Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europe 1: Franca nuk do jetë strehë për mafian shqiptare! Arrestimi i Behar Bajrit mesazh për…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Europe 1: Franca nuk do jetë strehë për mafian shqiptare! Arrestimi i Behar Bajrit mesazh për…
AktualitetKronike

Europe 1: Franca nuk do jetë strehë për mafian shqiptare! Arrestimi i Behar Bajrit mesazh për…

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Media franceze Europe 1 ka pasqyruar lajmin e arrestimit të Behar Bajrit nga hetuesit francezë të hënën në Strasbourg (Lexo më shumë). “I kërkuar nga Interpol dhe i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare”, shkruan Europe 1 që në hyrje të lajmit. “Franca nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë strehë e mafias shqiptare. Me arrestimin e tij, ky është një mesazh që autoritetet franceze po i dërgojë drejtuesve të organizatave kriminale në Europën Lindore”, thekson media franceze.

Arrestimi i 43-vjeçarit Bajri erdhi pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga SPAK më 26 Korrik. Pas arrestimit ai u dërgua në burg, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë. Bajri raportohet se kishte kërkuar azil në Francë në vitin 2021.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë nisur të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për procedurat e ekstradimit të Behar Bajrit nga Franca në Shqipëri. Të dhënat e dosjes për të cilën u lëshua një masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Posaçme do të bëhen pjesë e procesit në Francë për ekstradimin e tij drejt vendit tonë (Lexo më shumë).

- Publicitet -

Behar Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ishte organizator në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër, në 2020-n. Gjithashtu në plagosjen e shtetasit Taulant Pepaj, dhe në përgatitjen e planeve për atentate që nuk u realizuan në 3 raste.

Ngjarjet u zbardhën nga komunikimet enkriptuara në rrjetin Sky, të sjella në Shqipëri nga autoritetet franceze, ku Behar Bajri rezulton në dhjetëra komunikime me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë, teksa flasin për ngjarjet kriminale

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë
  • Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?