Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Është mbytur nga pas, ka plagë goditjesh në shpatull dhe fytyrë”, BBC publikon ekspertizën e pavarur: “Epstein është vrarë, nuk ka kryer vetëvrasje”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Është mbytur nga pas, ka plagë goditjesh në shpatull dhe fytyrë”, BBC publikon ekspertizën e pavarur: “Epstein është vrarë, nuk ka kryer vetëvrasje”
BoteLajmi i fundit

“Është mbytur nga pas, ka plagë goditjesh në shpatull dhe fytyrë”, BBC publikon ekspertizën e pavarur: “Epstein është vrarë, nuk ka kryer vetëvrasje”

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Një ekspert i mjekësisë ligjore ka deklaruar se beson që vdekja në burg e të dënuarit për pedofili dhe krime seksuale, Jeffrey Epstein, ishte rezultat i një vrasjeje dhe jo i një vetëvrasjeje.

Duke folur për BBC Newsnight, profesori Michael Freeman tha se pas shqyrtimit të dosjes së mjekut ligjor të qytetit të Nju Jorkut, ai beson se Epstein u mbyt me litar (u shtrëngua në fyt), me shumë gjasa i kapur nga prapa, pasi është goditur.

Mjeku ligjor që kreu autopsinë arriti në përfundimin në vitin 2019 se lëndimet e Epstein tregonin vetëvrasje dhe se nuk kishte prova të plagëve vetëmbrojtëse, të cilat do të tregonin që vdekja e tij kishte qenë vrasje.

- Publicitet -

Epstein u gjet i vdekur në burg më 10 gusht 2019 në Nju Jork, teksa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.
​Dr. Barbara Sampson, Kryemjeke Ligjore në kohën e autopsisë së Epstein, e cila vendosi se vdekja e tij ishte vetëvrasje, ka deklaruar më herët: “Qëndroj fuqishëm pas përcaktimit tonë për shkakun dhe mënyrën e vdekjes së z. Epstein. Shkaku është varja, mënyra është vetëvrasja.”

Freeman ka shërbyer si ekspert i shkakut të vdekjes për prokurorët e përgjithshëm në SHBA për rastet e vdekjeve në paraburgim policor, përfshirë rastin e George Floyd në Minesota.

Freeman nuk e ka parë trupin. ​Ai analizoi dosjet dhe fotografitë e mjekut ligjor të qytetit të Nju Jorkut, të cilat i mori nga vëllai i Epstein, Mark Epstein, i cili ka këmbëngulur gjithmonë se vëllai i tij u vra.

Gjetjet e hetimit të tij Freeman i publikoi në University College London mbrëmjen e së hënës.

Freeman tha se analiza e tij është e pavarur dhe se nuk është paguar nga Mark Epstein.

Ai i tha BBC-së se ka shenja që tregojnë një sulm ndaj Epstein, përfshirë një plagë me hemorragji të thellë në shpatullën e majtë dhe lëndime që tregojnë se është goditur në fytyrë.

​Freeman tha se besonte që provat përputheshin më së shumti me mbytjen duke përdorur një litar (ligaturë) dhe më pas po ai litar është përdorur për ta varur trupin në krevatin marinar.

Ai tha se kishte shenja thonjsh mbi gjurmën e litarit në qafën e Epstein, gjë që “përputhet me përpjekjen e viktimës për të hequr litarin nga qafa”.

Ai tha se “lëndimet dhe mënyra se si u gjet trupi nuk përputhen. Nga e gjithë analiza mbetet vetëm një shpjegim dhe ai është se vdekja ka ardhur si pasojë e vrasjes.”

Mjeku ligjor që kreu autopsinë në atë kohë i tha Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë (DoJ) se lëndimet e Epstein tregonin një vetëvrasje me varje dhe se nuk kishte prova të plagëve vetëmbrojtëse të ngjashme me ato që shihen te viktimat e mbytjes.

​Epstein ishte në pritje të gjyqit për akuza të trafikimit seksual kur u gjet i vdekur në qelinë e tij.

​Freeman tha se në një hetim për vdekje me varje në paraburgim, ai priste të kishte një fotografim përpara se trupi të ulej poshtë. Këtë parashikon edhe procedura, por fotografim i tillë nuk ekziston. Sipas një hetimi të Departamentit të Drejtësisë, kjo ka ndodhur sepse gardiani që e gjeti Epstein nuk pati kohë pasi “e uli menjëherë trupin e Epstein në dysheme dhe nisi përpjekjet për ta sjellë në jetë dhe thirri një gardian të dytë”.

​Vdekja e Epstein erdhi një muaj pasi ai ishte vendosur nën mbikëqyrje për parandalimin e vetëvrasjes, thuhet gjithashtu në raportin e Departamentit të Drejtësisë.

​Kur u pyet se kush mund ta ketë vrarë Epstein nëse interpretimi i tij i provave është i saktë, Freeman tha se nuk kishte “asnjë ide”.

“Kjo nuk është diçka për të cilën kam një opinion. Nuk është pjesë e asnjë hetimi që kam bërë,” tha ai.

​Epstein u dënua në vitin 2008 për nxitje të prostitucionit me të mitur, gjë për të cilën u regjistrua si shkelës seksual. Ai i shpëtoi një dënimi të rëndë me burg si rezultat i një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

​Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Epstein u akuzua për drejtimin e një rrjeti të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura. Ai po priste gjyqin në vitin 2019 kur u gjet i vdekur në paraburgimin e Nju Jorkut.

Përshtati DITA nga BBC

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Është mbytur nga pas, ka plagë goditjesh në shpatull dhe fytyrë”, BBC publikon ekspertizën e pavarur: “Epstein është vrarë, nuk ka kryer vetëvrasje”
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe”, për çfarë po përgatitet gjysma e Europës? Çfarë thotë eksperti
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?