Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurostat: Shqipëria me të ardhura për frymë 4 herë më të ulta se Bashkimi Europian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eurostat: Shqipëria me të ardhura për frymë 4 herë më të ulta se Bashkimi Europian
AktualitetEkonomi

Eurostat: Shqipëria me të ardhura për frymë 4 herë më të ulta se Bashkimi Europian

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë një prej treguesve më të pranueshëm dhe efikas në nivel ndërkombëtar sa i përket matjes së nivelit të mirëqenies dhe të pabarazisë. “Eurostat” së fundmi ka publikuar të dhënat e përditësuara të këtij treguesi mes vendeve të Europës, mes të cilave gjendet edhe Shqipëria, e cila renditet në vend të fundit në kontinent. “Scan Intel” i ka analizuar dhe përpunuar këto të dhëna. Por, cfarë janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara për frymë? Ky indikator llogarit të ardhurat totale të një familje, ku përveç pagës përfshihen edhe të ardhurat nga biznesi, investimet, remitancat, etj, zbriten taksat dhe çdo detyrim tjetër, dhe më pas pjesëtohen me numrin e anëtarëve të familjes, për të nxjerrë të ardhurat për frymë (me secilin anëtar që ka një peshë të ponderuar në varësi të moshës). Pra, shuma përfaqëson vlerën e mbetur për të kursyer dhe për të konsumuar, në vit për një individ.

Për Shqipërinë, sipas të dhënave më të fundit, të sapopublikuara nga Agjencia Europiane e Statistikave, të ardhurat e disponueshme për frymë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS) dhe parimit të medianës, fiksohen pranë 4385 eurove në vit. Kaq para` ka në vit në dispozicion një shqiptar mesatar sipas Eurostat. Këtu përfshihen edhe fëmijët. Shqipëria është padiskutim në vend të fundit në Europë. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë fiksohet pranë 17871 eurove. Kjo do të thotë se në vendin tonë, të ardhurat për frymë janë rreth 4 herë më të ulta se në vendet e Bashkimit Europian. Sa i përket renditjes totale ndërkohë, Shqipëria është jo vetëm e fundit në Europë, por edhe me diferenca të ndjeshme me ndjekësit. Pas Shqipërisë, si vendi i dytë me të ardhurat më të ulta për frymë rezulton të jetë Maqedonia e Veriut. Në vendin fqinj, të ardhurat mediane për frymë fiksohen pranë 5988 eurove. Më pas ndjek Serbia, me 6602 euro për frymë, Turqia me 6620 euro, Mali i Zi me 6861 euro për frymë, Rumania me 7724 euro, Bullgaria me 8674 euro, Hungaria me 9699 euro, dhe me radhë vendet e tjera të Europës. Në këtë renditje, mes vendeve të rajonit mungon Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Nga krahu i kundërt i tabelës ndërkohë, si vendi me të ardhurat më të larta për frymë në Europë, klasifikohet Luksemburgu, me 28675 euro për frymë. Krahasuar me Shqipërinë e vendit të fundit, qytetarët e Luksemburgut të vendit të parë, kanë të ardhura 6.5 herë më të larta. Pas Luksemburgut ndjek Norvegjia me rreth 28 mijë euro, Zvcira me rreth 26 mijë euro, Gjermania me 24 mijë euro dhe Austria me 23 mijë euro.

- Publicitet -

Kjo renditje i referohet klasifikimit të përgjithshëm të të ardhurave vjetore të disponueshme për frymë, ndërkohë që Eurostat jep të dhëna të detajuara të këtij indikatori edhe bazuar në grupmoshat. Në të gjitha rastet, Shqipëria renditet në vend të fundit. Por, nga ana tjetër, të dhënat japin një panoramë tjetër të mirëqenies së grupmoshave të ndryshme në vendin tonë. Bazuar në këto të dhëna, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”, rezulton se, në Shqipëri të miturit nën 18-vjec, dhe të moshuarit, ata mbi 75 vjeç, janë grupmoshat me të ardhurat më të ulta për frymë, me 3927 euro dhe 4125 euro respektivisht. Për të rinjtë, 18 deri në 24 vjeç, të ardhurat vjetore për frymë sipas Eurostat përllogariten në 4313 euro, për grupmoshën 25-54 pranë 4591 euro, mbi 65 vjeç pranë 4288 eurove,dhe mbi 75 vjeç, pranë 4125 eurove. Ndërkohë, grupmosha me të ardhurat më të larta rezulton ajo 55 deri në 64 vjeç, me rreth 4648 euro për frymë në vit të disponueshme për konsum apo kursim.

Ky publikim është i radhës në linjën e atyre të publikuara së fundmi nga Eurostat sa i përket krahasimit të Shqipërisë më Europën në disa prej indikatorëve kryesorë të mirëqenies. Kujtojmë se publikime të tjera të kohëve të fundit tregojnë se, Shqipëria është e para në Europë sa i përket popullsisë në rrezik varfërie, thuajse gjysmën (shiko këtu), apo vendi me konsumin individual më të ulët në kontinent, vetëm sa 39% e mesatares së Bashkimit Europian (shiko këtu)./Tema

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 5, 2022 at 11:05 am

    I di Rama keto?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?