Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erion Braçe reflekton pas intervistës me Grida Dumën: Më vjen keq që…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Erion Braçe reflekton pas intervistës me Grida Dumën: Më vjen keq që…
Politike

Erion Braçe reflekton pas intervistës me Grida Dumën: Më vjen keq që…

Published: December 7, 2025
Shpërndaje

Erion Braçe ka reflektuar pas intervistës së tij të parë me moderatoren, dhe dikur ish-kolegen e tij deputete, Grida Duma, në emisionin e saj “Top Story” në Top Channel.

Në një koment në rrjetet sociale, Braçe zbulon përplasjet që ka pasur me Dumën në Kuvend, po ashtu edhe me deputeten demokrate Jorida Tabaku, e cila gjithashtu ndante të njëjtën studio me të në emisionin e së enjtjes.

Deputeti socialist thotë se i vjen keq për ato përplasje në Kuvend që shpesh synojnë të kthehen personale dhe sipas tij mund të shkojnë deri në poshtërimin e tjetrit, duke ia atribuuar konfliktit politik.

- Publicitet -

Postimi i Braçes:

MENDUAR NE E DUKE PARË TOP CHANNEL!

Te enjten isha në Top Story, në Top Channel;

Kjo është një foto e minutave të mia atje. Është Grida Duma, Jorida Tabaku dhe unë, në foto gjithnjë.

Një ditë më pas, gazetari i emisionit më dërgoi nja dhjetë foto-isha vetëm unë në to. I pashë dhe i shkruajta: Po unë nuk isha vetëm!! Qeshi dhe dërgoi këto që shihni në seri.

1. Grida Duma dhe unë nuk kemi folur ndonjëherë. Kemi qenë në Kuvend, në të njëjtën kohë, në dy anë të ndryshme, por nuk kemi patur komunikim.

Edhe pasi ajo iku nga Kuvendi, njësoj.

Po e them, më pëlqente kur i ktheheshin aty, pas fjalëve të saj; madje kam qeshur me zë kur i ktheheshin keq; Më vjen keq për këtë!

Une nuk shoh politikë në televizion, por në emisionin e saj është folur për mua; janë thënë të pavërteta, madje edhe jam fyer qëllimisht. Jam përgjigjur edhe unë publikisht, në menyrë të njëjtë. Dy herë kemi këmbyer mesazhe në gjithë kohën pas Kuvendit. Të dyja herët për të qenë në emision. Herën e parë i thashë se nuk kisha nerva të isha në TV. Nuk e besoi, e kuptova kur e dëgjova të fliste më pas për emisionin e saj, nisjen e tij. Hera e dytë ishte këtë të enjte, por këtë herë isha në studion e saj.

Pas emisionit i mendova të gjitha këto, mbi të gjitha marrëdhenien. Do doja të isha sjelle krejt ndryshe. Cdo gjë nis në KUVEND e vijon prej ndarjes së egër aty. Kam kuptuar se në Kuvend nuk mund të jesh ose është e vështire të jesh njeri normal, deputet po i tillë. Rrënjet janë tek konflikti, shërben si nxitës i adrenalinës dhe kjo e fundit e bën konfliktin personal, kërkon ta mundësh deri poshtërrosh tjetrin, edhe kur është grua. Pas tij cfarë nuk ka-lëvdime në sy e telefon, rrjete sociale, vlerësime si i zoti ngado dhe ti zhytesh e krijon këtë profil që është i ashpër, deri diku i dhunshëm. Profil që është i rreme si model suksesi, nuk i vlen kujt, veçanërisht njerëzve të zakonshëm. Profil që ndan, përcan dhe bën dëm, marrëdhëniet i rrënon, mosbesimin e kthen në vlerë.

Do doja që gjithcka të niste tek respekti dhe respektin ta jepja unë.

