Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Është i sëmurë rëndë”, Vuçiç i kërkon Gjykatës së Hagës lirimin e Ratko Mlladiç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Është i sëmurë rëndë”, Vuçiç i kërkon Gjykatës së Hagës lirimin e Ratko Mlladiç
BoteLajmi i fundit

“Është i sëmurë rëndë”, Vuçiç i kërkon Gjykatës së Hagës lirimin e Ratko Mlladiç

Published: April 24, 2026
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiç, i cili në Hagë po vuan dënimin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, është shumë e rëndë dhe se nuk e kupton pse atij nuk i lejohet që “ditët e fundit t’i kalojë jashtë qelisë së burgut”.

“Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiç se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut. Por a jam i befasuar? Jo”, tha Vuçiç para gazetarëve në Beograd.

Ratko Mlladiç është një nga figurat më të njohura ushtarake të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992–1995, si komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe. Ai u bë një nga personat më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, i cili la pas vetes dhjetëra mijëra viktima dhe një krizë të thellë humanitare në rajon.

- Publicitet -

Në vitin 2017, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë e shpalli fajtor Mlladiqin për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës, i konsideruar si krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Siç raportohet, Mlladiç më 10 prill ka pësuar goditje në tru dhe që atëherë ndodhet në spitalin e paraburgimit në Hagë, ku po trajtohet nën mbikëqyrje mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore është raportuar si e rëndë dhe e paqëndrueshme, duke ngritur diskutime edhe për mundësinë e trajtimit të tij jashtë qelisë së burgut në fazat e fundit të jetës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    April 24, 2026 at 8:16 am

    Vuçiqi u gjendet atyre si vetja dhe BE – nuk e kupton dot.

    Reply
  • Humoristi says:
    April 24, 2026 at 11:36 am

    Formula e njejte si per kriminel Sheshelin!?

    Reply
  • Igor says:
    April 27, 2026 at 5:45 am

    Kur i vriste Boshnjaket nuk i pyeste a jeni te semure ai i pushkatonte pa meshire dhe tani paguan dhimbjen e tyre le te kalbet ne burg bile pa ndihme medikale qe ta kupton se cka eshte dhimbja dhe semundja e tij te kaloj tek Vucici.

    Reply
  • demo says:
    April 27, 2026 at 8:57 am

    Vucici i ka sherbyer Sheshelit,Milloshevicit,Karaxhicit me tabaka ne dore.Eshte filmuar edhe me snajper ne krahe,qe te dukej trim,,Ky per trimeri ishte si Edushi ,pas gaxhoit,por ka qene i zoti te vriste femijet e Sarajeves nga kodrat per gjueti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni mendon dorëheqjen, mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë
  • Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nënë e bijë
  • Nuk përmbahet Rama: Gjobë 500 mijë lekë për pjesëmarrësit, mësuesit që çojnë fëmijët në protesta do përjashtohen
  • “Plumbin e gomës e kam ende në sy”, 28-vjeçari niset drejt Romës për kurim

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet Rama: Gjobë 500 mijë lekë për pjesëmarrësit, mësuesit që çojnë fëmijët në protesta do përjashtohen
  4. lolita on Nuk përmbahet Rama: Gjobë 500 mijë lekë për pjesëmarrësit, mësuesit që çojnë fëmijët në protesta do përjashtohen
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet Rama: Gjobë 500 mijë lekë për pjesëmarrësit, mësuesit që çojnë fëmijët në protesta do përjashtohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?