Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë enjte rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Rekursi u bë më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg.
Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në vend të qëndrimit në burg. Gjykata pritet të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën ose do të lërë në fuqi masën ekzistuese të sigurisë.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
j.l./ dita

Nuk ka gjyqtar me kellqe dhe profesionist qe te ndryshoje masen e sigurise.Jane frikacak,u ka futur friken ne palce SPAKU,jane te pergjuar dhe survejuar.
Mos u Tut nga presionet mediatike,,avokatike,polIitike SPAK!
TE GJITHE HORRAT LUAJNE SHENJTORIN.
Edhe Al Capone sherbeu shume per komunitetin ne nevoje,por u gjind nje prokuror Eliot Ness si pun e Olsi Dados,qe ju qep Bamiresit prane komunitetit, Al Capone,pa pasur asnje prove.E denoi padrejtesisht per Evazion fiskal,per ca breke dhe fustane grash.
Mos u tut SPAK NGA PRESIONET,se ktyre pas burgut ju dalin horrlleqet.
Sperdridhu,sperdridhu sa ne nje gjykate kushtetuese,ne Gjykate apeli,nga gjykata administrative,ne gjykate te larte.Vetem ne Ate gjykaten ku akuzohesh me 13 akuza per korrupsion,NUK PARAQITESH.