2. Jorida Tabaku ka një jetë në Kuvend, në Komisionin e Ekonomisë në më të shumtën e kohës, përballe gjithnje, duke menduar ndryshe, perplasur cdo here, ne pak raste ne nje mendje-ne fakt une deri diku ne qendrimet e saj, ajo kurre ne qendrimet e mia, ne debat permanent dhe gjithnje ne perpjekje per ta gjetur pa argument apo ne argumentin e gabuar, ne numrat qe nuk jane apo nuk qendrojne. Nje perballje qe shtyn te lexosh, kerkosh, dokumentosh, troc te pergatitesh per qendrimin tend, si afirmim apo si kundershti ne thelb, mbeshtetur ne dije e parime, per te mberritur tek me e mira. Dy qenie politike teresisht te ndryshme, mbeshtetur ne ideologji te ndryshme, nga rrjedhin qendrime te ndryshme politike e profesionale, por qe ja pranojme njeri tjetrit si te tilla, pa ndryshuar gje.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    December 7, 2025 at 10:15 pm

    Avash se mos qan
    Kontrollo tiroidet njherë se ti emocionalisht je si tip torollaku

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 8, 2025 at 1:08 am

    Po ku keni ideologji ju mer Brace,as te ndryshme,as te pandryshme! Kur ju vjen parja ne dore,te rruni. Ty te ka ardhe flurthi noi zog per hava,prandaj terbohesh edhe me ministrat e fanelles tate. Se je me fukara se keta drejtorat e ARRSH.

    Reply
  • Skypion says:
    December 8, 2025 at 7:00 am

    Me thonin miq nga ana e socialistes se, jo te gjithe socialistet jane hajdute dhe te korruptuar; ka edhe te ndershem mes tyre dhe si shembull me sillnin Bracen.
    Te them te drejten, jo se kisha ndonje kundershtim ne parim, se natyrisht jo te gjithe jane hajdute; por kur me merrnin si shembull Bracen, sec kisha nje si komb ne gryke, meqe e dinja dhe isha i sigurte, se edhe pse nuk kishte ndonje rekord publik si nenpunes i akuzuar a korruptuar, megjithate ishte i korruptuar; dhe kjo jo vetem per shkak te akuzave kaq te zeshme te Doktorit, per lidhjet e Braces me boten e nendshme te krimit ne Lushnje ( rasti Kokoneshi).
    Me shume ishte per mbeshtetjen e pakushtezuar qe i bente te inkriminuarve dhe korruptuarve ne Parlament; sepse , nuk ka kuptim qe nje njeri i ndershem, te mbeshtese nje kriminal apo hajdut.
    Mirepo ky lloj argumentimi, ne debatet me miqte nga socialistja, ishte si shume teorik; ata donin fakte konkrete.
    Dhe ja ku erdhen faktet…
    Zgjedhjet e 11 majit; te gjithe e pame, sepse e filmuar me ze dhe figure, sesi Erion Brace e kishte kthyer zyren e tij elektorale ne nje pike ku shperndaheshin zarfe me para; te gjithe i pame me syte tane, sesi vraponin nga zyra e Braces patronazhistet me cantat me para dhe dokumente kompromentuese.
    Nuk ka korrupsion me te madh se ai elektoral; sepse ai eshte burimi i gjithe llojeve te korrupsionit qe vijne me pas; cka e ben Erion Bracen nje nder te korruptuarit me te medhenj ne socialistja.

    Reply
  • Dashi says:
    December 9, 2025 at 8:59 pm

    O Zot , çfarë nuk na dëgjojnë veshët e shikojnë sytë . Skypioni paska parë me sytë e tij se si “dilnin nga zyra elektorale e Braçes çantat me para” (!) . Madje sipas llomotitjeve të gojëqelburit “doktori” , Braçia na “qënka lidhur me botën e nëndheshme të krimit” (!) .
    Po si nuk kuptoni një gjë kaq të thjeshtë more , kini 13 vjet që vetëm shani e shpifni , digjni e shkatërroni , braktisni zgjedhje e dorzoni mandatet e deputetëve ? Dhe rezultati ? Braktisje e militantëve dhe distancimi nga Berisha . E përsëri të njëjtën strategji e të njëjtat veprime ndërmerrni , e prisni të rëzoni Ramën . O pika që s’ju bije juve ! Ja u vjedhkan zgjedhjet juve ? Po mirë , ja zgjedhjet ja u vjedhin , po kur tentoni të bëni “protesta , protesta , protesta” ( siç gërthet me të madhe lezhenda e poshtërsive) , pse nuk ju mblidhen njerëzit ? Juve nuk ju ka mbetur asgjë më , as parti , as lider , as programe , as zgjedhje brenda partisë suaj të pjerdhur . Dorëzoni çelsat , nxirreni në pension kuçedrën me shtatë koka që ju ka zaptuar , afroni të rinj e të reja intelektualë dhe rikrijoheni partinë , që mbas nja dy , tre legjislaturave të vini në pushtet .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?