Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Published: February 24, 2025
Shpërndaje

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%. Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

- Publicitet -

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët. Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

Të dhëna të brendshme nga Censi 2023 tregojnë se, në shumicën e bashkive, gama e shërbimeve për të moshuarit duhet të rritet – referojnë të dhënat e reja të censit. P.sh., në 19 bashki të vendit, gati një e treta, varësia e të moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, në përqindje të grupmoshës 15–65 vjeç) është mbi 40–64%. Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%. Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët. Grupi i popullsisë 85–89 vjeç arriti në 26,443 persona në Censin 2023, nga 14,738 në 2011, me një rritje prej 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç, ndërsa rritja nis për grup-moshat 55 deri në 100 vjeç.

Grup-moshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe, 75%, ndërmjet Censit 2011 dhe 2023. Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve. Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65 vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune. Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% në Luksemburg dhe 23.6% në Irlandë – ku për çdo person mbi 65 vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4% në Itali, 38.2% në Bullgari dhe 38.2% në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Populli says:
    February 24, 2025 at 8:30 am

    Nga dita ne dite shpopullohet e jona Shqiperi,
    nga ky Rame qelbaci e kjo qeveri pleher e tij,

    shpopullimi eshte masiv me rrena dot nuk mbulohet,
    me numer te zbriturish ne Rinas ky Rama lavderohet,

    po ikin mbare shqiptaret po shperngulet krejt rinia,
    sa nga ekonomia troke sa nga qeverisje poshtersia,

    kete shpopullim ne shekuj nuk e ka pare ky popull,
    jane gadi te ikin te gjithe nga Vermoshi ne Dropull,

    per kete shpopullim qe po perjeton kjo Shqiperia jone,
    damken e Turpit gur varri ky Rama do kete gjithmone!

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    February 24, 2025 at 8:34 am

    Vazhdoni mbroni Lalin ju te Dites dhe te Temës.

    Reply
  • Tellalli says:
    February 24, 2025 at 8:52 am

    Po kë të mbrojë Dita , kuçedrën e kriminelin e Viçidollit ?

    Reply
  • Eno says:
    February 24, 2025 at 9:09 am

    Pyesni njëherë Edi Ramën dhe Sali Berishën që kur e mbyllin këtë objektiv shpopullimi !

    Reply
  • Arben says:
    February 24, 2025 at 9:10 am

    Allbania urupiane histori suksesi

    rrofshim e qofshim ne allbanezët urupian

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    February 24, 2025 at 9:35 am

    @Tellalli sa te kene si ty keta e shtyjne nja 100 vjet. S’e ke kuptu qe jane bashke?!

    Reply
  • bisnesmeni i gjobitur says:
    February 24, 2025 at 11:06 am

    Ta gezoje Shqiperine Rama Berisha lali Eri e hajdutet e tjere,te marrin dhe puntoret nga India e Bangladeshi e te kenaqen. Shqiptaret jane kane bere naften me kohe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?