Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, se në vitin 2023, pritet dalja e shtetit shqiptar në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond me një vlerë 500 milionë euro, por vetëm nëse tregu është i favorshëm me normat e kthimit dhe afatin e maturitetit.
Ibrahimaj tha se nevoja për financim pritet të jetë 55 mld lekë, nga ku 25 mld do të vijnë nga huamarrja e brendshme.
‘Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai i emetuar në 2018, çka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.
Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme. Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pessimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”, u shpreh ministrja.
j.l./ dita

Euro ne renie dhe dollari ne rritje.Interesat e larta te bankave kane vetem nje zgjidhje.Amnisti fiskale
Dikur hajdutët e bankave, si urith të vërtetë, gërmonin llagëme posht themeleve të bankave dhe me stërmundime, arrinin të grabisnin ato
Sot, në shekullin e 21, që të grabitet një bankë, nuk duhen fare llagëme të nëndheshme por hajduti që ka ndërmënt ta bëj këtë, bëhet kryeministër dhe, me një herë, me firmën e ministres së tij, grabit 500 miljon euro njëherësh, ditën me djell, në sy të publikut, në sy të policëve që ruajnë me “vigjilencë” bankat, në sy të të komisarve të policisë dhe të prokurorëve që hetojnë krimin, madje policë, prokurorë në drejtimin e Çuçve dhe Manjve, ruajnë jo paratë që të mos vidhen, po ruajn hajdutin kryeministër që i qetë ti vjeth këto para dhe ti çoj në shpellën e thesareve të tij prrallore të kusarisë. Kjo arritje kolosale në fushën e kusarisë, duke e kthyer atë në shkencë të mirfilltë, është meritë e kusarit të nivelit global , njeriut horror, Edi Ramës.
Por, duke u thelluar në shkencën e kusarisë së horrorit global, Edi Ramës, mua më del që në fakt nuk grabitet fare banka, por bankjerët janë bashkpuntorë të mirfilltë të kusarit, ata e din që parat po vidhen dhe ata do të ken llokmën e majme nga parat e vjedhura, në fund të fundit paratë, madje me një goxha shtesë, do të futen përsëri në xhepin e tyre të kusarisë moderrne. Joooo…., nuk vidhet banka, por, nëpërmjet bankës, vidhet populli i thjeshtë sepse parat e vjedhura nga horrori kusar Edi Rama, në bashkpunim me bankjerët, a nuk i faturohen si borxh këtij populli. A nuk do ti paguajnë cing për cing shqipëtarët këtë borxh nga xhepi i tyre apo do ti paguaj kusari Edi Rama me ministreshën Ibrahimaj që luan rolin mjeran të xhepistave në shërbim të kryekusarit, përshkruar kaq mirë nga Çarls Dikenzi tek Oliver Tuisti.
Dhe, pse është horror dhe unik si kusar Edi Rama, pse ai është një përbindësh skëterr i kusaris? Ky atavizëm e epokave para njerzore, kur në planet ekzistonin dhe sundonin dinosurët që shqyenin speciet inferiore për tu nginjur, është horror sepse, o njerëz, arrin edhe të vjeth edhe shqipëtarët që nuk kan lindur akoma se edhe ata do të paguajn paratë e vjedhur nga përbindshi maskuar si borxh.
Shqipëtarë, ndaleni këtë njeri , pjellë e perfeksionuar deri në shkencë satanike e ligësisë absolute njerzore, përbindshin kombngrënës Edi Rama sa nuk jemi shpërbër si komb në turmë amorfe emigrantësh nga spastrimi etnik që ai ka projektuar dhe po e vë në jetë pa u ndalur, tmerr ……fshatrat janë shkretuar , verifikojeni po të mos besoni , këmbana që lajmëron ceremoninë mortore të vdekjes së kombit shqiptar, e shpopullimit të Shqipërisë po buçet frikshëm në Europë dhe botë.
Ipeshkv Masafra u përpoq ti transmetonte këto tinguj mortor të frikshëm Edi Ramës dhe popullit. Mirë Edi Rama është përbindshi, krimineli , armiku i përbetuar i shqipëtarëve por kam frik që edhe populli shqipëtar s’ ka për të reaguar nga këto tinguj të trishtë mortor, sepse është kthyer përfundimisht në para popull, turmë pa dinjitet e vetdestinuar në mënyrë fatale të zhduket së shpejti si komb.