Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro zbret për herë të parë në histori në 100.8 lekë, zhvlerësohet 15% në dy vite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Euro zbret për herë të parë në histori në 100.8 lekë, zhvlerësohet 15% në dy vite
EkonomiLajmi i fundit

Euro zbret për herë të parë në histori në 100.8 lekë, zhvlerësohet 15% në dy vite

Published: August 9, 2024
Shpërndaje

Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gjatë kësaj jave, duke zbritur të premten në nivelin e 100.8 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në këmbimin e Euros me Lekun, duke iu afruar kufirit të 100 lekëve.

Që në qershor, Euro i ishte afruar ndjeshëm nivelit të 100 lekëve që njihet dhe si kufi psikologjik, por më pas nivelet e këmbimit ishin të qëndrueshme, kryesisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në blerje të valutës.

Por, fillimi i gushtit gjithnjë shoqërohet me efekte sezonale, si rrjedhojë e shtimit të valutës në treg, nga emigrantët që kthehen në atdhe dhe vitet e fundit edhe nga turistët, që po sjellin valutë në vend.

- Publicitet -
Për periudhën janar-9 gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një nënçmim prej 8.3%.

Ndërsa në raport me janar-9 gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Sipas aktorëve të tregut, ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve.

Individët që paguhen në valutë janë të tjerë humbës dhe po ashtu familjet që marrin të ardhura nga emigrantët.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

Edhe ata që duan të bëjnë pushime jashtë mund të blejnë më shumë valutë me të njëjtën sasi lekësh.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • capi says:
    August 9, 2024 at 12:09 pm

    I doli borxh evropes. nuk donin ata te bente amnisti fiscale. Ky palacua, beri sikur mbylli deren dhe hapi dritaret. Ju ekonomista perfshire dhe guvernatorin e bankes qendrore, shkoni i ja shpjegoni atij idiotit, cfare te mira ka ekonomia nga mbivleresimi i monedhes. Ja shpjegoni me terma te thjeshta se nuk ka kapacitet ti kuptoj gjerat. Se keshtu eshte si bicim bojaxhiu, qe ne kohen e lire punon si km.

    Reply
    • pilo Lala says:
      August 9, 2024 at 1:47 pm

      Gjithe ky artikull, mund te shprehet me nje fjali: Leku i forte, Shteti i forte.
      Te tjerat jane interpretime partiake. Te gjithe Shqiptaret fitojne nga lekui forte.
      Nje menyre e thjeshte eshte te mbledhesh Euro ne kete periudhe te Gushtit, dhe ti kembesh ne leke ne Muajin Shkurt Mars, kur Euro rritet 7-8 %. Bjerini kalemit, nje sasi 20-30 mije Euro, do ju japi nje fitim 1,500-2500 Euro vetem nga kembimi.

      Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

      Edhe ata që duan të bëjnë pushime jashtë mund të blejnë më shumë valutë me të njëjtën sasi lekësh.

      Reply
  • Edi says:
    August 9, 2024 at 5:14 pm

    Pilo na mbushe mendjen

    Reply
  • Piloja says:
    August 9, 2024 at 6:34 pm

    Po vetem fai qeveris perte ulur borgjin e jashtem

    Reply
  • demo says:
    August 10, 2024 at 8:23 am

    Franca eshte pergjegese per spastrimin ethnik te Mitrovices nga shqiptaret ne kuadrin e KFORIT.
    Ti behet e qaerte ketij shteti maskara qe Kosova eshte shtet me integritet territorial dhe funksional ne cdo pjese te tij.
    Kercenimet e Makronit do ti kthehen atij vete.
    Ura e Ibrit do te hapet per gjithe qytetaret e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?