Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Padia e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Padia e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë
Lajmi i funditPolitike

Padia e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

Published: September 29, 2025
Shpërndaje

Erion Veliaj paditi të hënën në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, duke futur në ngërç planet e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Në kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me parimet kushtetuese për një proces të drejtë dhe të bazuar në ligj.

Veliaj gjithashtu pretendon se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

- Publicitet -

Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pas një votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 23 shtator, ku përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë bashkuan votat për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Por sipas nenit 115 të Kushtetutës, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi ankimin e Veliajt.

Juristi Jordan Daci sugjeron se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese e pezullon vendimin e qeverisë dhe Veliaj ligjërisht vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës deri në hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj gjykate për çështjen në fjalë.

“Automatikisht pezullohet akti i shkarkimit,” tha Daci, duke e quajtur vendimin e qeverisë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.

“Këshilli i Ministrave nuk është një noter i propozimit të Këshillit Bashkiak, por ka detyrim të analizojë kriteret për shkarkim dhe duhet të respektohet procedura ligjore për çdo shkarkim të kryebashkiakëve, si e drejta për t’u dëgjuar, verifikimi i shkeljeve të rënda ligjore,” shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama udhëzoi këshilltarët socialistë që të ndërmerrnin procedurën e shkarkimit të Veliajt me justifikimin e një emergjence për drejtimin e bashkisë dhe shpalli si kandidaturë pasuese, Olgerta Manastirliun.

Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi nëse lëvizja e Veliajt pezullonte planet e tyre për zgjedhje të reja.

E pyetur nga BIRN, Presidenca tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për vakancën në bashkinë e Tiranës. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në çdo rast ai vihet në lëvizje nga një dekret i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja të pjesshme.

Veliaj hyri në politikë pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99. Më pas iu bashkua Partisë Socialiste kur kjo e fundit ishte në opozitë. Ai u bë ministër në vitin 2013 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015.

Gjatë një dekade në pushtet në Tiranë, ai përjetoi momente të vështira, përfshirë disa hetime ku prokurorët nuk arritën të gjenin prova për korrupsion apo abuzim me pushtetin.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin, sipas SPAK, me para, një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt.

Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u inicua procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak.

Neni 115

1.  Organi  i  zgjedhur  drejtpërdrejt  i  njësisë  qeverisëse  vendore  mund  të  shpërndahet  ose  të  shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve ;

2.Organi i  shpërndarë  ose  i  shkarkuar  mund  të  ankohet  në  Gjykatën  Kushtetuese  brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet;

3.Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit  të  Këshillit  të  Ministrave  nga  Gjykata  Kushtetuese,  Presidenti  i  Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    September 29, 2025 at 11:26 pm

    Ti BiRNO ke lexuar NENIN 115,por nuk ke lexuar nenin 116,qe thote:Edi Rama i zgjidh keto nenet kushtetuese ashtu si e shkarkoi,riemeroi, filoi fushaten per 2 jave.Pa u mbyllur viti do behen Zgjedhjet e reja per Bashkine Tirane dhe do te kemi kryebashkiaken e zgjedhur nga populli Tiranes Ogerta Manastirliu.
    P.S.Aman ti znj/Ogerta,mos na jep cfaqje per vit Ri me kazana supe,per NJE VAKT TE NGROHTE,me garuzhde e me gjytryma rrugesh,se na e cpifi ay katundari Kutallise,qe eshte ne burg

    Reply
  • nuk keni pare gje akoma says:
    September 30, 2025 at 7:03 am

    Duhet lexuar ne fakt : Padia e Velise ne GJYKATE kUSHTETUESE ngrin planin e Rames (se qeveri eshte vetem ai e Djellat i shkojne pas tij) per spostim pa buje e pa zhurme te Velise nga gjitha enderrat e tij per ti zene vendin, si dhe hapjen e nje faqeje te re te mardhenieve mes tyre – perplasjen e serte koke me koke qe nis me ate Padi te Velise qe eshte kunder Rames dora vete, e me Diellat nga pas.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 30, 2025 at 8:52 am

    VO:
    Në fillim duhet gjetur shkaku pse u arrestua E.Veliaj:
    1.Berishizmi ju sul për LANDFILIN E SHARRËS DHE 5D,Duke dërguar në ZVICËR ÇIM PEKËN TE ARBEN AHMETAJ dhe ,Duke organizuar mbi 54 protesta te Bashkia,kur e kishte punën me Qeverinë dhe jo me bashkinë.Por duhej përkrahur BELO DHËNDRRI PS që humbi me mbi 60.000 vota.
    2.Pasi Saliu nuk fitoi gjë,STISËN LETRËN ANONIME,ku akuzohej ARIOLA PËR FUSTANET FIKTIVË,duke shtuar mbi 1000 fish çmimet.. !
    3.Pasi edhe kjo shpifje ra,ju ngrit akuza e telefonave në përgjim sikur Lali Eri nuk e dinte që përgjohej.?
    4.Ju ngrit akuza se se po të hetoej i lirë,prishte provat ,ndërsa SALIU NUK I PRISHTE PROVAT.!? Dhe këtu fituan OLSI & DADO ME TESRËN E PD NË XHEP.
    5.Shkarkimi i Erionit nga Këshilli & Qeveria pa u marr vendimi gjyqsor me formë të prerë dhe pa u pyetur,po ndodh më keq se në kohën e Xhaxhit Enver.!?
    6.Ankimimi në GJK është shumë normale pasi do vihet në provë GJK dhe RELATORJA SONILA BEJTJA-B.SHORTJA E ANDI BEJTES E TV ZENIT-SYRI PESHKAQËNIT,besoj edhe kjo nuk është RASTËSI.!
    7.Lali Eri do fitoi në GJK për shkakun e shkarkimit pse nuk shkoi në punë për 3 muaj,por jo nga akuzat e korrupsionit pa fakte të rënda.! Këto jan kapitulli dytë.
    8.Erioni do fitoi të drejtën në Gj.Ndërkombëtare,por nuk do e kthejnë në bashki,pasi do e psoi si THOMA GËLLÇI I TVSH.!
    9.Rëndësi ka se kush do të fitoi Edi Rama Apo Erioni,ku berishizmi po i bën SYT 4.!
    10.Ndërsa SALI NON GRATA nuk e merr dotë AS BASHKINË & AS QEVERISJEN SA TË JETË GJALLË.!
    FLM..

    Reply
  • Edi says:
    September 30, 2025 at 9:27 am

    Ti Ethem Lalaj ndaje mendjen nga do ja mbash vrapin sa pa nis te kacafyten EDI dhe ERI se do mbetesh mes tyre e do shqyhesh shalesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?