Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 99.08 lekë, duke arritur një nivel të ri minimal historik.
Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, ky është një rend i ri, dhe do të vijojë për një periudhë afatmesme.
“Kemi gati 3 vite që kursi i këmbimit të monedhës kombëtare ka krijuar një histori të ekuilibrit. Leku do jetë një monedhë e fortë dhe mbase do vazhdojë të mbetet të paktën në periudhën afatmesme”, tha Selami Xhepa në një intervistë televizive.
Nga dobësimi i Euros, përfituesi më i madh sipas ekspertit Xhepa është qeveria, pasi ka ulur borxhin publik, ndërsa problem ka sjellë në disa sektorë.
“I gjithë sektori i eksporteve dhe mallrave apo i shërbimeve është goditur seriozisht. Nga ana ime, ajo që nuk është akoma e dukshme, por do të lexohet në të ardhmen është se industritë kombëtare që konkurrojnë importet kanë pasur presione negative. Kjo do të thotë se edhe ekzistenca e këtyre bizneseve mund të vihet në dyshim”, tha Xhepa.
Rënia e ndjeshme e Euros ka prekur edhe kursimet e shqiptarëve.
“Më shumë se gjysma e depozitave në sistemin bankar janë në euro, çka do të thotë se kursimtarët janë goditur fort negativisht”,theksoi eksperti Xhepa.
Euro ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, me një tendencë të qëndrueshme në rënie. Në 30 ditët e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 6.9%.
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për herë të fundit në kursin e këmbimit valutor në fillim të muajit gusht. Qysh prej atëherë, kursi ndodhet vetëm nën efektin e forcave të tregut.
Pasi arriti ta mbante kursin sipër kufirit të 100 lekëve mes muajve maj dhe korrik, në muajin gusht Banka e Shqipërisë vendosi të tërhiqej nga ndërhyrja, për të testuar lëvizjet e kursit në vlerat e veta normale të tregut.
Pavarësisht se kursi ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve, ashtu siç edhe pritej, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se luhatshmëria e kursit (në këtë rast rënia) nuk ka qenë shumë e fortë dhe shqetësuese. Për këtë arsye, Banka Qendrore ka vendosur se një ndërhyrje në kursin e këmbimit, për momentin, nuk është më e nevojshme.
Valutat e tjera kryesore shënuan një rritje të lehtë ditën e hënë, por duke qëndruar sidoqoftë pranë niveleve të ulëta shumëvjeçare.
i.b./dita
Me vjen keq qe edhe eksperte si Selami Xhepa, kur ju kerkohet te analizojne fuqizimin e euros dhe cvleftesimin e kesaj te fundit, tentoje “ti bien nga Kina”.
Disa elemente qe edhe zoti Xhepa i pranon se:
Nga ky fenomen perfiton shteti, sepse ul borxhin…e nderkohe i lind e drejta te marri borxhe te tjera qe i con ku do vete qeveria!!!(PPP, koncensione, te paguaje arbitrazhet e humbura e ku ta di une tjeter.
Po ata qe abuzojne e bejne para me korrupsion e tregeti te paligjeshme, a blejne euro kur i marrin leke???Them se po per ti derguar jashte. Po a fitojne? Poooo.
Nga kjo situate forcim leku, rritje cmimesh dhe dobesim valute kush humbet?
Populli thjeshte me pagat, me remitancat, kursimet e tjera si dhe disa biznese me eksportet etj.
Nderkohe vete e pranojne qe ne tregun tone qarkullon shume paraja e piste!!!!
Pra kjo eshte nje politike monetare qe ndjek BSh e diktuar nga Qeveria. Kjo situate eshte e ngjashme ne humbjet qe peson popjlli me ate te firmave piramidale. Kjsh ishte atehere “Kopetenti” dhe kjsh eshte tani????
Pse Maqedonia mban kurs kembimi fiks? Pse Serbia ndjek kurs kembimi ne perputhje me bursen derkombetare?
Pra eshte nje loje per te fituar dikush dhe humbur dikush(populli).
Eshte ulur borxhi.
Paska shkuar 1.35 trilion leke.
Me kursin e sotem perkthehet dicka me shume se 13.5 miliarde dollare.
Ne % qenka ulur.
Po ne nuk po e shlyejme sot,as neser.
Vetem interesat qenkan 500 milion euro.
Po ne na duhet borxh per te shlyer interesat se borxhi sdihet kur do shlyhet kur leku te jete i forte apo i dobet.
Me llogarit e mia ne po na mbyt borxhi por qeveria thote kemi ulur borxhin.
Ne ne fakt kemi ulur % e borxhit sepse borxhi ne vitin 2013 ishte rreth 7 deri 8 miliarde euro dhe kryetari i opozites se atehershme kerkonte ligj per te mos ŕitur borxhin.Sot paska shkuar 13.5 miliarde euro.
Ne jemi te mbytur ne borxhe qe nuk mund ti shlyejme asnjehere.
Sa per forcen e lekut kjo eshte ceshtje kalkulimesh kur inflacioni eshte i larte si tek ne do ta rrisesh normen e interesit per pasoje rritet forca e lekut.
Ti , me mënd në kokë , di ndonjë shtet në botë ti , që të mos ketë miliarda borxhe ? Fillo që nga SHBA dhe mbaro në Gjermani . Shqipëria , sipas Fondit Monetar dhe Bankës Botërore , ka borxhet më të ulëta në Ballkan dhe një borxh krejtësisht të pranueshëm dhe jo problematik .