Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: 23.4 mijë migrantë shqiptarë u urdhëruan të lënë BE-në, në 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: 23.4 mijë migrantë shqiptarë u urdhëruan të lënë BE-në, në 2022
Ekonomi

EUROSTAT: 23.4 mijë migrantë shqiptarë u urdhëruan të lënë BE-në, në 2022

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Gjatë vitit 2022, shtetasit shqiptarë, që u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e Bashkimit Europian ishin 24,395, shifër 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021, ku 22,470 shqiptarë u urdhëruan për t’u kthyer nga vendet e BE-së, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Vendet me më shumë shtetas shqiptarë të kthyer ishin Franca (7,105 urdhra kthimi), Greqia (6,540), Italia (3,370), Gjermania (2,700) dhe Belgjika (1,430).

Në tremujorin e katërt të vitit 2022 (TM4 2022), 123 865 shtetas nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së (+11% krahasuar me TM3 2022), dhe 28 155 shtetas nga vendet jo-anëtare të BE, u kthyen në një vend tjetër, duke përfshirë vende të tjera të BE, (+9% krahasuar me TM3 2022).

- Publicitet -

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve jashtë BE-së, të urdhëruar të largohen, u rrit me 37% dhe numri i personave të kthyer u rrit me 22%.

Ky informacion vjen nga të dhënat për emigrimin e parregullt dhe kthimet, publikuar nga Eurostat. Ky artikull paraqet një sërë gjetjesh nga artikulli më i detajuar i Shpjegimit të Statistikave mbi kthimet e emigrantëve të parregullt – statistika tremujore (Statistics Explained article on returns of irregular migrants – quarterly statistics).

Shqiptarët, të tretët për numrin e lartë të të kthyerve në tremujorin e katërt

Mes anëtarëve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jashtë BE, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në TM4 2022: 36 835 persona, që përfaqësojnë pothuajse një të tretën e totalit (30%). Franca u pasua nga Kroacia (19 795; 16%), Austria (8 985; 7%), Greqia (8 510; 7%), Gjermania (7 450; 6%) dhe Italia (7 000; 6%).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Bullgaria ishte anëtarja e BE-së, që regjistroi rritjen më të lartë relative në numrin e personave të urdhëruar për t’u larguar (+537%), duke u rritur nga 510 në TM3 2022 në 3 235. Shifrat e Irlandës gjithashtu, pothuajse u trefishuan për të njëjtën periudhë, nga 145 në 415 (+191%).

Për sa i përket shtetësisë së personave të urdhëruar të largohen, afganët (13 240; 11% e totalit të njerëzve të urdhëruar të largohen) kryesuan listën, të ndjekur nga marokenët (9 470; 8%) dhe algjerianët (8 510; 7%).

13% e kthimeve totale në BE të raportuara nga Franca

Në rastin e shtetasve jashtë-BE të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi gjithashtu numrin më të madh të shtetasve jashtë-BE të kthyer në TM4 2022 (3 790; 13% e totalit të kthimeve), e ndjekur nga Gjermania ( 3 545; 13%), Suedia (2 625; 9%) dhe Çekia (2 605; 9%).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Çekia regjistroi rritjen më të lartë në terma relative (+262%), nga 720 kthime në 2 605.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. K R on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  2. L.H on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. demo on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  4. vlora on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  5. Fjalë me vend on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?