Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Shqipëria, e treta në Europë për rritjen e ndjeshme të fluturimeve në 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Shqipëria, e treta në Europë për rritjen e ndjeshme të fluturimeve në 2021
EkonomiKryesore

EUROSTAT: Shqipëria, e treta në Europë për rritjen e ndjeshme të fluturimeve në 2021

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në 2021, duke rikuperuar me shpejtësi pas pandemisë. Tregu i fluturimeve në vend rezulton të jetë rritur me 123% për periudhën 2020-2021, sipas INSTAT, duke tejkaluar edhe mesataren e Bashkimit Europian që ishte 35%, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Shqipëria rezulton e treta në Europë, pas Malit të Zi (151%) dhe Kroacisë (129%) për rikuperimin pozitiv në tregun e fluturimeve, duke lënë pas vende si Spanja, Italia, Austria, Zvicra, për të njëjtën periudhë si më sipër.

Në terma absolutë, 2.9 milion shqiptarë zgjodhën fluturimet nëpërmjet ajrit gjatë 2021-it. Heqja e kufizimeve, masat më të lehta krahasuar me shtetet e tjera të Europës, futja e linjave low-cost kanë bërë që tregu i fluturimeve në vend të marrë veten shpejt, por gjithësi në 2021-n numri i fluturimeve ishte 12% më i ulët se para pandemisë, në 2019-n.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se tregu është rikuperuar me shpejtësi në 2022-n, me numrin e personave që kanë fluturuar që vetëm për 10 mujorin ka arritur në 4.4 milionë pasagjerë, me rritje 82% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe 66% në krahasim me 2019-n, periudhën para pandemisë. Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT fenomeni i rritjes në 2021-n, është ndjerë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Aeroporti i Greqisë ka njohur rritje me 86% të numrit të pasagjerëve krahasuar me 2021-in, aeroporti i Maqedonisë së Veriut me 79% të numrit të pasagjerëve, aeroporti i Serbisë rritje me 77% të numrit të pasagjerëve gjithsej. Sipas EUROSTAT, numri i pasagjerëve që fluturuan nëpërmjet ajrit në Bashkimin Europian në 2021 arriti në 373 milionë.

Listën e kryeson Spanja me 91 milion pasagjerë nga të gjitha linjat ajrore, e ndjekur nga Gjermania me 73 milion pasagjerë dhe Franca me 66 milion pasagjerë gjithsej. Ecuria pozitive erdhi sidomos pas 2019, kur numrit i pasagjerëve u reduktuan me 73% gjatë pandemisë.

Vendet e BE me përjashtim të Finlandës (që shënoi rënie me 16%), regjistruan rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtonin me avion në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Këto rritje varionin mes shteteve anëtare, nga 10% në Irlandë, 16% në Suedi dhe 17% në Letoni në 86% në Greqi, 105% në Qipro dhe 129% në Kroaci.

Transporti i pasagjerëve jashtë vendeve të Bashkimit Europian zuri 39% të totalit të transportit ajror të pasagjerëve gjatë 2021. Nga ana tjetër, transporti ajror brenda BE-së zuri 38% dhe transporti kombëtar përfaqësonte 23%. Krahasuar me vitin 2020, pesha e transportit jashtë vendeve BE-së u ul me 5,5 pikë përqindjeje, ndërsa transporti brenda BE-së u rrit me 4,5 pikë përqindje; transporti kombëtar u rrit me 1 pikë përqindje.

Aeroportet më të mëdha në numër pasagjerësh për 2021

Pesë aeroportet me numrin më të lartë të pasagjerëve në 2021 mbeten ai i Parisit, Charles de Gaulle me 26.2 milionë pasagjerë, aeroporti i Amsterdamit, Schiphol me 25.5 milionë, aeroporti i Frankfurtit Main me 24.8 milionë, aeroporti i Madridit, Barajas me 23.2 milionë dhe aeroporti i Barcelonës, El Prat me 18.5 milionë pasagjerë.

Në 10-shen e parë gjenden dhe aeroporti i Palma de Mallorca me 14.5 milionë pasagjerë, i cili ka regjistruar rritjen më të madhe në listë me 137% krahasuar me vitin 2020, e ndjekur nga Paris-Orly në Francë me 46% dhe Athinai/Eleftherios Venizelos në Greqi 52%. Nga krahu tjetër, rënie me tre vende ka shënuar aeroporti i Mynihut me 12.5 milionë duke qenë aeroporti që pa rritjen më të vogël të numrit të pasagjerëve në 2021 krahasuar me 2020.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Jo po ta dini says:
    December 8, 2022 at 9:20 am

    Normal. Me avion deri ne Le Mansh, pastaj me gomone drejt Anglise.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 8, 2022 at 10:39 am

    Keto jane mashtrimet e EUROSTATit. Shiko numrin e fluturimeve nga Rinasi edhe do e kuptoni sa qelbanuke jane keta te EUROSTATit qe mashtrojne si gjithemone kunder vendit tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?