargjoi rreth 250kw muaj , për vitin e ri mund të shkoj deri 390KW. shtrohet pyetja përse populli thjeshtë të pagujë për pasanik me vila të paisura me sisteme kondicionerësh ,ngrohje -ftohje që nuk fiken fare 24 orë ,vetëm këta mund ti harxhojnë mbi 800 kw mujë , disa hargjojnë edhe deri 2000kw ,tipike Vila e Sali Berishës harxhon 10 fishin e një familje të thjesht,atëherë me që ato familje që e kalojnë fashën 800kw muaj ,detyrimisht ta shkundin gjepin e tyre ,jo të zhvasin të varfërit. !?…..

    Reply
  • Ilir says:
    October 28, 2022 at 5:28 pm

    Por ne rastet kur ne nje shtepi ka nje te semure te paralizuar( diku edhe dy), qe lavatricja eshte ne pune thuajse perdite ndersa ngrohja e dhomes se tyre domosdoshmerisht eshte ne temperature te pranuar prej te semurit, uje i ngrohte po ashtu, si pasoje konsumi i energjise elektrike ne muajt e ftohte te dimrit i ka kaluar 800 kW .
    A duhet te kete perjashtime te kesaj fashoje per kete familje ?
    Ne raste te tilla mendoj se duhet te kete perjashtime, dhe keto te behen publike.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 28, 2022 at 5:30 pm

    Do paguash Ilir, semundja eshte privilegj. I semuri po ashtu te vdesi, Nuk ja ka borxh populli qiptar te harxhoje per te semuret. Cpenximet i duhen mretit Ramut te bredhe ku te doje me Allopran llukcoz

    Reply
  • !!? says:
    October 29, 2022 at 7:32 am

    Kur u hoq fashua 300 kwh, u favorizuan vetëm ata që harxhonin më shumë se fashua që ishin njerzit më mirë nga gjëndia ekonomike dhe do paguanin më pakë, por të ardhurat e OSHE nuk u paksuan por u shumfishuan se horri që ka neveri për fukarenjët sharlatani global Edi Rama u rrasi deri në rrëz hurin stërmath të ngritjes së çmimit nga 7,5 në 9,5L të rinjë për kwh dhe ndyrësira me cinizëm dhe tallje përbuzëse për shqipëtarët deklaroj për këta fukarenjë që janë 80% të konsumatorëve duke u përplasur në fytyrë jargët e deklaratës që

    “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë është ulur” dhe

    kur ky horr, kusari kryeministër dhe kryeministi kusar unik në glob, kur ve përsëri fashon a nuk duhet të ul çmimin e energjisë elektrike nga 9,5 në 7,5 L për kwh sikurse e ngriti kur hoqi fashon para 7 vitesh po të mos ishte kusar?

    Nashi, mendoja që injorante në nivelin e njerëzve budallenjë ishin ministreshat Balluket , Xhaçkat e Kraficat ………. i gjithë kabineti qeveritar, bashkë me poli injorantin global Edi Rama që punëson këto injorante por duke par dokumentin origjinal të bordit të ERE ku përsëri energjia matet prej tyre me kw dhe jo me kwh, atëhere ne qënkemi një komb fatkeq që në të gjithë qelizat e shtetit paskemi vetëm gomer e gomarica që duam, kampionë të padijes. More është tmerr se si ka mundësi që këta që vendosin dhe meren me energjinë nuk dinë njësitë matse të kësaj energjia , atëhere këta duhet të jenë analfabetë mjeranë pa shkollë ose po të jetë ndonjë inxhinjer ai e ka mar diplomën e shkollës së lartë sikurse e muarën infermjeret e fshatit tim për tre muaj studimesh intensive në universitetin elitar Kristal. Ato u ngrysën pa dipllomë duke vazhduar në errësirën e frikshme,antidije të natës korruptive studimet në këtë universitet dhe u gdhin me diploma të blera me para në dorë, praktikë që nuk është ndërprer edhe sot në universitetet tona që duam, publike dhe jo publike që prodhojmë injorantë klasikë si këta që qënkin kudo në dikateret e shtetit që meren me energjin.

    O ju të ERE, energjia E= P.t ku P është fuqi e energjitike në këtë rast fuqia e rrymës dhe t është koha. Por fuqia P matet me kw dhe koha me h që mbase nuk e dini por është njësi matse e kohës ora, dhe me shumëzim po të jetë fuqia fërnelës psh 2 kw dhe ti inxhinjeri elektrik i ERE e mban takuar 3 orë për të gatuar kemi i nderuar specialist i ERE:

    E = P.t = 2kw.3h = 6 kwh

    a më kuptoni ju inxhinjerët e ERE apo ta përsëris edhe një herë. Mendoj që po të mos jenë fare budallenjë këta të ERE do t’ më kuptojnë sa do pak.

