Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023

Published: April 1, 2025
Shpërndaje

Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria. Edhe në 2022-n emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

- Publicitet -

Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun). Më pas tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022-n kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë. Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34 vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50 vjeç.

Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023.  Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune. Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34 vjeç, me dominim të 25-30 vjeç.

E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, çka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

Europa

Sipas Eurostat. në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Detari says:
    April 1, 2025 at 8:18 am

    dhe 100.000 jane futur nga afrika,azia. Shumohen muslimanet ne gjithe vendin, kampe te reja qe shkarkohen ne gjithe vendin.

    kuptohet po te shikosh pamjet nga sheshi, fytyrat e tyre nuk jane evropiane.

    Reply
  • Rroc Noku says:
    April 1, 2025 at 8:27 am

    Pse po ti ke fytyr europiane?! Shikohu dhe njeher ne pasqyr..

    Reply
  • Na myten says:
    April 1, 2025 at 8:33 am

    “Dita” vazhdon monollogje. Njerezit shohin punet e tyre.
    Na keni mbushur mendjen me ato shifrat indirekte te INSTAT lidhur me censusin per te mbeshtetur 2,7 miljonshin e Ustait.
    E keni vene re qe ka rene numri i qenve dhe maceve neper Shqiperi? Se s’ka njerez.

    Reply
  • labi says:
    April 1, 2025 at 12:42 pm

    Nga nje ane Rama,nga ana tjeter Salihi ca do bejne Shqiptaret e shkrete ik nga syte kembet,nje shtepi per te futur koken nuk e blejne dot me rrogat qe marrin,per te ndertuar familje e jetuar me dinjitet zgjedhin Europen.Rama numeron turistet dhe puntoret nga Bangladeshi.

    Reply
  • Një shqiptar në Gjermani says:
    April 1, 2025 at 1:09 pm

    Labi , këtu në perëndim një shtëpi mund t’a blesh , por do të paguash për 20-25 vjet një rrogë mujore këste të përmuajshme . Si të duket , më lehtë e blen në Shqipëri , apo në Gjermani ? Gjermanët , 45% e familjeve jetojnë me qira , prandaj o labi , mos u qaj më kot . Në asnjë vënd të botës demokratike nuk mund të blesh shtëpi me rrogë mujore .

    Reply
  • labi says:
    April 1, 2025 at 6:23 pm

    O ti Shqiptar a mua po me tregon Europen,kam 35 vjet ne Zvicer dhe e di mire se si blehet shpia,nje gje e them me siguri se me lire te bie te blesh shtepi ketej se ne Shqiperi.Une personalisht 1100 franga ne muaj paguaj per shtepine po rroga qe marr eshte teper e mjaftushme per ta perballuar.Kam dhe shoke ne gjermani qe kane blere shtepi,shume me mire e lire se ne Shqiperi.Nuk e di sa rroge ke ti dhe as nuk te pyes e as nuk me intereson,

    Reply
  • chp says:
    April 3, 2025 at 3:21 pm

    te nderuar lexues/komentues
    Nese analizojme keto dy sekuenca te shkeputura nga artikulli me siper del se keto grafiqe jane terhequr si llastiqe ndoshta per te goditur keta qe “sundojne” qe nga 2013

    1-Po sipas Eurostat në 2022-n kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.
    .
    2…..duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare
    …
    Emigracjonin ne Shqiperi nuk mund ta frenoje as Zoti sepse dihet kush isin ata usa-tallare qe ne 1991-1992 thane prishini fabrikat kamaniste i rrafshoni ne nivelin zero se kemi cekun e bardhe te Rajersonit dhe vaporrat e Biberit qe prisnin ne Otranto dhe do vinin kur te fitonte Trampojani i tij Salihi Lugut te zi te Tropojes

    Reply
  • Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama' says:
    April 3, 2025 at 3:49 pm

    Nuk eshte Emigracion kjo qe po ngjet me kete popull ne kete dekaden e Rilindjes ne pushtet sic duan ta shesin ne opinion. Kjo eshte nje Ikje pa kthim ne permasa me te medha se emigrimet e 1991 qe ka trajten e shpopullimit te pa ndalshem e kete e tregojne kerkesat per Azil te shqiptareve ne Europe ne numrin me te madh per fryme njesoj me sirianet e ikur nga lufta. Kjo eshte dhe krimi me i rende qe i eshte bere ketij vendi nga kjo kaste Rilindja qe nuk ja kane arritur as luftrat e as pushtuesit. Shpopullimi eshte masiv e te gjithe kush ka nje mundesi ikje nuk mendohet dy here.
    Ikjet nuk jane per arsye ekonomike (shumica e tyre i perkasin shtreses se mesme e kane qene te punesuar ne vende te mira medja) Ikjet jane per shkak se nuk e durojne dot shtetin-xhungel qe ka instaluar Rilindja e kerkesat per Azil keshtu motivohen – se ikin nga nje vend nga ku ndihen pa shtet shtet ligjor e mafie qeverisese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?