Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Është e qartë se bota po ndahet në dy blloqe ekonomike, që rivalizojnë për burimet dhe tregun, por jo më për ideologjitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Është e qartë se bota po ndahet në dy blloqe ekonomike, që rivalizojnë për burimet dhe tregun, por jo më për ideologjitë
AnalizaKryesore

Është e qartë se bota po ndahet në dy blloqe ekonomike, që rivalizojnë për burimet dhe tregun, por jo më për ideologjitë

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

 

Lufta në Ukrainë i ka dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit. Në këto muaj të konfliktit, mediat në Perëndim kanë vënë në dukje izolimin që i është bërë Kremlinit, kreu i të cilit ka zhvilluar vetëm një vizitë në Taxhikistan.

Së fundmi, po raportohet se Putin do të jetë në Teheran për t’u takuar me presidentin turk, Erdogan dhe presidentin iranian Raisi.

- Publicitet -

Vizita vjen pas një vendimi të Teheranit zyrtar për të aplikuar pjesëmarrjen në BRICS, një grup ekonomik ku bëjnë pjesë Rusia, Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut, vende që përfaqësojnë 40% të popullsisë globale dhe 26% të ekonomisë. Hyrja e Iranit i shton vlerë grupimit për shkak se ky vend zotëron rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë dhe ¼-ën e rezervave të naftës në Lindjen e Mesme.

Mbi rëndësinë e një grupimi që ka brenda anëtarë me interesa anagoniste si India dhe Kina, një diplomat perëndimor ka deklaruar se ai ka potencialin e krijimit të një mekanizmi financiar të pavarur që do të mund të neutralizonte përpjekjet e Perëndimit për të imponuar politikat e veta në veçanti apo për kodin Swift.

Përtej këtij momenti, pala amerikane ka hamendësuar se Irani po shndërrohet në një furnziues dronësh për Rusinë, një vend që aktualisht ka nevoja ushtarake për menaxhimin e një konflikti që i ka imponuar rishikim taktik në terren.

Vizita afirmon deri diku edhe njëherë formatin e ASTANA-s që u krijua nga të trija vendet për menaxhimin e krizës siriane dhe që i nxori jashtë loje aktorët perëndimorë.

Është e qartë se bota po ndahet në dy blloqe ekonomike, që rivalizojnë për burimet dhe tregun, por jo më për ideologjitë, ndonëse Perëndimi po përpiqet të mbajë në këmbë narrativën ideologjike të demokracisë.

Përkundrejt këtyre zhvillimeve njoftohet se Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në Lindjen e Mesme, në një tur që po komentohet se do të përforcojë raportet Izrael-Arabi Saudite, në përgjigje të zhvillimeve që po katalizohen nga një konflikt në Europë.

Në rrugën që duket se po futen marrëdhëniet nuk është e largët dita kur Turqia dhe Irani të jenë fuqi bërthamore me një tjetër profil në arenën ndërkombëtare.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Egli says:
    July 17, 2022 at 5:15 pm

    https://www.npr.org/sections/krulwich/2012/03/30/149685880/neuroscientists-battle-furiously-over-jennifer-aniston

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 17, 2022 at 6:47 pm

    Pyetja shtrohet a do shkohet ne perplasje ushtarake te grupimeve,pra ne luften e 3 te boterore???!!!

    Reply
  • Doni says:
    July 18, 2022 at 2:18 am

    Te dyja luftrat boterore filluar vetem per tregje dhe burime ekonomike . Nuk ndodh kurre lufte per ideologi ose per ndryshim sistemesh. Historia e ka treguar dhe ne fund te Cdo lloj lufte thone shkaterruan u be politika ideologia e terci perci. Edhe tani me Ukraine vetem per pasurite qe ka dhe per shitje armesh .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  • Inteligjenca e qeverisë dhe inteligjenca artificiale
  • “Balluku emëron ministra”, Ahmetaj: Struktura vazhdon, nuk është cënuar
  • Dashuria, paratë, karriera, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 8 Shtator 2026
  • Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka, Ron Yeffet hyri në industrinë e mbrojtjes pa investuar asnjë qindarkë

Komentet e Fundit

  1. D. on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  2. Rexha on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  3. Flamur on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  4. Buda on Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  5. xxx on Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?