    Propozoj që Edi Rama të mbleth të gjithë inxhinjera e specialistë që ka punësuar për të menaxhuar energjinë që qënkeshin injorantë noterikë dhe po bëj një kurs mbi energjinë, matjen e saj dhe njësitë matse versie pa pagesë. Madje i nerumi Edi Rama duhet të vij i pari në këtë kurs intensiv si kreu i këtyre injorantëve bashk me Balluken se është turp dhe e pafalshme të na qeverisin një tufë mjerane gomerësh e gomaricash totalishtë injorantë të pagdhëndur.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 29, 2022 at 8:19 am

    !!?:

    Pershendetje nga intelektuali per komentin shterues dhe sqarues qe keni paraqitur edhe me formula ne kete forum te nerum te gazetes DITA, por turpi dhe rezili i Shqypnise nuk vjen nga katunaret dru me pre fanatike te Edvinit qe hedhin llogje injoranti si fteri – myteberi, liu – firifiu, etj. por ketu situata eshte mjaft serioze sepse llogjet e injorantit i hedhin ne meda institucione qeveritare si ERE me raport zyrtar te publikuar ne meda qe madje me kete i vene vulen injorances se tyre ne syte e Botes se keto raporte ketu ne BE perkthehen menjehere nga seksionet e posacme te komisioneve te BE dhe te perkthesh nje njoftim zyrtar per shtyp qe del nga nje institucion prestigjoz si ERE dhe qe verteton ashiqare se ERE nuk njeh se energjia nuk eshte fuqi, se energjia matet me kWh qe lexohet “kilovatore” dhe jo kW qe lexohet “kilovat” dhe pavaresisht se keto njesi matesi ne lexim jane afer me njera tjetren, kjo do te thote qe ERE ta bleje dhe ta shese energjine me kilo-gram apo me kilo-meter qe eshte njesoj si kilo-wat dhe kjo:

    ESHTE NJE TURP DHE REZIL I PAPARE I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES

    Si mund ta ndihmoje Bota e Civilizuar Shqypnine Mesjetare kur Kryeministri, Ministri, dhe Institucionet e Shtetit nuk njohin njesite matese te energjise kur nuk ve dot ne pune nje palo TEC qe e ka gadi dhe taze ne Vlore, por qe mer me qera si frengu pulen rrangalla motor-gjeneratore nga Bangladeshi me rendimet 3 here me te ulet se nje TEC klasik dhe qe do te helmojne Vloren me emisionet e gazeve te mazutit qe do te djegin ne limanin turistik?

    SI MUND TE ANTARSOHET SHQYPNIA NE KETE GJENDJE MJERANE TEKNIKE NE BE?

    Reply
  • !!? says:
    October 29, 2022 at 2:51 pm

    Intelektual, u mërzita si edhe ti duke shkrujtur të njëjtën gjë për njësitë matse të energjisë dhe prapë del që injoranca ka hedhur rrënjë të thella në çdo qelizë të shtetit ton. Tani , nuk është turp të mos dish se nuk kanë lindur të gjithë të ditur dhe s’ është e thën që të gjithë të din psh fizikë, por i mënçuri që nuk di pyet atë që di por këta, të gjithë jo vetëm që janë injorantë por më vjen keq që ta them, janë edhe budallenjë që nuk pyesin specialistët që këtij shteti kusarësh i mungojnë por janë kudo dhe as nuk pyeten që nga kryeinjoranti që e quan vehten i gjithë ditur, Edi Rama që

    improvizon vetëm mëndësitë primitive të adoleshencës së ëndrrave të deformuara në çdo fushë ku fut hundën e tij prej injoranti total. Injoranca kudo në këtë shtet është produkt i injorancës së frikëshme të individit që është bër kryeministër vetëm për të bër realitet ëndrrat primitive të adoleshencës ku mbizotron ajo e Albabës së shpellës me thesare prrallore me 40 hajdut që në 2030 me këtë përbindësh të sofistikuar të kusarisë kthyer në shkencë okulte në qeverisje do të sjell apokalipsin historik , shpërbërjen e kombit shqipëtar.

    Pushtimi i Shqipërisë nga lukunia e kusarëve injorantë, ish sekretarët e partive, kuadrot e administratës socialist që u shndrruan nga marksisti leninist antikomunisti dhe antishqiptari i përbetuar Ramiz Alia në banditët partiakë të PD, PS dhe LSI dhe kapitalistë kusar biznesmenë, është pushtimi më barbar në historin e popullit ton. Edhe hordhitë e Xi ngis Khanit, nuk do të na kishin bër atë që na kan bër dhe po na bëjnë pa u ndalur pushtuesit e Sali Berishës, Fatos Nanos , Ilir Metës dhe hordhia famkeqe, ish PS tashma kufomë e dekompozuar, e spiun patronazhistëve të kusarit, horrorit kombngrënës Edi Rama.

    Reply
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 1:54 am

    Ku jane organizatat qe mbrojne konsumatorin e varfer qe mezi shtyn ditet me varferine e tejskajshme qe perballet ne vitin 2022

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?