Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europa nuk është shtëpia jonë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Europa nuk është shtëpia jonë!
KryesoreShoqëri

Europa nuk është shtëpia jonë!

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Ka dy zhvillime të reja që konfirmojnë se komuniteti ndërkombëtar do të mbajë derën të hapur për Serbinë e Aleksandër Vuçiçit duke rikthyer politikën e ndëshkimit të Kosovës. Së pari përfaqësues të vendeve kryesore që merren me këtë çështje, njohur si vendet e Quint-it do të jenë në Beograd së shpejti për të bërë propozime të reja, për të cilat presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do t’i shqyrtojë. Së dyti, sot ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me kreun e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, me të cilin siç njofton ka ndarë mendimet se “kisha mund të luajë një rol të madh në pajtimin e komuniteteve në Kosovë”.

Janë dy zhvillime serioze që njoftojnë në mes të ditës se Kosova mbetet pika e dobët që mund të sakrifikohet, teksa vendet e Perëndimit kanë propozime të reja për Vuçiçin, aleatin e vetëdeklaruar të një vrasësi si Radoiçiç. Askush në Ballkan nuk mund të presë më ndonjë gjë serioze nga Perëndimi, kjo është e sigurtë pavarësisht shkallës së lëpirjes që manifestohet përditë. Edhe opozita serbe kërkoi sanksione ndaj presidentit serb, por heshtja është sot një strategji, por edhe humusi i një urrejtjeje që nuk do kalojë pa gjurmë.

Aktualisht ne kemi flagrancën e aktit, jo më moralin e kauzës, dhe sërish aktorët që vendosin duan të shohin vetëm në një drejtim. Kush deklaron sot se rruga e Shqipërisë, apo e shqiptarëve drejt së ardhmes kalon vetëm nga Europa, është siç thoshte dikur ai që drejtonte, vetëm një mut muti që nuk ka respekt për këtë që po ndodh. Fati i Shqipërisë është që ndodhet në një kontinent ku nuk e duan. Ky është një mësim që nuk merret në shkollë, por kudo; në rrugë, në jetë, në institucione, në konsullat, në aeroporte, në media. Kudo. E morëm edhe në Banjskë.

- Publicitet -

Takimi i ambasadorit me Teodosijen, që drejton edhe manastirin e Banjskës ku u gjetën armë dhe ky është konfirmuar si fakt, ilustron anën tjetër të cinizmit: hetimet duhen vetëm për krimet e Serbisë. Për gabimet e palës shqiptare mjafton vetëm intuita.

Ky është kursi i detyruar i zhvillimeve ku Europa po fut rajonin, është kursi i detyruar për ta mësuar politikën për atë që është te brezi i radhës që do hyjë në politikë. Dhe është përmbi të gjitha një déjà vu e historisë: shqiptarët nuk ikën nga Europa. As më 1500-ën, as më 1944-ën. Shqiptarët nuk i donin. Nuk po themi a e meritojmë apo jo të na duash, sepse padiskutim që problemet tona janë kolosale si shoqëri, por për aq sa i përket perspektivës europiane të sigurisë, duke përfshirë këtu edhe infuzionet demografike që janë problemi kryesor, shqiptarët, qoftë për origjinën, qoftë për numrin, qoftë për qasjen, nuk kanë qenë asnjëherë problemi. Nuk ka origjinuar nga bota shqiptare as fanatizmi, as radikalizmi as ksenofobia. Kjo është e vërteta. Të amnistosh në këtë mënyrë një krim të ndodhur në mes të ditës dhe mandej të të thonë se “jemi një familje”, kjo është e neveritshme. Me të vërtetë europiane, pra e Huaj. /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafiku i armëve, zbulohet ekipi i Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të gjithë në hetim
  • “Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit”, drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
  • Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

Komentet e Fundit

  1. Doni on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  2. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  3. Ben on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!
  4. demo on Protesta pas 100 ditësh
  5. kapterr temja on Protesta pas 100 ditësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?