Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurodeputeti austriak: Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Eurodeputeti austriak: Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian
BoteKryesore

Eurodeputeti austriak: Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shteti më i ri në Evropë, Republika e Kosovës, po ndërmerr një hap të rëndësishëm në kohën e duhur”, ka shkruar Mandl në Twitter derisa deklaratën e tij të plotë e ka dhënë Partia Popullore Evropiane (EPP).

“Viti që po lëmë pas do të mbetet në histori. Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e bashkimit evropian, procedura e vjetër e anëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”.

Mandl thotë se Republika e Kosovës qartazi i përket Evropës, derisa qytetarët e saj jetojnë me vlerat e BE-së.

- Publicitet -

“Të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses e të ndjekin frymën vizionare dhe t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Unë kam besim se mes institucioneve të BE-së, do të jetë Parlamenti Evropian ai që do kryeson rrugën e këtij procesi”, ka thënë ai.

Udhëheqësit e shtetit nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Die Republik #Kosovo setzt mit dem #EU-Beitrittsantrag einen wichtigen Schritt zur richtigen Zeit. Arbeiten wir daran, diesen Weg in die EU zu ebnen. Ich bin zuversichtlich, dass das @Europarl_AT hier vorangehen wird, sagt @lukasmandl. 🇽🇰🇪🇺

📰 https://t.co/I440yLxFS9 pic.twitter.com/Lgb7liJy1x

— ÖVP in Europa (@OEVPinEuropa) December 14, 2022

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • RADIKA says:
    December 14, 2022 at 10:27 pm

    PREJ ULQINI NE MANASTIR
    CMBAN PREJ NISHI E CAMERI
    E KA THENE ZOTI VETE
    QE E MBETET SHQIPERI

    Reply
  • Igor says:
    December 15, 2022 at 6:50 am

    Me nji lule nuk del pranvera,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri, jo më zgjedhje
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?