Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve, më të ulëtat në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve, më të ulëtat në Europë
EkonomiKryesore

EUROSTAT: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve, më të ulëtat në Europë

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë shumë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave, sipas Eurostat, janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara mediane (të ardhura të disponueshme) të shprehura në standardin e fuqisë blerëse (PPS) për banor.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

- Publicitet -

Pas Shqipërisë, më të ulëtat të ardhurat mesatare të disponueshme janë në Maqedoninë e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS). Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

Ky tregues ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 28 675 PPS në Luksemburg, në 7 724 PPS në Rumani.

Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, si Luksemburgu (28 675 PPS), Gjermania (24 212 PPS), Austria (23 334 PPS) dhe Belgjika (22 294 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare jugore dhe lindore, si Rumania (7 724 PPS), Bullgaria (8 647 PPS), Hungaria (9 699 PPS) dhe Sllovakia (10 076 PPS).

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Punto Nero says:
    July 4, 2022 at 11:24 am

    E pastaj themi na e ka fajin Europa qe nuk hap negociatat me Shqiperine . Nuk shikojme veten qe i kemi breket si te Shukriut dhe jemi totalisht te vjedhur nga ky pusht…8. Cmimet si ne Europe dhe te ardhurat si ne Afrike .

    Reply
  • Baba Sqapi says:
    July 4, 2022 at 2:37 pm

    Eee, po KM ene ish-sportist (stoli) , ene ish-piktor (msus vizatimi), nuk ka asnje vend i Evropit.
    Te na marrin te keqen…

    Reply
  • Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj says:
    July 4, 2022 at 3:15 pm

    Merita madhore per keto te ardhura mesatare te shqiptareve me te ultat ne Europe i takon vetem qeverise Rama me Ahmetajn pas kepuce!

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    July 4, 2022 at 3:39 pm

    Mos degjoni EUROBYTHEN, shqiptaret kane standart me te larte se shume vende te BE.
    Kane vila qe kushtojne me shuma marramendese, nje ne qytet e nje plazh, vetura luksoze, perdorin droga te shtrenta eshte ulur mosha e perdorimit te tyre, cdo motel dhe klinika masazhi jane bordello qe mjelin vetem per nje perdorim 100 euro, klubet luksoze jane plot, PPP jane dhjetefishuar, etj etj, a doni me per Belulin.

    Reply
  • Hiç, po them says:
    July 4, 2022 at 3:46 pm

    Nga kongresi ne kongres, nga fitorja ne fitorje, perpara per t’i treguar botes qe nuk çajme bithen as nga varferia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?