Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë pune është e rrezikuar nga varfëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë pune është e rrezikuar nga varfëria
EkonomiKryesore

Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë pune është e rrezikuar nga varfëria

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat.

Instituti Europian i Statistikës sqaroi se, intensiteti i punës pasqyron se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me potencialin e tyre të plotë.

Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familje (sa më afër të jenë njerëzit me punësimin e plotë), aq më i ulët është probabiliteti për të qenë në rrezik të varfërisë. intensiteti i punës tregohet me tre nivele, duke filluar nga shumë i ulët, mesatar dhe shumë i lartë.

- Publicitet -

Në BE, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.

Kjo normë varionte nga 48.7% në Danimarkë dhe 49.9% në Irlandë në më shumë se 70.0% e popullsisë në nëntë shtete anëtare të BE-së. Ajo arriti një kulm prej 85.4% në Lituani, e ndjekur nga Rumania (84.2%) dhe Letonia (80.6%).

Të dhënat e vitit 2020 për BE-në tregojnë se punësimi ndihmoi në parandalimin e rënies së njerëzve në varfëri.

Shkalla e rrezikut të varfërisë ishte 64.0% për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune krahasuar me 5.3% për njerëzit që jetojnë në familje me intensitet shumë të lartë pune, ndërsa përqindja për njerëzit që jetojnë në familjet me intensitet mesatar të punës ishte 23.6%.

Në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, një model i ngjashëm u vërejt, që do të thotë se rreziku i varfërisë u ul me rritjen e intensitetit të punës.Intensiteti i punës përkufizohet si raporti i numrit total të muajve që të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune kanë punuar gjatë vitit referues të të ardhurave dhe numrit total të muajve që të njëjtit anëtarë të familjes teorikisht mund të kishin punuar në të njëjtën periudhë.

Intensiteti i punës konsiderohet shumë i ulët kur të rriturit e familjes kishin një kohë pune të barabartë ose më pak se 20% të potencialit të tyre total të kombinuar të kohës së punës gjatë vitit të kaluar dhe nga ana tjetër konsiderohet shumë e lartë, kur koha e punës së të rriturve kalon 85% të potencialit të kohës së punës./Monitor/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • 777 says:
    August 4, 2022 at 2:30 pm

    Kemi popull i lumtur ne shqiptaret,qe jemi te ngopur kur eshte i ngopur kryeministri Rama!
    Te ns rroje partia,nuk ka gje se femijet nuk mbushin barkun me buke!
    Mjafton rrezusm diktaturen komuniste dhe pranojme diktaturen fashiste!

    Reply
  • Toni says:
    August 4, 2022 at 5:09 pm

    Po pastaj?Edhe ne Afrike ndodh kjo!Rrofte brekushezhiu,drogaxhiu,rrenci,hajduti,mafiozi qe varferoi shqiptaret deri ne ate pike sa flitet per buke(pa djathe).U kthye tragjedia migjeniane.

    Reply
  • Te tille jini , sa here qe hapni gojen ! says:
    August 4, 2022 at 6:05 pm

    Zoterinj plehra , ju lutem shikojeni dhe nje here shifren mos e kini gabim se mua me rezulton 104.7 %

    Reply
  • Armir says:
    August 5, 2022 at 3:44 am

    1. Mendoj se kane “bere mire” qe i kane botuar keto te “dhena reale” per te kuptuar “nje faktor kryesore te varferise”

    2. Besoj se ky faktor do jete “akoma me i ulët” per” individet qe drejtojne sektore te rendesishm”, dhe që nuk “janë të kualifikuar” për postin qe kane “mare pa merite”.

    3. Kjo vlen edhe për nje pjese te “politikanëve, komentatorëve, gazetarëve, analistëve”, që, “Rafin Ujin në Havan”.

    4. Disa prej tyre vetem grinden se, “Duan ta Ndajne pushtetin me Racione” dhe nuk kanë asnjë plan konkret si do shkojë Shqipëria përpara. Intensiteti i tyre i punes eshte negativ 0%. Sikur te mos kene punuar fare, te kene ndejtur ne shtepi.

    5. Por ka edhe me keq, kur rezulton se, “Kane Prishur Pune”, kenë bërë dëme në sektorin perkates.

    6. Nje rast tipi, ka ndodhur, në Gërdec, ku “Ato” që nuk zbatonin rregullat e “teknikes se sigurisë”, pinin duhan ne nje terren te mbushur me pluhur baruti”.

    7. Në kete rast, “Intensiteti i punes ishte negativ” ===> – 1,000,000 %

    8. Kush e “kishte fajin në Gërdec” ?????

    9. Si do bejme progres, kur nuk themi te verteten?

    10. Sa kohe do vazhdjmë ta gjejme fajin tek nje individ i vetem, e te mashtrojme veten.

    11. Kjo eshte teoria e “FUTJA PYKËN”, se shkatrrimi do sjelle “Permiresim në mënyrë automatike”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?