Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
AnalizaHistori

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”

Published: November 29, 2026
Shpërndaje

Më poshtë mund të lexohet çlirimi i Shqipërisë, parë nga dy këndvështrime nga dy dëshmitarë okularë: At Zef Pllumi dhe historiani Kristo Frashëri.

I pari sodit nga dritaret e Kuvendit të Françeskanëve, tjetri është partizan i thjeshtë. I pari bën një përshkrim përbuzës, i dyti futet triumfator në qytet. Njëri humbës e tjetri fitimtar – siç do thoshte kryeministri Rama.

Tabloja e partizanit është krejt e kundërt me atë të priftit françeskan. Por që të dy pranojnë se “29 Nandori”, 29 Nëntori është ditë e çlirimit të vendit.

- Publicitet -

Zef Pllumi shkruan për ditën e çlirimit të Shkodrës në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” cituar nga DITA:

“28 Nandori 1944 qe nji ditë e ftohtë, e zymtë… Mbas atyne bumbullimave që shpallën largimin përfundimtar të gjermanëve, nuk fjeti mà kurrkush n’atë natë të gjatë. Në Kuvendin Françeskan, ku jetojshem, zotnonte parandjenja se me atë çast se Oksidenti po largohej prej nesh me një hap shumshekullor…”(f-18) Më 29 Nandor gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë, në orën 10.30–11 nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin Markut… Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të huaja, paraqitej si një ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Shka bante mà shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazit” (fq.19-20)”

Kristo Frashëri në librin e tij “Jeta e një historiani” cituar nga DITA shkruan:

“Nuk mund të harrojmë kurrë ato çaste, kur duke kaluar nëpër rrugët e qytetit, qytetarë burra e gra e fëmijë na përshëndesnin si çlirimtarët. Entuziazmin e tyre e dëshmojnë dy fotografi të shkrepura në çastin e hyrjes së partizanëve në Shkodër, në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944.” (F.163)

b.m. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  • Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin
  • 29 Nëntori dhe historia e pazakontë e pishave në qendër të Tiranës
  • Tirana nën gaz ditën e Flamurit
  • VIDEO: Protestuesit futen në librari, policia tenton të hyjë, stafi kyç derën

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  2. Kiri on VIDEO: Protestuesit futen në librari, policia tenton të hyjë, stafi kyç derën
  3. kreshnik on Tirana nën gaz ditën e Flamurit
  4. Luan on Tirana nën gaz ditën e Flamurit
  5. Hana on Tirana nën gaz ditën e Flamurit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?