Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

- Publicitet -

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.

Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.

Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.

Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:

-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.

– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).

– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).

Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Llaf Dibre says:
    February 5, 2025 at 12:27 pm

    Nje vleresim mirenjohes per gazeten Dita.
    Ky lajm dhe lajme te tjera si ky; analiza e Hajro Limes dhe te tjere ta asaj natyre, e shpalosin gazeten dita si gazete e mirfillte e majte.
    Te jesh I majte do te thote te jesh prane e ne mbeshtetje te shtreses shoqerore ne ne voje, e jo sia ata te rrinjte socialiste qe recitonin poezi per partine dhe lavde per liderin.
    “Kush vuan hallin e mbijeteses jeton, por kush jeton hallin e te tjereve eshte njeri”, do te thoshte Tolstoj.
    Dhe kjo thenie e Tolstoit shtron pyetjen: Jane apo s’jane njerez ata qe jane ne parlament?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?