Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Familjet e varfra më fëmijë, Shqipëria dhe Turqia me mbështetjen me të ulët në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Familjet e varfra më fëmijë, Shqipëria dhe Turqia me mbështetjen me të ulët në Europë
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Familjet e varfra më fëmijë, Shqipëria dhe Turqia me mbështetjen me të ulët në Europë

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Shqipëria renditet e fundit në Europë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për familjet në nevojë (ato përfshijnë, përveç kujdesit shëndetësor, kostot e shtatzënisë, lindjes dhe birësimit, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin për anëtarët e tjerë të familjes). Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 777 € për person për përfitime familjare, nga 561 € në 2011.

Ndërsa Shqipëria shpenzoi vetëm 45 euro për frymë për familjet në nevojë me fëmijë në vitin 2021, duke u renditur e parafundit pas Turqinë me 37 euro për frymë. Vendet me shpenzimet më të larta për përfitimet familjare për person në vitin 2021 ishin Luksemburgu (3611 euro), Danimarka (1858 euro) dhe Gjermania (1575 euro). Vendet me shpenzime më të ulëta ishin Bullgaria (161 euro), Greqia (243 euro) dhe Rumania (244 euro).

Në BE, përfitimet familjare përfaqësonin 8.3% të totalit të shpenzimeve për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2021. Në përqindje Polonia kishte shpenzimet më të mëdha (15% e totalit të përfitimeve sociale), Luksemburgu (14.8%) dhe Estonia (12.8%) regjistruan përqindjet më të larta të shpenzimeve për përfitimet familjare. Ndërkohë, përqindjet më të ulëta ishin në Itali (4.1%), Holandë (4.6%) dhe Qipro (4.7%). Mbështetja financiare për familjet e varfra më fëmijë është një ndër zërat e mbrojtjes sociale. Por Shqipëria gjithashtu ofron mbrojtje të ulët financiare për popullsinë në nevojë në krahasim me vendet e tjera të Europës.

- Publicitet -

Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare të BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit. Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar).

Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Europian. Institucionet Financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të rrisë investimet tek kapitali njerëzor, duke sugjeruar më shumë fonde për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Në kushtet e plakjes së popullsie, rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë vendi po përballet me nevoja emergjentë për kujdes sidomos për moshat e vjetra. Shqipëria nuk ka ngritur asnjë infrastrukturë për kujdesin ndaj moshës së tretë teksa vendi po përballet me pleqërimin e bumit të lindjeve në vitet 1960-70.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Devolli says:
    May 30, 2024 at 4:44 pm

    Mirë , more mirë , po Turqia ç’do në Evropë ? Turqia është vend aziatik , as gjeografikisht nuk është në Evropë , prandaj dhe quhet Azi e Vogël .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
  • Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autori: Më ngacmoi të dashurën
  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Komentet e Fundit

  1. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  2. VK on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Replikusi kosov on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  4. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  5. Janessa Murray on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?