Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurodeputetja suedeze me origjinë shqiptare: Është moment historik, ju duan të gjithë në BE, lërini për pak sherret me njëri-tjetrin 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Eurodeputetja suedeze me origjinë shqiptare: Është moment historik, ju duan të gjithë në BE, lërini për pak sherret me njëri-tjetrin 
Lajmi i funditPolitike

Eurodeputetja suedeze me origjinë shqiptare: Është moment historik, ju duan të gjithë në BE, lërini për pak sherret me njëri-tjetrin 

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Eurodeputetja suedeze Arba Kokalari ka marrë pjesë dje në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, teksa tha se Shqipëria është në një moment historik.

Kokalari tha se të gjithë në BE e duan Shqipërinë si anëtare dhe se të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në.

“Është krenari që të jem këtu sot, me rrënjët e mia. Do ju thoja edhe opozitës dhe mazhorancës, që jeni në një moment historik të Shqipërisë. Këtë po e them jo si përfaqësuese e Suedisë por nga zemra ime. Tani keni mundësinë më të madhe që Shqipërinë ta ktheni aty ku e ka vendin, në BE. Pas pak vitesh ju mund të bëheni kolegët tanë në BE.

- Publicitet -

E di që keni pasur debat deri në orën 2, është mirë që Parlamenti tenton të funksionojë, por do thoja që ajo që po bëni këtu tani, do të shkojë përtej mandatit tuaj. Është një punë që do vlejë për gjenerata të tëra që do vijnë pas. Ju inkurajoj të lini anash për pak mosmarrëveshjet politike dhe të bëni atë që është e nevojshme për vendin tuaj.

Unë nuk kam parë kurrë një moment të tillë në BE, ku të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Të gjithë në Bruksel po thonë që duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Tani është në dorën tuaj”, tha Kokalari.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    October 29, 2025 at 8:06 am

    Arba bukuroshja nuk ka si ta dije se ne vendin e saj te origjines nje ish zevendeskryeminister i akuzuar per vjedhje ka marre arrati, Kryetari Bashkise Tiranes mbahet ne burg ne qeli per hajduteri, se zevendesja aktuale e Kryeministrit po ja mbath nga Rumania pas thirrjeve te SPAK e eshte kandidate per ti bere shoqeri Kreut te burgosur te Bashkise.
    Andej nga vjen kjo Arba as mund te perceptohet dot se me gjithe keto zullume nje qeverisje mund ta shtyje dot me tej.

    Reply
  • kavajsi says:
    October 29, 2025 at 8:29 am

    X rilindja e Dumbabasit . Ne shqiptaret kerkojme te gjithe poste prandaj dhe nuk na puqen mendimet asnjehere. Shihni psh fisin e saj Kokalari, te gjithe ju bashkuan Berishes dhe kur Berisha nuk u dha poste jo vetem qe u bene kundershtaret e flakte, jo vetem qe filluan ta urrejne e ta sulmojne por filluan dhe sherrin ne mes tyre ( Geri e Evi) kush e kush te behet kundershtari me i madh i Berishes dhe i besuari me i madh i Rames Edhe kjo, nuk eshte qe nuk i din por nje post ne qeverine Rama vlen shume me teper se posti i perkohshem ne BE . Nje familje Kokalari qe kam pasur ne Kavaje nuk u perzien me politiken , i ndjeri Ploton Kokalari deri kur vdiq ishte dhe mbeti gjeometer ndersa e shoqja zuri nje vend pune ne gjendjen civile te rrethit megjithese kishte shume aftesi .

    Reply
  • demo says:
    October 29, 2025 at 9:27 am

    Ma cpifin keto moralistet e perdellyer,qe shiten si shen Meria me Maria Magdalenen. Gjirokastritet e kane macokun e Zi te cmires ne barkut .I jati kesaj i shkroi Jurise se Nobelit,mos i jepnin cmim Ismail Kadarese.

    Reply
  • Zgjihuni says:
    October 29, 2025 at 7:15 pm

    O demo, demode, ne e past ba baba Arba Kokalarit nje veprim te tille, ai ka ba ma t’miren e mundeshme njerzore e patriotike per Shqiperin. Diktatura tek ne, s’do t’ishte aq barbare nese shoke si Kadare s’do t’i kishin ngritur hymne deri ne cperfytyrim antinjerzor. Per kujtes, kur shqiptaret ushqeheshin me tollona, dhe burgjet politike ishin tejmbushur me patriot qe luftonin ne mbrojtje te vlerave te liris e t’demokracis,kadaret i ngrinin hymne kerbacit te pergjakur te diktatures; ku ti kerkojme rrenjet e tua parti, qe si nje rrap madheshtor ngrihesh ti…..etj. Pra ishin keto bastard antinjerzor qe ushqyen deri ne marri kerbacin e pergjakur te diktatures komuniste. Pra ne ket kendveshtrim, babai i Arba Kokalari, nese e ka bere nje veprim te tille, ai ka bere me te miren e mundeshme per Shqiprin e tej martirizuar nder vite.
    Ne munges te drejtesis, cfar eshte sovraniteti, pervecse nje grabitje e organizuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?