Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Shqiptarët, ndër të parët në Europë për angazhimin në politikë në rrjete sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > EUROSTAT: Shqiptarët, ndër të parët në Europë për angazhimin në politikë në rrjete sociale
KryesorePolitike

EUROSTAT: Shqiptarët, ndër të parët në Europë për angazhimin në politikë në rrjete sociale

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Shqiptarët e përdorin shumë pak internetin për të kryer shërbime bankare, për të gjetur një punë, për të realizuar shitjen e mallrave apo shërbimeve, duke u renditur ndër të fundit në Europë.

Por të dhënat e Eurostat, në publikimin për përdorimin e internetit në Europë tregojnë se ata janë ndër të parët kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike apo qytetare në rrjetet sociale (me të dhënat që i referohen vitit 2021, për personat që e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit).

Sipas Eurostat, 26.5% e përdoruesve shqiptarë të internetit të moshës nga 16 deri në 74 vjeç e përdorin internetin për shprehjen e opinioneve për çështjet politike apo qytetare në faqe interneti e rrjete sociale, gati 10 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

- Publicitet -

Ndërsa p.sh. për përdorimin e bankingut online, Shqipëria është e fundit në Europë, me vetëm 5.24% që e përdorin atë (nga 58% mesatarja europiane dhe 96% shteti me renditjen më të lartë, Norvegjia dhe Islanda), kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike, vendi ynë renditet i gjashti, pas Islandës, Finlandës, Danimarkës, Luksemburgut dhe Italisë.

Banorët e shteteve të tjera të rajonit janë shumë më pak të interesuar për të shprehur opinionet e tyre politike apo qytetare përmes rrjeteve sociale. Bosnjë Hercegovina dhe Serbia, janë të fundit në Europë, me më pak sesa 8%, Mali i Zi gati 12%, ndërsa pas nesh më të lartë përfshirjen sociale në rrjete e ka Maqedonia e Veriut, me 22%.

Ndonëse i preferojnë rrjetet për të shprehur opinionet ndaj politikës, për t’u informuar shtetasit shqiptarë vijojnë të përdorin kanalet tradicionale, sidomos televizionin.

Sipas Eurostat, vetëm 46% e përdoruesve të internetit lexojnë lajme online dhe revista, përqindje që është më e ulëta në Europë dhe shumë poshtë mesatares europoiane prej 64%.

Përveç shqiptarëve, më pak të interesuar për të lexuar lajme online janë dhe bullgarët (55.4%), turqit (53.6%), italianët (52%), rumunët (49%), ndërsa më të interesuarit janë islandezët dhe norvegjezët (rreth 94-95%).

Në fund të Europës përdoruesit shqiptarë renditen edhe për kryerjen e kurseve online (vetëm 2.5%), marrjen dhe dërgimin e e-mail (26.6%), gjetjen e informacionit për mallra e shërbime (44%, të parafundit në Europë përpara Rumanisë), kërkimi i punës (4.91% e parafundit në Europë, përpara Bosnjës dhe Hercegovinës).

Përdorimi absolutisht më i ulët është për shitje online, me vetëm 0.54% të përdoruesve, nga 18% që është mesatarja e BE-së dhe 43% që e ka Holanda, e para në Europë.

Përveçse për të shprehur opinione për politikën, vendasit e përdorin internetin për telefonata ose video telefonata (78%),

61% e përdoruesve deklarojnë se ata janë aktivë në rrjete sociale, por duke u renditur ndër 10 të fundit në Europë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Cdo shqipo nje parti ....ne i dime te gjitha says:
    December 16, 2022 at 8:10 am

    Oooo me ne fund dikush na kupton….shqiptari kercen dhe me lajmet, thuhej dikur, shqiptari jeton per( llafe) politike???!!!!!!

    Reply
  • Vk says:
    December 16, 2022 at 7:15 pm

    Pa buke rrojm pa politik sjetojm dot.
    Hahaha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?