Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro shënon një tjetër minimum historik, po shkon drejt barazimit me dollarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Euro shënon një tjetër minimum historik, po shkon drejt barazimit me dollarin
AktualitetEkonomi

Euro shënon një tjetër minimum historik, po shkon drejt barazimit me dollarin

Published: July 7, 2022
Shpërndaje

Euro shënoi një tjetër rekord të minimumit historik gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke zbritur në 118.47 lekë, me një rënie prej 0.46 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke vendosur një tjetër rekord minimal historik në tregun e brendshëm, që prej daljes në treg të monedhës së përbashkët.

Në dy javët e fundit monedha e përbashkët ka humbur 1.74 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në të kundërt, dollari u rrit ditën e sotme, me 0.38 lekë, duke u këmbyer me 115.78 lekë.

- Publicitet -

Rënia e euros në vend është e lidhur me faktorë të brendshëm, si rritja e prurjeve valutore nga turistët dhe hyrjet informale, por po reflekton dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët po shkon drejt barazimit me dollarin.

Euro u këmbye sot në bursat ndërkombëtare me 1.0218 dollarë, duke shkuar drejt barazisë me monedhën e gjelbër. Euro ra në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit amerikan, pasi frika për ekonominë europiane ndikoi negativisht mbi monedhën. Kjo ishte shenja më e spikatur e shqetësimeve të reja ekonomike në mbarë botën, të cilat u reflektuan gjithashtu në luhatjen e aksioneve dhe rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës, shkruan NyTimes.

Lëvizja e euros e afroi atë me barazinë me dollarin, me një euro që tregtohet për rreth 1,02 dollarë, niveli i saj më i ulët që nga viti 2002. Shumë analistë kanë thënë se është vetëm çështje kohe përpara se euro të arrijë një kurs këmbimi një me një me dollarit, ndërsa ekonomitë europiane luftojnë me inflacion të lartë, problematikat në tregun e punës dhe shqetësimet në tregjet e energjisë.

“Në përgjithësi, ne mendojmë se perspektiva po përkeqësohet me shpejtësi”, shkroi Daniela Ordonez nga Oxford Economics në një shënim për ekonominë e eurozonës. “Tensionet gjeopolitike nuk janë gati të pakësohen dhe ka të ngjarë të rrisin më tej çmimet e gazit, duke rritur presionet inflacioniste.”

Rusia ka kufizuar vazhdimisht furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore, të cilin zyrtarët gjermanë e kanë përshkruar si një sulm ekonomik në hakmarrje për sanksionet dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke rritur spektrin e racionimit të gazit nëse gjërat përkeqësohen. Më pas, këtë javë, punëtorët e energjisë në Norvegji, një tjetër furnizues i rëndësishëm i gazit në Evropë, hynë në grevë për shkak të pagave, duke kufizuar më tej furnizimet dhe duke rritur çmimet e gazit.

Një “krizë” e mundshme e shtyu Jordan Rochester nga Nomura të parashikonte se euro mund të arrijë barazinë me dollarin deri në gusht.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?