Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ERE në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, PS pranon kërkesën e 15 deputetëve të opozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > ERE në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, PS pranon kërkesën e 15 deputetëve të opozitës
KryesorePolitike

ERE në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, PS pranon kërkesën e 15 deputetëve të opozitës

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Kuvendi ka pranuar kërkesën e një grupi prej 15 deputetësh të opozitës për të thirrur në seancë plenare drejtuesin e ERE, për të dhënë shpjegime lidhur me rritjen e çmimit të energjisë pas pranimit të vendimit të qeverisë për vendosjen e fashës 800kwh.

“Të gjithë jemi dakord, kundër nuk ka, kërkesa pranohet dhe do mblidhet konferenca e kryetarëve që do përcaktojë kohën e debatit”, tha kryetarja e Kuvendit.

Një ditë më parë është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë. Vendimi i ERE-s përcakton se deri në 800 kilovatë, çmimi i aplikuar do të jetë 9.5 lekë, ndërsa për çdo kilovat të harxhuar mbi pragun e caktuar tarifa do të jetë 42 lekë.

- Publicitet -

Çmimet e ndryshuara, thuhet më tej, do të jenë në fuqi për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor.

“Çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit në rast se ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë Bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabime materiale të konstatuara. Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në mbyllje të vendimit, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur një vendimmarrje të dytë nga ana e ERE-s për ndryshim të tarifave.

Por, ky qëndrim ka ngjallur konfuzion te qytetarët, pasi tarifat e miratuara përcillen tek OSHEE. E pyetur mbi këtë çështje, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se me miratimin e vendimit, fusha e përgjegjësisë së Entit Rregullator të Energjisë ka përfunduar dhe është e drejta e qeverisë të aplikojë apo jo fashën.

“ERE shprehet për miratimin e çmimit, çdo kWh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE-s. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së EREs. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën. Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët”, tha Balluku.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    October 6, 2022 at 10:27 am

    Po mire o gazeta DITA:

    Ne fillim flisni per fasha me kilovatore kWh Dhe pastaj ja fusni si kau peles me kilovate kW si te gjithe pushetaret dhe media e Rilindjes Injorante Enveriste te Edvinit

    sepse:

    INTELEKTUALI I PROPOZON MINISTRES BALLUKU QE TA MASE ENERGJINE ME KILOGRAM OSE ME METER LINEAR QE TE MOS BEHEN ME GABIME TRASHANIKE QE NA TREGOJNE SI POPULL ZULU PREJ AFRIKE NE SYTE E BOTES

    Reply
  • Sulo Pepja says:
    October 6, 2022 at 12:45 pm

    Çmimi per fashen deri në 800 kWh nuk është 9.5 lek/kwh, por 11.4 lek/kwh dhe për fashen mbi 800 kwh çmimi nuk është 42 lekë/kwh por 50.4 leke/kwh. Këto janë mashtrime të qeverisë, sepse çmimet e deklaruara nga qeveria janë pa TVSH, ndërsa familjaret shqiptare paguajne edhe TVSH-ne e energjisë të harxhuar. Pra çmimet që do të paguajnë faliljet shqiptare janë 20% më të larta se ato që deklaron Qeveria. Çfarë Qeveri mashtruese!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
  • Merz akuzon AfD-në për “spastrim etnik”, anulon telefonatën me Trump pasi uroi ekstremistët
  • Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • Gjykimi ndaj Thaçit drejt fundit, nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë
  • Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Kush është “Igori” në audiopërgjimin me Ron Yeffet
  2. Berlin on Parime apo Interesa?
  3. Berlin on Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  4. tom on Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  5. Aldo on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?